Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia turke ka sekuestruar ngarkesën e tretë më të madhe të kokainës në historinë e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia turke ka sekuestruar ngarkesën e tretë më të madhe të kokainës në historinë e saj
AktualitetBote

Policia turke ka sekuestruar ngarkesën e tretë më të madhe të kokainës në historinë e saj

Published: April 11, 2024
Shpërndaje

Policia në Turqi ka sekuestruar ngarkesën e tretë më të madhe të kokainës në historinë e saj, njoftoi këtë të enjte ministri i Brendshëm Ali Jerlikaya.

Jerllikaya ka shkruar në rrjetin social ‘X’ se gjatë një operacioni policor në tre provinca turke janë sekuestruar 608 kilogramë kokainë në formë të lëngshme dhe 830 kilogramë lëndë kimike, të cilat përdoren për prodhimin e drogës dhe se është e treta më e madhe nga sekuestrimi i kokainës në Turqi ndonjëherë.

Ai tha se policia kishte në shënjestër një bandë kriminale ndërkombëtare që dyshohet se drejtohej nga një burrë me origjinë libanezo-venezueliane, i cili ishte midis katër anëtarëve të huaj të grupit kriminal të ndaluar, së bashku me nëntë turq të tjerë.

- Publicitet -

Operacioni u drejtua nga oficerë anti-narkotikë me bazë në Kocaeli, në juglindje të Stambollit, por përfshinte gjithashtu hetime në Tekirdag, në veriperëndim të Stambollit dhe në provincën Antalia.

Sipas Jerlikaya, grupi kriminal përdorte vreshtat në Tekirdag dhe Antalia për të magazinuar kimikate dhe për të përpunuar kokainën, e cila paraqitej si pleh.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të krimit të organizuar thonë se Turqia është bërë një qendër kryesore tranziti për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë pasi kontrollet e policisë në portet si Roterdami në Holandë u bënë më të forta.

Në një raport tetorin e kaluar, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional tha se një rritje prej 44 për qind në konfiskimet e kokainës në Turqi midis 2021 dhe 2022 ishte në kundërshtim me të dhënat e konsumit të brendshëm, “duke sugjeruar qartë se vendi ka të ngjarë të shërbejë si një korridor për kontrabandën e drogës“.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamtumirë profesor Omari (një rrëfim për pushkatimin e babait të tij, i martuar me motrën e Enver Hoxhës)
  • FOTO: Një arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  • Trump humbet betejën gjyqësore për letrën e Epstein
  • Pitagora i Samosit bashkoi 2500 vjet më parë muzikën dhe matematikën
  • Një javë pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi

Komentet e Fundit

  1. Beni on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  2. . on VIDEO: “Shqipërinë e duam në çdo rrethanë”, Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  3. Xha Teme Tralalaj on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. Vlora 97 on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. . on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?