Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plani i BE për ujdinë, Lajçak kritikon Kurtin dhe vlerëson Vuçiç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plani i BE për ujdinë, Lajçak kritikon Kurtin dhe vlerëson Vuçiç
AktualitetKosovë

Plani i BE për ujdinë, Lajçak kritikon Kurtin dhe vlerëson Vuçiç

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Në Prishtinë kritikoi Kurtin, ndërsa në Beograd vlerësoi Vuçiçin. Me këto qëndrime, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përfundoi takimet konsultuese për rikthimin e palëve në tryezën e negociatave në Bruksel.

I shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës Emmanuel Bonne, i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltari i kryeministres italiane, Francesco Talo, ndërmjetësuesi diskutoi fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për marrëveshjen përfundimtare bazuar në propozimin evropian.

Lajçak njoftoi se kishte pasur më shumë pritshmëri nga Prishtina për të kuptuar mundësitë e mëdha që ofron ky plan, të cilat pohoi se Beogradi i kishte peshuar mirë.

- Publicitet -

“Presidenti Vuçiç tregoi një qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës europiane për Serbinë. Për ne zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është element kyç i stabilitetit.”

MIROSLAV LAJÇAK, PËRFAQËSUES SPECIAL I BE PËR DIALOGUN

Qëndrimi i Lajçak bie në kontrast të madh me deklaratën e qeverisë së Kosovës ku konfirmohet vullneti i Kurtit për të marrë pjesë në takime të nivelit të lartë në Bruksel për të folur për marrëveshjen finale me Serbinë dhe ofroi garanci për të drejtat e pakicave.

“Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin europian, të cilin Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.”

DEKLARATË E KRYEMINISTRISË SË KOSOVËS

Në fakt ai që vendosi kushte për bisedimet në Bruksel ishte Vuçiç.

“Besojmë se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, i cili jo vetëm është premtuar, por edhe është nënshkruar 10 vjet më parë. Kjo është urgjente, sepse vetëm pas kësaj mund të bisedohet për kthimin e serbëve në institucione dhe çdo lloj normalizimit të situatës.”

ALEKSANDËR VUÇIÇ, PRESIDENT I SERBISË

Ndër të tjera, Vuçiç tha se bëri gjithçka për të mbrojtur Serbinë dhe u shpreh kundër një konflikti të ngrirë me Kosovën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Mollosi says:
    January 20, 2023 at 6:38 pm

    Kam shume frike nga veprimet e Kurtit. Ai eshte shume kokeforte.

    Reply
  • demo says:
    January 20, 2023 at 7:45 pm

    Nuk ka Zajednica ne Kosove. Zajednica ne Ukraine rrembeu Krimene Ukraines,Vendosi gjendje lufte ne Ukrainen Lindore,Sulmoi Ukrainen,sot rrezikon boten me lufte.

    Reply
  • Duhet në fillim njohja! says:
    January 20, 2023 at 8:02 pm

    Këto janë presione që kosovarët të bèjnë lëshime. Se ku qëndron « një qasje të përgjegjëshme », vetëm Mirosllavi e kupton! Vuçiç po e thotë çdo ditë që nuk do të njohim Shtetin e Kosovës dhe këta po e lëvdërojnë! Duhet në fillim të pranohet nga serbët njohja dhe pastaj të krijohen Asocionet, në perputhje e Kushtetutën, jo si modeli boshnjak.

    Reply
  • Arben says:
    January 20, 2023 at 8:04 pm

    Kurti dhe qeveria e kosove jane te tralletuar nga amerikanet dhe po shihet hapur agresjoni diplomatik kunder kosoves sepse don te keqen me te voge l dhe jo dretesi prandaj keta ju kan versulur kosoves se eshte me e lehte po e bejne me qellim qe me tokat shqiptare te behet perseri kurban i fuqive perndimore me ndihme e tralletarve te tiranes shkupit dhe malit zi gjithsesi edhe me opoziten e kosoves prandaj ju kan turrur kosoves se veten nje eshte qendrestari dhe ai eshte deri tani i pa thyshem por te shohin a dote jete ky njeri i shkullit qe jemi pas adem jasharit qe po te ishte gjalle e sigurte se dote ishte ne haag per krime lufte te akuzuar nga shqipot dhe te mbeshtetur nga nderkombetaret.

    Reply
  • Mollosi says:
    January 20, 2023 at 9:33 pm

    Asociacioni nuk do te kete kompetenca ekzekutive, prandaj duhet te pranohet sa me pare. Ky eshte kompromisi qe Kosova duhet ta pranoje. Nese z. Kurti nuk do ta pranoje asociacionin, kam frike qe Kosova do te ndeshkohet.

    Reply
  • Lol says:
    January 20, 2023 at 10:42 pm

    O MOLLOS PERSHESH ME.KOS
    KUR NUK DI MBYLLE GOJEN
    ZAJEDNICA ESHTE VETVRASJE
    TE VUCMUTIT PO BEN.LOJEN

    JO BASHKESI NJE ETNIKE
    AKHISARI E KA SHKRUAR
    DHE SHQIPTARET E LUGINES
    PSE MOS JENE TE BASHKUAR

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Verbëri politike ndërsa Perëndimi rri e vështron
  • 34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje

Komentet e Fundit

  1. Leu aka k*r me zyle on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. 1thundrak on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  3. Qukapiku on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  4. Thash_e_S'them-e-xhiU on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  5. TRENI on Shqipëria e bukur është në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?