Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plani i Trump për mbylljen e luftës në Ukrainë përfshin zonën ndarëse 1000km në lindje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Plani i Trump për mbylljen e luftës në Ukrainë përfshin zonën ndarëse 1000km në lindje
BoteLajmi i fundit

Plani i Trump për mbylljen e luftës në Ukrainë përfshin zonën ndarëse 1000km në lindje

Published: November 9, 2024
Shpërndaje

Fitorja dominuese e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA ka lënë shumë politikanë, krerë industrie dhe gjeneralë ushtarakë në dyshim për atë që duhet të bëjnë me postet e tyre.

Mandati parë i republikanit solli ndryshime të konsiderueshme në një seri politikash si ato për pandeminë, normalizimin e lidhjeve mes Izraelit dhe disa kombeve arabe, apo prishjen e lidhjeve me Iranin pas tërheqjes nga marrëveshja nderkombetare bërthamore.

Por pas katër vitesh nga administrata e parë Trump që u largua në janar 2021, bota është ndryshe dhe lufta në Ukrainë është në vitin e tretë, kurse Lindja e Mesme është përfshirë nga gjakderdhja e Luftës së Izraelit ndaj Hamas e Hezbollah ne Gaza e Liban.

- Publicitet -

Qasja e Trump ndaj këtyre problemeve nuk është ende e qartë, por një raport i fundit deklaron se ngrirja e konfliktit në Ukrainë do të kryhet me anë të një zone të demilitarizuar prej rreth 1000 km në lindje të vendit.

Megjithëse Zelensky dhe partnerët e tij evropianë insistojnë se Kievi nuk duhet të japë territore ndaj Kremlinit, kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët e rinj të SHBA.

Rrjeti britanik MailOnline duke tentuar të zbërthejë politikat e pritura të Trump përmend faktin se presidenti i ri ka thënë se “lufta në Ukrainë nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe se sikur të kishte qenë president, do të kishte ndaluar konfliktin menjëherë”, por pa treguar mënyrën sesi do ta arrinte këtë.

Një raportim i fundit Wall Street Journal citon tre burime të afërta me presidentin që thonë se administrata po mendon propozimin e ndalimit të aderimit të Ukrainës në NATO për të paktën 20 vjet, në këmbim të marrëveshjeve fitimprurëse të armatimeve.

Ndërsa vetë konflikti do të ndalohet me krijimin e një zone të demilitarizuar në lindje, duke i lënë Rusisë rreth 20% të territorit, që tashmë është aneksuar nga Rusia.

Burimet nuk tregonin për mënyrën e menaxhimit ose monitorimit të territorit përveçse thanë se trupat paqeruajtëse nuk do të ishin amerikane.

Britania, Franca e Gjermania janë zotuar për mbështetje ndaj Ukrainës ndërsa in Zelensky thotë se nuk do të lëshojë territore ndaj Vladimir Putin.

Prandaj dhe është e vështirë të shihet sesi ky plan do të realizohet dhe qe gjithashtu do të dëmtonte lidhjet e Uashingtonit me Evropën, shkruan Daily Mail.

Por analistët kanë paralajmëruar dhe më parë se Trump kërkon të reduktojë furnizimet ushtarake për Ukrainën duke kërkuar që partnerët evropianë ta bëjnë këtë, dhe kjo shton presionin ndaj Zelensky për një marrëveshje paqeje duke lëshuar territoret e aneksuara.

“Trump ka të drejtë sa i përket faktit që evropianët duhet të kontribuojnë më shumë me armatime e predha për luftën”, tha Dr Russell Foster, profesor politike në King’s College London, sipas MailOnline.

“Por Evropa, Kanadaja e Austral-Azia duhet të kontribuojnë më shumë”, shtoi ai.

Ekspertët shtojnë se përveç Ukrainës e NATOs, presidenca e Trump sjell shqetësime për ekonominë e marrëveshjet tregtare.

Rikthimi i Trump pritet të sjellë gjithashtu relaksim të rregullatorëve tregtarë, financiarë e industrialë, ndërsa pritet shtim i rregullacioneve për bankat kriptovalutat.

Më parë Trump vendosi tarifa të shtuara për çelikun e aluminin evropian në SHBA në 2018, duke sjellë kundërmasa tarifore nga BE për motoçikletat amerikane, uiskin, xhinset e të tjera.

Për momentin KE ka ngritur një grup ekspertësh financiarë për të studiuar sesi do të preket ekonomia pas inaugurimit të Trump në janar, shkruan Daily Mail.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Gezim Kulufi says:
    November 10, 2024 at 9:34 am

    Si? Te pranojne europianet perendimore ndarjen e Ukrahines? Jo-jo, kjo nuk ka mundesi! Gjermanet, francezet dhe britaniket (packa se per momentin keta te fundit jane jashte BE-s) kane dashur gjithnje te kene ne gjirin e tyre, ate te BE-s, nje Ukrahine te madhe me territor dhe popullsi, e cila do te kishte pastaj aq deputete ne Strazburg sa c’ka Franca, Italia, apo Anglia me pare! Keto tre vende per pak desh futen edhe Turqine ne BE, pa pyetur per numrin dyfish te deputeteve qe do kish pastaj ky vend ne krahasim me France, bie fjala, mirpo ai dreq mustaqeziu, Erdogani, iu largua demokracise qe perqafonte me pare me minarete-bajoneta! Eh, sa demokrate qe eshte Europa dhe EU-ja (BE-ja), po ku marrim vesh ne kokgdhete e Ballkanit! Ja, eshte njesoj si me liderin tone te gjate, per te cilin xha Temja u lodh i shkreti te na sqaroje sa demokrat eshte! Po ku nxe kaptina jone!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?