Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia pastron bregdetin nga mjetet lundruese të rrezikshme, 21 të sekuestruara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia pastron bregdetin nga mjetet lundruese të rrezikshme, 21 të sekuestruara
AktualitetKronikeShoqëri

Policia pastron bregdetin nga mjetet lundruese të rrezikshme, 21 të sekuestruara

Published: August 20, 2023
Shpërndaje

Pesë ditë më parë, pushimet për katër adoleshentë u kthyen në tragjedi në Himarë, ku një 16-vjeçar së bashku me tre shokët e tij kishin marrë mjete lundruese në plazhin e Llamanit. Por një përplasje e papritur mes dy jetski-ve, shkaktoi vdekjen e të riut, zemra e të cilit ndaloi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në të gjithën vijën bregdetare, përgjatë gjithë sezonit turistik policia ende vijon të konstatojë raste shkeljesh nga mjete të ndryshme lundruese. Së fundmi nga Ksamili në Koman, u bllokuan 11 Jet Ski, 4 gomone, 4 skafe dhe 2 varka.

Nga monitorimi i vazhdueshëm i vijës bregdetare, janë bllokuar 15 mjete lundruese nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit, pasi u kapën në shkëlje të rregullave të lundrimit.

- Publicitet -

– Në Tale, Shëngjin, Velipojë, Durrës, Dhërmi, Radhimë dhe Sarandë janë bllokuar 11 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, konkretisht në trajektoren e lëvizjes së trageteve të linjës Sarandë-Korfuz; 8 drejtues u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord, ndërsa 2 drejtues u ndëshkuan me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar me ligj.

– Në Koman, Dhërmi, Orikum, Vlorë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone, 4 mjete lundruese skafe dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord.

– Në Sarandë u bllokua një varkë plastike. Drejtuesi i saj u ndëshkua me masat administrative 100 000 lekë dhe 20 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për tejkalim të numrit të pasagjerëve të lejuar në bord.

Gjatë këtij sezoni turistik, deri më tani, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare dhe Forca Delta  kanë kontrolluar 1597 mjete lundruese, nga të cilat 504 janë bllokuar e ndëshkuar me masa administrative për  lundrim në zonë të ndaluar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, tejkalim i numrit të pasagjerëve të lejuar në bord, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni përdorimi.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u thur plani për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë
  • Ish-drejtoresha e SHISH ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO
  • ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  • Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  • “Pasqyra e Çmimeve” del online në tetor, do të përfshijë 160 produkte me çmime fikse për tre muaj

Komentet e Fundit

  1. Ana on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  2. Skypion on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  3. Banor on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  4. Vlora 97 on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  5. Kokpalari 21 janarit on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?