Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po luan me zjarrin”, Milo: Kurti nuk fiton gjë me tensionet në veri! SHBA dhe BE presin variantin për Asociaconin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Po luan me zjarrin”, Milo: Kurti nuk fiton gjë me tensionet në veri! SHBA dhe BE presin variantin për Asociaconin
KosovëKryesore

“Po luan me zjarrin”, Milo: Kurti nuk fiton gjë me tensionet në veri! SHBA dhe BE presin variantin për Asociaconin

Published: May 27, 2023
Shpërndaje

Historiani Paskal Milo gjatë një interviste televizive, analizoi tensionet në veri të Kosovës. Sipas tij, veprimet e autoriteteve kosovare në 4 komunat në veri dhe përplasjet me serbët aty, mund të jenë bërë me qëllim nga kryeministri Albin Kurti për shkak të situatës së vështirë ku ai ndodhet.

Sipas historianit, Kurti nuk i shpëton dot kohës dhe përgjegjësisë për të paraqitur te ndërkombëtarët një plan për Asocacionin. Milo thekson se çdo plan që ai të paraqesë për Asocacionin, nuk do të mund të kënaq ndërkombëtarët, por do të shkaktojë dhe pakënaqësi në Kosovë. Dhe në këto kushte sipas tij, kryeministri i Kosovës po luan me zjarrin.

“Për të fituar unë nuk besoj se mund të fitojë ndonjë gjë Kurti, përveç një mbështetje të simpatizantëve të partisë së tij dhe atyre shtresave të popullsisë së Kosovës që e kërkojnë ballafaqimin e që operojnë me tezat kombëtariste, pa vënë në peshore interesin kombëtar të të gjithë Kosovës. Tani atij i duhet kjo mbështetje pasi ndodhet përpara një vendimarrje delikate.

- Publicitet -

Ai nuk i shpëton dot kohës dhe përgjegjësisë për të dhënë variantin e tij për Asociaconin. Madje pritej këto ditë që ai të dorëzonte variantin e qeverisë së Kosovës për Asocacionin. Mirëpo në cilindo variant që ai të dorëzojë te ndërkombëtarët kuptohet se ajo do të jetë thikë me dy presa, pasi nuk do të jetë në përputhje me atë që duan perëndimorët të shikojnë nga Kurti që të bëjë dhe e dyta çfarëdo që të bëj do të ngjallë pakënaqësi për Asocacionin në Kosovë.

Kurti luan politikisht por luan dhe me zjarrin. Nuk dihet se ç’rrugë merr situatë. Ngjarjet janë të atilla që kemi një ritensionim të situatës, qoftë në planin e brendshëm, në stabilitetin e tërë vendit, qoftë në planin ndërkombëtar, pasi shtohen dhe pikëpyetjet prapa emrit të Kurtit. Për mënyrën si ai e bën politikën dhe sa ai është i besueshëm në marëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në politikë ka ulje dhe ngritje dhe asnjëherë nuk ka një qëndrueshmëri afatgjatë”, tha Milo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?