Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
AktualitetKronike

Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete

Published: July 29, 2026
Shpërndaje

FRANCË- Ermal Beqiri, në kërkim nga SPAK, është arrestuar të shtunën në Francë në rrethana të dyshimta.

Sipas mediave vendase ai është arrestuar për shkak të një fluturimi të paligjshëm, mbi hapësirën e një centrali bërthamor.

Vetë Beqiri në dëshminë paraprake pas ndalimit, deklaroi se kishte gabuar lartësinë e fluturimit dhe u tha hetuesve se ishte duke folur në telefon me nënën e tij në momentin kur kaloi mbi centralin bërthamor.

- Publicitet -

Gjithçka në versionin e tij ka ngritur dyshime, përfshirë edhe planin e fluturimit.

Sipas raportimeve të mediave franceze, Beqiri ka qenë i vetëm në momentin e fluturimit.

“Një fakt i pazakontë ishte se gjatë kontrollit fizik, forcat e rendit gjetën tre pajisje AirTag të fshehura në rrobat e tij. Këto pajisje të vogla GPS, të prodhuara nga Apple, përdoren për të lokalizuar dhe gjurmuar objektet ose personat që i mbajnë me vete. Ky detaj i ka orientuar hetuesit drejt një piste tjetër: piloti mund të ketë vepruar nën detyrimin ose kontrollin e një porositësi.

Beqiri u dënua me procedurë të përshpejtuar me 7.000 euro gjobë për fluturim të ndaluar. Më pas ai iu dorëzua Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO).

Përveçse është një central bërthamor me rëndësi të madhe, Penly është edhe vendi ku po ndërtohen reaktorët e rinj bërthamorë EPR-2, një projekt që ndiqet me interes nga e gjithë bota.

Në vitin 2014, disa centrale bërthamore franceze ishin përgjuar nga dronë. Edhe muajt e fundit, disa dronë të paidentifikuar kanë kaluar mbi objekte të ndjeshme ose ushtarake.

Bëhet fjalë për një seri fluturimesh të organizuara me kujdes, të cilat autoritetet franceze ende nuk ia kanë atribuar zyrtarisht ndonjë shteti të huaj.

Beqiri ka qenë i njohur për lidhjet e tij me Francën, pasi gjatë muajit Janar, teksa SPAK e kërkonte u publikua në foto e tij me presidentin francez Emanuele Macron.

DOSJA E SPAK PËR BEQIRIN

SPAK ka caktuar për Ermal Beqiri masën e sigurisë “arrest me burg”, i cili akuzohet për një sërë veprash të rënda penale: “Konkurrenca e paligjshme përmes dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje të veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si edhe “Pastrimi i parave”.

Sipas SPAK, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin, Armand Frangun (familjar i kryeministrit Rama) dhe persona të tjerë për paracaktimin e fituesve të tenderëve, si edhe për kërcënimin e bizneseve konkurruese që të tërhiqeshin nga garat.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Detari says:
    July 29, 2026 at 9:32 am

    Me pak fjale shteti e mbron kete hajdutin. Ra fati qe u arrestua per dicka tjeter nga Franca qe ra ne dijeni nga “shteti”.

    Reply
  • une says:
    July 29, 2026 at 9:57 am

    JOoo me pa fjale me mire me thane, eshte shume interesant fakti se kur Beqiri kerkohej nga SPAKU, ai qenka pare ne France me Presidentin francez Emanuel Macron, po c’e lidhe Beqirin me presidentin francez, a nuk eshte kjo qe le shume per te dyshuar, mos i ka derguar para me porosites nga Shqiperia, se c’e lidh tjeter bythen e ketij fshatari me presidentin e Frances. Shqiperia perfundimisht ka marre fund dhe une mendoj se duhet zhduke kjo klase politike qofte edhe zvarre,

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 29, 2026 at 10:38 am

    Rrace shjetonsh beqirash turli spiunash

    Reply
  • L.H says:
    July 29, 2026 at 12:37 pm

    ERMAL BE QI RI. SIPAS TE DHENAVE TE AKSH…AOGSIT dhe AGACIT QINTE NE BYTHE EDHE MAMRONI. EDHE EDVININ !?
    Shtet francez qe i perdhunon hapsiren antore nje BE QI R…..a mund te quhet shtet!?

    Reply
  • Vezhguesi says:
    July 29, 2026 at 12:38 pm

    Parate, pronat dhe territore te tera te shqiptareve dhe shqiperise po i gezojne personalitetet boterore politike – qeveritare, ku Rama ka blere kredite per tu shpallur lider boteror, per te mbajtur pushtetin sa me gjate qe te sundoj dhe vjedhur shqiperine, por tani qe ka kapur fundin po vazhdon shitjen e tyre dhe perdore leket e shqiptareve per te shpetuar koken dhe pasurite qe ka vjedhur dhe kerkon te qendroj prape ne politike, por tani eshte kapur se gjoja do coj shqiperine ne BE, edhe kjo e ka klecken nga pas, se pervec ketij mandati te katert, inirekt i ka kerkuar popullit mandatin e 5, por populli spo e kupton akoma dhe nuk ngrihet por pret qe ta heqine te tjeret nga pushteti. Kush do e keqi ate, pikerishte ata qe jane bere milioner prej tij me parate e popullit? Ai ka bkere gjthe politiken dominuese ne mbare boten me pasurite e shqiptareve.

    Reply
    • Andon Lena says:
      July 30, 2026 at 8:23 pm

      Kush të ka treguar sali maloku nga Viçidoli ?!

      Reply
  • Patriot says:
    July 29, 2026 at 1:31 pm

    Cfare koicidece, sapo gjigandi u perqafu me Macronin Bq e hengri. Do ta kene kryere misionin dhe tani shikohet I rrezikshem si Ahmetaj.
    Shenim: GPS ishte lidhure me Cim Peken.

    Reply
    • Andon Lena says:
      July 30, 2026 at 8:24 pm

      Hahahaha Qim Peka

      Reply
  • Antipatronazhisti says:
    July 29, 2026 at 2:53 pm

    A ka ndonje shume si shperblim nga SPAK per kapjen e Ergys Agasit
    SPAK KA FONDE TE MJAFTUESHME nga konfiskime per te vene bounty per informacion qe do coje ne kapjen e tij.

    Reply
    • Eh sa ka zanoti says:
      July 29, 2026 at 6:10 pm

      Do të ishte në interes të lexuesit të dinte, se çfarë shumash kapin në total sekuestrot e strukturës së “posaçme” antikorrupsion, dhe se vihet apo jo një pjesë e konsiderueshme e saj në shërbim të qytetarit apo për projekte sociale.

      Reply
  • Zzz says:
    July 29, 2026 at 3:56 pm

    kujdes se mund te vritet ne burg

    Reply
  • demo says:
    July 29, 2026 at 4:33 pm

    Ne kopratriven e Letmit ne Cermenike ujku po bente kerdine ne dhente.Vune carqe rrotull stalles,ne kullota.Edhe mesuesit e fshatit u paisen me instruksione per helmet kunder ujkut.Cfare ndodhi?Carku kishte kapur Zagarin e Kryetarit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Carku ka kapur zagarin e Edi Rames,Ermal Beqirin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Zbulimi francez nuk duhet ta leshoje Ermal Beqirin.Zbulimi francez ka ne dore nje Pasuri Informacionesh,,se si Kryekodoshi i Tiranes po kompromenton jo vetem Familjen e Presidentit SHBA dhe FBI,por edhe Francen dhe gjithe Evropen.;Tentakulat e Edi Rames jane shtrire ne BE,kane korruptuar Italine,Francen,Bruxelin,..Ferra e vogel,fsheh lepurin e madh.Shkundeni mire Ermal Beqirin,se do ju nxjerre lepurin e madh.

    Reply
  • demo says:
    July 29, 2026 at 4:54 pm

    Ky Arrestim eshte Fitorja me e madhe per popullin shqiptar.Ky arrestim do ti versule gjithe Evropen Edi Rames.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës
  • Dosja e SPAK kundër Agasit dhe ish-drejtueses së AKSHI
  • Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • VIDEO: Momenti i arrestimit i Ergys Agasit, në timon krahu i djathtë i Ilir Prodës, sekuestrohen disa çanta

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?