Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë. Një 41-vjeçar, E.B., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e tij. Janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po këqyren kamerat e sigurisë në zonë që mund të ndihmojnë grupin hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit.
