Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Policia nuk e ka kryer detyrën”, shtyhet gjyqi ndaj zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Policia nuk e ka kryer detyrën”, shtyhet gjyqi ndaj zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë
KronikeKryesore

“Policia nuk e ka kryer detyrën”, shtyhet gjyqi ndaj zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë konstatoi se Policia e Shtetit nuk kishte kryer detyrën e lënë për të njoftuar lidhur me seancën një prej të pandehurve në çështjen në ngarkim të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duraj, rrethanë që solli shtyrjen e seancës.

Seanca gjyqësore ndaj sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, u shty të mërkurën, pasi policia e Shtetit nuk kishte njoftuar të pandehurin tjetër në këtë proces, Vladimir Topi.

Kur kryesuesja e trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Etleva Deda kreu apelin e palëve në proces, vërejti se policia gjyqësore pranë Policisë së Shtetit nuk kishte sjellë asnjë njoftim për Topin, i cili gjendet në arrest shtëpie.

- Publicitet -

Megjithëse avokati i Topit tha se e kishte njoftuar për seancën të përfaqësuarin prej tij, gjykata vlerësoi se në kushtet kur policia nuk e ka kryer detyrën e ngarkuar, i pandehuri quhet i panjoftuar.

Në çeljen e gjykimit të themelit në proceset penale, të gjithë të pandehurit duhet të deklarohen personalisht për vijimin ose jo sipas procedurës së gjykimit të shkurtuar, të pranuar prej tyre në seancën paraprake.

Avokati të pandehurit Topi, Aqif Peza kërkoi ndërprerjen e seancës dhe që të ngarkohet policia të njoftojë të përfaqësuarin prej tij. Ndërsa përfaqësuesi i të pandehurit Silvi Sheshi, avokati Marash Ibraj vërejti se i pandehuri Topi nuk ishte njoftuar për shkak të neglizhencës së institucioneve.

Prokurori Vladimir Mara e cilësoi të pavend kërkesën e Ibrajt për ndarjen e çështjes për Topin. Ai kërkoi që Policisë së Shtetit t’i tërhiqet vëmendja për moszbatimin e urdhërit të gjykatës. Edhe gjykata e vlerësoi të pabazuar kërkesën për ndarje të çështjes.

Gjyqtarja Deda nxori urdhër të ri për policinë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe pranë Policisë së Shtetit për njoftimin e të pandehurit Vladimir Topi që gjendet në arrest shtëpie, lidhur me seancën e radhës që do të zhvillohet më datë 19 tetor, në orën 14:00.

Joana Duro u arrestua më 2 qershor pasi rezultoi se kishte përfituar ryshfet në vlerën 330 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k në një procedurë prokurimi.

SPAK sqaron se kjo shoqëri kishte fituar fazën e parë të një tenderi të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për LOT 1,“Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës”, me fond limit 805 mijë lekë.

Veç Duros, akuzohen për korrupsion edhe Laura Shteto, specialiste e Nivelit të Lartë të Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara; Vladimir Topi, administratori i shoqërisë “Dricons” sh.p.k dhe Silvi Sheshi, inxhiner pranë këtij operatori ekonomik.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 10 shtator 2026
  • Pse varfëria nuk e prek dot dinjitetin? Dhe pse paraja nuk e blen dot atë
  • SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  • Republika popullore e protestës
  • Paratë nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë sjellje

Komentet e Fundit

  1. Pushteti vs Gojët e liga on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  2. Ne da on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  3. 1 on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. 1 on Prostitucioni në burg, polici merret i pandehur: Urdhrin ma dha shefi
  5. Llogo on Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?