Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plani i BE për dialogun, Vuçiç: Serbia u kërcënua, më thanë merre ose lëre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plani i BE për dialogun, Vuçiç: Serbia u kërcënua, më thanë merre ose lëre
AktualitetBote

Plani i BE për dialogun, Vuçiç: Serbia u kërcënua, më thanë merre ose lëre

Published: March 1, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë të martën ka folur për planin franko gjerman duke zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel.

Sipas Vuçiç plani i dorëzuar nga Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm dhe se kur i është dorëzuar i është thënë merre ose lëre.

Sipas Vuçiç, Serbia është kërëcënuar me pasoja nëse refuzon, duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke shuar mijëra vende pune në Serbi.

- Publicitet -

Po ashtu ai theksoi se në një përgjigje që u ka dërguar ndërmjetësve u ka thënë se është i hapur për bisedime rreth gjithckaje përvec njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB.

”Të ndalemi së gënjyeri veten. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. 99.999 përqind e shqiptarëve janë për pavarësinë e Kosovës dhe kjo s’do të ndryshojë”, ka thënë Vuçiç.

Pas takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian tha se palët janë shprehur të gatshme të punojnë në zbatimin e propozimit. Kjo do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Më pas, BE-ja planifikon që në mars të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takim për të diskutuar për zbatimin e propozimit evropian. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare.

Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama takon Rutten në Bruksel, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë
  • Obama pas zgjedhjeve në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, të përveshim mëngët
  • Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  • Hungaria hap dosjet e Orbanit, zgjidhet kryeprokurori që pritet të shkundë kastën e vjetër
  • Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Komentet e Fundit

  1. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  2. Heu bre... on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  3. Profa on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  4. Pensionisti i Porcelanit on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?