Zamira Durda, e cila prej 16 vitesh kërkon drejtësi për djalin e saj 7-vjeçar, i cili humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit është shprehur se në gjykatë bëhen pyetje që fyejnë viktimat.
“Jam lodhur 16 vite, të rrojmë dhe t’i kujtojmë. Drejtësia do të jetë e drejtë, shpresoj tek SPAK, por në të gjitha seancat jemi fyer. Pyetjet që bëhen janë të nivelit qesharak, viktimat i ofendojmë, kam folur në sallën e gjyqit më kanë thënë “do dalësh jashtë”.
Është 1-shi me të vërtetë Mediu se ka marrë 26 jetë njerëzish, kjo është për turp të atyre. unë do të bërtas, le të më nxjerrin përjashta. Do ta ngre zërin, drejtësia me sa po shoh, bëhen pyetjeje qesharake. Vazhdon akoma me shpërdorim detyre, ministri nuk pranon që ti përgjigjet pyetjeve. Ishte vrastare për ne, ai s’ka çfarë të thotë, ai do të mbrohet. Pyetjet janë në nivel qesharak. Ai vjen në çdo seancë dhe ka përballë punonjësit e vet që ka pasur, është një lloj presioni.
Një drejtor juridik të thotë që “ministri është 1-shi nga 5 ministrat që kam pasur”. Kështu do të arrihet drejtësia. Po zhgënjehem nga dita në ditë, të mos flitet për viktimat, vazhdojnë akoma me akte administrative, janë 26 jetë. I kanë lënë fëmijët e vegjël. Djali im do të ishte 24-vjeç sot, 16 vite që tretet. Është krim shtetëror, duhet të hetohet e gjithë piramida, nga presidenti, të gjithë kanë qenë në dijeni.
Korrupsioni po dalin me 2 vite dënim, përsa kohë nuk ngrihet akuza e vrasjes. Nuk ka drejtësi nëse nuk ngrihet akuza e vrasjes, në të kundërt do të ngrihemi vetë ne të bëjmë drejtësi”, tha ajo.
j.l./ dita

KE SHUME TE DREJTE ZONJA ZAMIRA. TE MOREN NGA ZEMRA JETEN E DJALIT 7 VJECAR. DHIMBJE ME TE MADHE NUK KA. FAJTORET DUHET TE DENOHEN ME CDO KUSHT.ZVARRITJA 16 VJECARE ESHTE NJE VRASJE ME E RENDE SHPIRTERORE.
ME RESPEKTE DHE ME DHIMBJE NJEREZORE
HAJRO LIMAJ. KOLONEL (R)
DREJTOR I INSTITUTIT TE SIGURISE KOMBETARE
Ke shum te drejte ! As mos prit se mund te behet drejtesi me keta gjyqtar, e politikane, qe deri me dje ishin vasale te ketyre qe kryen krimin. Ketu gjithc’ka ka marre fund.
Mediu ne burg
Pushka top moj Zamira,Shtetit ,Drejtesise dhe Perendise i dole hakut.
Beni greve urie derisa ti plasi temthi qeverikareve
Mjere ata qe iken moj moter Zamira,pa mos prit gjykatave te gjesh drejtesi.Nuk u ngope me perralla16 vjet?
Mediu per kete pune shkoi ne Amerike dhe I thane ,ri rehat ne jeten tende.
Thjesht ti je HEROINE. As u bleve as u shite.Per cdo vendim qe do meret eshte jasht fuqive te tua
Zamira të gjithë jemi me ty! Zoti të dhëntë forcë e shëndet! Je grua e rrallë, një nënë e denjë, një luftëtare e së drejtës, model i qëndresës dhe vendosmërisë për shoqërinë shqiptare. Dhe në këtë kalvar të gjatë, të mundimshëm, do tja dalësh mbanë sepse je me të drejtën e një nëne për ëngjëllin e saj. Të përgëzoj për qëndrimin tënd heroik!
Me vjen keq per ata qe u vrane ne gerdec, me vjen akoma me keq per ata qe kane 16 vjet qe e jetojne kete dhembje por sipas mendimit tim asgje nuk ka per te ndodhur perveç denimit te ndonje zyrtari te rendomte.Nuk mund te besohet ( edhe se SPAK po ben shume pune ) qe te behet drejtesi ne nje vend si i yni ku drejtesine e ben POLITIKA. Cfar mund te presesh nga nje qeveri qe per 13 vjet i dergon lule famikjareve te vrare ne shesh? Cfar mund te presesh nga nje shtet qe i ben shkrimet gati kesaj Zamires por qe nga ana tjeter nuk denon (ose nuk ka bere nje denoncim si shtet ) per keto ngjarje por bejne ligje per rritje pagash te pushtetareve por qe se rru..ne as ne krahe per popullin apo per ata 700 e ca mije pensioniste?