Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Poeti që kalëron me kohën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Poeti që kalëron me kohën
EnciklopediKulture

Poeti që kalëron me kohën

Published: June 17, 2022
Shpërndaje

Nga Vangjush Ziko

 

Kam mbi tavolinë ciklin e poetit Moikom Zeqo të shkruar në vitin 2004.

- Publicitet -

Janë 17 poezi, të cilat i lidh një temë unike, kredoja e tij poetike dhe filozofike, pasioni dhe përkushtimi i tij i tërë jetës së vet krijuese, një “prolog” alegorik, një paralele metaforike e kredos së tij krijuese.

Poeti rri përballë detiti menduar. Ndjek gjurmët e mendimeve dhe pyet i habitur veten e vet:“Kush – i dha – një liri, – kaq të pacak – edhe ndërgjegjes sime, – endacake?”.

Përgjigjen poeti na e jep nëpërmjet alegorisë së “Tre Magëve” biblikë, që shtegtuan për të gjetur “kuintesencën” e lindjes së një besimi të ri, të një krijimtarie të re dhe të paparë, të paktën, në historinë e poezisë sonë. Ai është i bindur se ka arritur të ndërtojë sistemin e një ligjërimi krejt të ri poetik të “gjurmëve të tija”, që shkëlqejnë“mbi pllajën e mendimeve”.

Këtë ai e arriti në mënyrë të ndërgjegjshme me aktin e vetëflijimit, duke ia kushtuar jetën e vet punës së palodhur dhe të frymëzuar, plot sakrifica individuale për të shkruar pa rreshtur dhe për të botuar deri në çastet e fundit të jetës së vet.

Ai “kalëron me Kohën, me jele ankthi dhe patkonj tipografikë”, duke e ruajtur ndërgjegjen e vet të lirë nga dogmat e kohës, nga “sundimi” i metodës së realizmit socialist, duke shkruar dhe botuar korpusin voluminoz të veprave të veta avangardiste. Ai i ka mbushur “humnerat bosh”me vetëdijën e plotë krijueseduke i bërë këto “dete të plotë, – të tallazitur”.

Për këtë ai luftoi me veten e vet, me sëmundjen e pabesë dhe me kohën. Lufta e tij ishte me “tigrat e fjetur të gjakut”, qëzgjohen shqyejnë – ëndërrat – dhe realitetet”. Ai qëndron “përtej mashtrimeve të fakteve të shpikura!”

Ky përkushtim plot sakrifica personale e ngriu dhe e shndërroi në një “ikonografi prometeike”. Ai vuan dhe ndihet mirë nga kjo vuajtje. Ai e ndjen veten një murg,“rishtar”, që ndriçon me krijimtarinë e vet. E quan veten dishepull të “Dionisit të pavdekshëm”, perëndisë mitologjike të vreshtave, të verës, të fuqive ripërtëritëse të natyrës. E ndjen veten“dishepull të Budës”. Përjetondehjen dioniziake dhe magjinë e meditimit të nirvanës budiste. Ai nuk ua vë veshin fare ëngjëjve të qiellit që i drejtohen atij për ta “shpëtuar nga mëkati”: “Kerubinët – më thërrasin, – janë larg, – zërat, – i kanë shurdhues! – Po unë – s’u shkoj pas!”. Poeti“s’ka më nevojë, për vizitat e perëndive!”. “Vdekja – është – Shakaja e vockël”, që mund të bëjë Zoti me të. Ai e pranon që është një ëngjëll i ndëshkuar për këtë mosbindje:

“Njëqind ëngjëj bronxi – të Parajsës – derdhen – për statujën time të Ferrit!”

………………………….

“Këmbëzbathur – përplasem – tek Porta e Pranverës!”

…………………………

“Me gjakun tim, – surrealist – Salvator Dalia, – pikturon – më tepër Luçiferrin, – se sa Krishtin!”

………………………..

“Nga një Tjetërkohë – shikoj – dhe hesht!”.

 

Me këtë ligjërimi surrealist Poetit shprehu pikëpamjet filozofike dhe estetike, ëndrrat dhe përpjekjet e veta për një art të ri të shkruar, jo me një gjuhë të zakonshme, gjuhë të përditshmërisë, por me një gjuhë të re paradoksale. I tërë cikli është një “poemë kaleodoskopike”.

Moikomi nuk ka poezi monotematike. Karakteristika më e veçantë, jo vetëm në aspektin grafik, është bashkërenditja e poezive të caktuara në një cikël të vëllazëruar tematikisht. Sinkretizmi tematik i krijimtarisë së tij poetike, për mendimin tim, është forma më adekuate, që i mundëson lexuesit inteligjent rrokjen dhe shijimin maksimal të ligjërimit të tij poetik, rilevimin e vlerave artistike dhe estetike të vërteta të poezisë moikomiane. Kjo formë i ngjan një gjerdani fantstik me brilantë të veçantë, që e jep të plotë bukurinë dhe magjinë e këtyre “brilanteve”.

Në këtë cikël Moikomi gërsheton tema për fatin e “poetëve të dikurshëm”; për “shpirtrat e humbur të derdhur në kallëpë prej ari”; për realitetin që grish për ta vrarë; për botën e ndryshuar nga imagjinata; për gojët e statujave që klithin; për poetin “shtyllë kurrizore të ideve”; për shpirtin e masakruar etj. tema të lidhura spontanisht dhe çuditërisht në një ligjërim unik të paparë. Ai bashkërendit motive, në dukje të largëta, por që janë pjesë e një së tëre, e cila krijon një rrjedhë të çuditshme të mendimit dhe të kredos së tij poetike. Në librin “Centauri i fundit” ai shkruan: “Poeti artikulon me syfytyra shekujsh. Ai i jeton në një kohë të gjitha kohërat”.

Moikomi është idhtar i ligjërimit kuantik, ku çdo varg e çdo poezi është një “grimcë”, një njësi më vete, që në të njëjtën kohë mbart vetitë e së tërës, vetitë e vetë “rrymës”, të ligjërimit të vet. Leximi i veprës së Moikomit kërkon një lexim alternativ, vertikal, jo lexim horizontal. Lexim jo i lehtë, por jo i pamundur.

Moikom Zeqo është dhe do të mbetet një Meteor i Ndritur në qiellin e kulturës dhe të artit tonë bashkëkohor. Ai na habiti dhe na trazoi me frekuencën e lartë të mendimit dhe të frymëzimit të tij. Dikush nuk e kuptoi. Dikush nuk e vlerësoi. Dikush mbylli sytë e lbyrur nga ai ndriçim. Të tjerë i ngazëlloi dhe i magjepsi!

Moikomi, në mënyrë profetike, shkruan:

“Koha – është miosbesuese, – por Hapësira – e di, – i Zhdukuri i Madh, – do të kthehet – një ditë – më në fund! – Ave! – Ave!”.

 

“I zhdukuri i Madh” është Luçiferri i Biblës, ëngjëlli rebel, i përjetshëm si edhe vetë Zoti, që e mohoi.

Moikom Zeqo ishte dhe mbeti një ateist i vetëdijshëm deri në fund të jetës së vet fizike.

Simbolika biblike e krijimtarisë së tij është një metaforë e paparë artistike. I tillë është edhe thelbi artistik dhe filozofik i ligjërimit të tij poetik. Ai nuk flet, thjesht, për veten e vet, por për një bindje të palëkundur dhe besëplotë, në aspektin artistik dhe atë estetik, se ky Art i Ri, ende i pakuptuar si duhet, është një e ardhme edhe e poezisë sonë kombëtare.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    June 17, 2022 at 7:32 pm

    ja Abaz Ali,Na ruaj nga hipokritet dhe shejtan budallenjte.

    Reply
  • Toni says:
    June 18, 2022 at 4:55 pm

    Medioker

    Reply
  • Gjergji says:
    June 20, 2022 at 2:34 pm

    A ka ndonje veper te botuar jashte ne anglisht a frengjisht se eshte bere kurioz nje miku im dhe dua ti a bej dhurate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?