Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar pretendimin e opozitës se një efektiv i ndërhyrjes së shpejtë i nxori armën deputetit të PD-së, Luan Baçi.
Në një reagim për mediat pas incidentit të dhunshëm në oborrin e Parlamentit, policia bën të ditur se asnjë efektiv nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri.
Sipas Policisë së Shtetit, asnjë prej punonjësve nuk i ka treguar armën e zjarrit protestuesve.
Në një video të postuar në rrjetet sociale të deputetes Elda Hoti, gjatë një përplasjeje me deputetët Luan Baçi dhe Flamur Noka, duket një efektiv i policisë që vendos dorën në brez.
Deputeti Baçi akuzoi se polici i kishte vendosur pistoletën në gjoks, diçka që nuk duket nga pamjet.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.
Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.
Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.
Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnjë punonjës policie nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.
Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.
Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.
j.l./ dita

35 vjet dhune, kete rruge njeh PDja.
Dhuna e ardhur nga shtep[ite me gure, ku flinin me bagetite ne nje dhome, kjo eshte cfare transmetoi PDja e Saliut ne Shqiperi.
Ne vitin 1990, shkolla e mesme ishte e detyruar.
Po te mos mbaroje shkollen, pagesa ngelej ne kufijte minimal, prandaj te gjithe ju drejtuan shkollave.
Erdhi Saliu, i shkaterroi te gjitha.
Kete shkaterrim e vazhdon ne cdo aspekt te jetes ne Shqiperi.
Sot Saliut i duhet nje kufome, duhet te vritet dikush nga deputetet e PD.
Kete skenar ka pregatitur.
Baci i Fierit eshte njeriu i piketuar nga Saliu per tu vrare.
O Pilo, sa per dijeni PD-ja eshte e pjeses me te mire te popullit dhe jo e Saliut kurse tije nje funderrine e mbetur (me fal ,jo i vetem por bashke me Temon) qe nuk ju gjendet shoku. Sa per dijeni ishte kjo PD, ishim ne demokratetqe ju ju erdhi goja te diskutoni sepse ju ,Edhe pse ishte koha juaj mender hanit mutin tuaj e se hapnit gojen. Sa per shkollen e mesme ore matuf qe u be me detyrim si shkolle nate sepsepartija juaj sado specialist te ishe nuk te jepte kategorine ajo shkolle blihej me leke dhe nxenesit hynin brryla e dilnin brryla. Hajde ne Itali e shihe si merret kategoria qeta kuptosh vleren e demokracise. Nuk tekerkon asnje se kush esht partia, se kush eshte Marksi e Engelsi por te shohin aftesiteprofesionale. Me vjen keq qe te ofendoj sepse ti mund te kesh mbaruar shkollen e partise por ke mbetur gjithsesi trap, nje analfabet per jeten.
Me duket se ske kuptuar asgje se cpo ndodh ti “injoranti” , t ka ngelur ora mbrapa por jo vetem ora, edhe mendja….