Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Piramida drejt përfundimit, Veliaj: Do të shërbejë edhe si atraksion turistik për qytetin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Piramida drejt përfundimit, Veliaj: Do të shërbejë edhe si atraksion turistik për qytetin
Aktualitet

Piramida drejt përfundimit, Veliaj: Do të shërbejë edhe si atraksion turistik për qytetin

Published: September 1, 2022
Shpërndaje

Piramida e Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon, me emrin TUMO, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot detajet e punimeve, së bashku me drejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, dhe u shpreh se ato janë drejt fundit. “Piramida nuk do të jetë vetëm hapësira jonë e teknologjisë së informacionit, por edhe një stacion i turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin, pasi qyteti do të fitojë edhe një super lulishte në Bulevard”, tha Veliaj.

Ai shtoi se punimet te Piramida pritet të mbarojnë në fund të këtij viti, për të pritur fëmijët e apasionuar pas teknologjisë. “Ky gusht ka qenë ndoshta muaji më i prapë i viteve të fundit. Kemi pasur shumë ditë me shi, ndaj kemi humbur disa ditë pune me shkollat, kopshtet, por edhe këtu te Piramida. Ne do shfrytëzojmë çdo ditë me diell, do të kalojmë me dy turne, për t’u siguruar që kjo hapësirë të jetë gati deri në fund të vitit. Mandej, pranverën do ta shfrytëzojmë për mobilimin”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku theksoi se e veçanta e Piramidës do të jenë klasat e TUMO-s. Ai shtoi se qendra TUMO do ta kthejë Tiranën në një vend tërheqës edhe për të huajt që kanë talent kodimin dhe teknologjinë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • realist says:
    September 1, 2022 at 4:39 pm

    Bravo Lali Eri , je njesh , si gjithmone i ri puneve mbi koke . Rrofsh .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën
  • 18 nëntor 2026
  • VIDEO: A është normale?
  • Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura dhe kërkon “siguri juridike” për Zvërnecin
  • Çfarë po ndodh në SHBA? Bie edhe rrjeti tepër sekret që Agjencia e Sigurisë Kombëtare përdor për komunikimet e brendshme

Komentet e Fundit

  1. Po kisha po on Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura dhe kërkon “siguri juridike” për Zvërnecin
  2. AUTORJA on VIDEO: A është normale?
  3. demo on Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura dhe kërkon “siguri juridike” për Zvërnecin
  4. loreta on Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura dhe kërkon “siguri juridike” për Zvërnecin
  5. tio on VIDEO: A është normale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?