Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia publikon planin e masave për ditën e parë të shkollës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia publikon planin e masave për ditën e parë të shkollës
AktualitetKronike

Policia publikon planin e masave për ditën e parë të shkollës

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

Policia e shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e ditës së parë të nisjes së procesit mësimor në vend dhe në vijim.

Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues Agron Çeli, tha në një deklaratë për mediat policia rrugore do të jetë pranë shkollave për të parandaluar çdo veprimtari të mundshme kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Çeli bëri me dije se për zbatimin e planit të masave do koordinohen veprimet me  Policitë bashkiake, oficerët e sigurisë në shkolla, drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve,  bordet e prindërve, si dhe me AKU-në.

- Publicitet -

Ndërkohë drejtuesit e drejtorive vendore, komisariateve dhe stacioneve të Policisë, në zbatim të detyrave të  përcaktuara në urdhrin e  Drejtorit të Përgjithshëm,  hartuan plane masash për shërbimet e kontrollit të territorit me detyra konkrete që do të kryejnë punonjësit e Policisë që do të ngarkohen me shërbime për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në shkollat 9-vjeçare, të mesme  por dhe ato të larta kur të fillojë viti  i ri akademik.

Plani i masave i prezantuar nga Policia

Komisariatet dhe Stacionet e Policisë, për shkollat që kanë në juridiksion, do sigurojnë prezencë policore me shërbimet e kontrollit të territorit, me Ndihmës/specialistët e Policisë në zona, punonjësit e Policimit në Komunitet, shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Policinë Kriminale, duke planifikuar, organizuar dhe kryer shërbime në bashkëpunim me Policitë bashkiake në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit dhe të mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

Policia Rrugore do të ketë një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor. Do të kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe rigoroze për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të nxënësve.

Ndihmës/specialistët e Policisë në zona dhe punonjësit e Policimit në Komunitet, do të mbajnë kontakt të përditshëm me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gatishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, si dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Strukturat në varësi të Departamentit të Policisë Kriminale dhe pranë drejtorive vendore të Policisë, do të intensifikojnë punën e tyre në marrjen e informacioneve që nxisin veprimtari të mundshme kriminale si brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, identifikimin dhe ndëshkimin e personave me këto tendenca, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale të cilat cenojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen normale të aktivitetit në këto institucione.

Në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla dhe Programit të Ri të veprimit të Ministrisë së Arsimit, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit, të  Shëndetësisë, AKU-në, pushtetin vendor, psikologët  dhe punonjësit socialë  në shkolla.

Në vazhdimësi do të bashkëpunohet me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe jopublike, si dhe të pushtetit vendor për përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet e mësimdhënies, duke përcaktuar masa për:

-Përcaktimin e perimetrit të sigurisë në shkollat e të gjitha niveleve.

-Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave.

-Vendosjen e sinjalistikës përkatëse vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave.

Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre, zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës dhe oficerët e sigurisë, në prani të mësuesve dhe në mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë.

Strukturat vendore të Policisë do vlerësojnë çdo informacion që ka të bëjë me prishjen e rendit publik dhe kryerjen e çdo veprimtarie kriminale në këto institucione, si dhe konfliktet apo mosmarrëveshjet që mund të kenë nxënësit brenda shkollës, fenomenin e bullizmit, si dhe mosmarrëveshjet që mund të kenë me shtetas të tjerë jashtë institucioneve arsimore, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në rastet e njoftimeve të rreme, që shkaktojnë panik te nxënësit dhe stafet pedagogjike,strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit  në bashkëpunim me prokuroritë, do punojnë  për zbulimin, identifikimin e telefonuesve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Nga ana e drejtuesve të strukturave për krimet në volum, të rendit publik dhe Policisë Rrugore, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe organizatat joqeveritare që në fokusin e punës së tyre kanë institucionet arsimore, do të organizohen dhe zhvillohen aktivitete të përbashkëta me kolektivin mësues-nxënës,   të shkollave 9 vjeçare dhe ato të mesme si në ambientet e Policisë dhe në ato të shkollave,  për njohjen dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane, për sigurinë dhe bashkëpunimin me Policinë, pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike, për rrezikshmërinë e mbajtjes së armëve të ftohta e të zjarrit në banesa apo nga të rinjtë dhe rrezikun nga krimet kibernetike, etj.

Njëkohësisht në zbatim të programit për reduktimin e drogave duhanit dhe alkoolit në shkolla, (SCPA) specialistët e policimit në komunitet do vijojnë të japin orë mësimore në shkollat 9-vjeçare.

Specialistët për krimet në volum dhe ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ) do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla si: takimet e bordit të prindërve, senatit të nxënësve, etj., duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë publike në këto institucione.

Do të zhvillohen analiza periodike, në lidhje me sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në shkolla, duke evidentuar problemet që hasen dhe përcaktimin e detyrave konkrete për zgjidhjen e tyre, si dhe parandalimin dhe goditjen e çdo lloj veprimtarie kriminale që mund të zhvillohet në ose pranë institucioneve arsimore ose ambienteve shkollore.

Për raste apo ngjarje të veçanta do të zhvillohen takime dhe analiza të përbashkëta me drejtues të këtyre institucioneve dhe do të dërgohet informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?