Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia e Shtetit shton masat për parandalimin e aksidenteve, 24 shoferë të arrestuar brenda 72 orëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia e Shtetit shton masat për parandalimin e aksidenteve, 24 shoferë të arrestuar brenda 72 orëve
AktualitetKronike

Policia e Shtetit shton masat për parandalimin e aksidenteve, 24 shoferë të arrestuar brenda 72 orëve

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore. Mësohet se gjatë 72 orëve, në të gjithë vendin janë arrestuar 24 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 93 leje drejtimi. Sakaq, janë ndëshkuar me masa administrative 19 961 drejtues mjetesh.

Njoftimi i Policisë:

Me qëllim marrjen e masave shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit iu ka kërkuar strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, që të hartojnë plane të detajuara masash, bazuar në analizat e shkaqeve për aksidentet e ndodhura në të gjithë vendin, si dhe mbi analizat e riskut për “njollat e zeza” për përfshirje në ngjarje rrugore.

- Publicitet -

Masat të konsistojnë në: – rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë Rrugore, në akset rrugore nacionale, duke përdorur makinat inteligjente dhe të gjithë bazën logjistike që Policia Rrugore ka në dispozicion, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe nuk vendosin rripin e sigurimit;

– koordinimin e veprimeve me shërbimet e Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në të gjitha rrugët urbane, për respektimin e vijave të bardha dhe të gjithë sinjalistikës rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar që strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, paralelisht me zbatimin e masave shtesë, të zhvillojnë edhe fushata ndërgjegjësimi, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave, me qëllim sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë 72 orëve, në të gjithë vendin:

-janë arrestuar 24 drejtues mjetesh, 12 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për përfshirje në ngjarje;

-janë pezulluar 93 leje drejtimi, 16 prej tyre për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 73 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 4 për shkelje të tjera;

-janë ndëshkuar me masa administrative 19 961 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse.

Policia e Shtetit apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?