I dërguari special i presidentit Trump në Ballkan për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka folur nga Kryegjyshata Bektashiane për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, bashkëpunimin dypalësh, si dhe projektin për krijimin e një shteti sovran Bektashi në kryeqytet.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Zampolli ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit Bektashi, drejtues të politikës shqiptare dhe pritet të takohet edhe me anëtarë të qeverisë.
Në qendër të vëmendjes së vizitës ishte ndërtimi i një qendre të avancuar shëndetësore dhe çështja e shtetit Bektashi, një projekt i prezantuar më herët nga Kryeministri Edi Rama, i cili parashikon krijimin e një entiteti sovran në Tiranë.
I pyetur drejtpërdrejt për krijimin e shtetit Bektashi, i dërguari amerikan tha se e ka dëgjuar propozimin si nga Kryeministri Rama, ashtu edhe nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi.
Ai theksoi se vendimi i takon popullit shqiptar dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta respektojë atë.
“E kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin”, deklaroi Zampolli, duke shtuar se, nëse populli shqiptar e dëshiron një zhvillim të tillë, atëherë sipas tij “kjo është një gjë e mirë”.
Më poshtë, deklarata e plotë e të dërguarit special amerikan, Paolo Zampolli:
Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari Rubio, dhe unë vetë, të gjithë besojmë në bashkëjetesën ndërfetare dhe në të gjitha objektet e kultit.
Personalisht ndihem i bekuar. Nëna ime ishte kushërirë e Papa Montinit, Palit VI. Në familjen time ka pasur edhe një shenjtor. Dhe çfarë dite më të bukur se kjo për të qenë këtu, me Shenjtërinë e Tij Bektashiane, pikërisht në Ditën e Nënë Terezës.
Kjo është shumë prekëse për mua. Kisha dëgjuar për atë që keni këtu dhe është vërtet e jashtëzakonshme. Doja ta shihja me sytë e mi dhe jam shumë i impresionuar. Dua ta përgëzoj vëllain tim për atë që po bëni.
Unë kam lindur në Itali, por jam krenar që i shërbej shtetit dhe presidentit të SHBA. Sigurisht, ne kemi edhe një marrëdhënie biznesi, por Presidenti e kupton gjithashtu të ardhmen dhe ka shumë programe, në lidhje me mjekësinë, siç është programi “Right to Try”.
Nga sa kuptova shkurtimisht, ajo që po bëni këtu me partnerët amerikanë është diçka e shkëlqyer. Dhe padyshim, kjo mund të jetë një bazë shumë e mirë, sepse ne kemi nevojë për spitale.
Unë kam katër vjet që përballem me kancerin, ndaj e kuptoj se sa e vështirë është të kesh kancer. Ne duhet t’i shërojmë njerëzit tanë dhe, padyshim, çfarë mund të jetë më mirë sesa të kemi një partneritet me amerikanët.
Keni takime sot me katër ministra shqiptarë, si edhe me përfaqësues të grupeve parlamentare. Çfarë prisni nga këto takime? Çfarë synoni?
Mesazhi do të jetë se Shqipëria është një mike. Ne sapo kemi emëruar një ambasador, por ende nuk e kemi në detyrë. Dhe është një ambasador i shkëlqyer, i cili do t’i shërbejë administratës Trump dhe parimit “America First”, Amerika e Para.
Kam pasur nderin të takohem shumë herë me Kryeministrin Edi Rama. Madje, sapo jemi takuar dje ose një ditë më parë në Mynih, në Konferencën e Sigurisë.
Kështu që mendoj se mesazhi është: ju jeni një aleat, jeni shumë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për miq në rajon dhe na pëlqejnë miqësitë afatgjata. Dhe mendoj se kemi shumë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë njerëz të mrekullueshëm.
Atëherë, çfarë prisni nga këto takime që keni sot?
Ky është një takim vërtet informal dhe qëllimi im është të tregoj respekt. Kam ardhur këtu për të treguar respekt dhe për të vizituar vendin si i dërguar i posaçëm i Presidentit.
Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është e shkëlqyer dhe mund të bëhet gjithmonë e më e mirë. Prandaj jemi këtu. Le të shohim. Inshallah.
Për sa i përket shtetit të Bektashinjve që pritet të krijohet këtu në Shqipëri, cili është qëndrimi juaj?
E kam dëgjuar. Kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta respektojë vendimin e popullit të Shqipërisë.
Epo, po mësoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqipërisë e dëshiron këtë. Prandaj, nëse populli juaj e dëshiron, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mirë, kam dëgjuar disa njerëz të flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet të flasë populli.
Sinqerisht, NATO është një organizatë për të cilën kemi nevojë. Nuk është pjesë e agjendës sime. Unë isha me NATO-n këtu në Çernobil, ku ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Kjo nuk është vërtet pjesë e agjendës sime, por ne e mirëpresim Shqipërinë si anëtare të NATO-s dhe duhet ta përdorim NATO-n edhe për shumë gjëra të tjera.
j.l./ dita

Po ku pjerdh Ramazoni per Popull or ti amerikano Paolo italiano! Ai vete vendos vete vulos. Edhe per ate fare Shteti Bektashi ne mes Tirones, ky popull si per gjithcka tjeter qe pjell mendja e mykur Ramazonit, e mesoi nga mediat e huaja.
Per kete paske ardhur?Po qe se ke ardhur per te bere shtet teqene dhe kapterr Mondin mbret,shko andej nga ke ardhur,se po i fut zjarre e percarje Shqiperise.Me mire flaken teqese si ne kohe te Enverit.
TE SHKERDHEFSHIN TERE TRUMPAT DHE TRAPAT E BOTES!
E sa te tjella jan keto pune .
Prandaj del lartmadhnia me vendime te tilla.
Ne vendosem te te varim ty dhe mondin koke poshte
SPAKU ju qr pse lejoni keta njerez te futen??
Po pra Populli dhe jo Edvin Rama!!!
Populli jam unë! Unë jam Zoti vetë!
Thjesht fare,Referendum Popoullor dhe pike, si i vetmi mjet demokratik i zgjidhjes te problematikave te tiilla madhore, dhe shume problemeve te tjera egzistenciale qe katapultohen nga mungesa e transparences prej 35 vjetesh. Asnje nuk eshte mbi Sovranin popull.
Duket paralel me interesat e Serbise per te muslimanizuar Kosoven.
Prandaj i meshon Ramut kurva
Jane interesat e largeta dhe te aferta, me sa duket, te klanit ne fuqi
Nje marifet i ri per t’i percare akoma me shume shqiptaret!
Nje marifet tjeter per t’i peercare akoma me shume shqiptaret!
Nje marifet tjeter per t’i peercare akoma me shume shqiptaret!
Nuk e di cili eshte prapamendimi I kesaj idiotesie
NJERA ESHTE QE MUND TE FSHIHEN PARATE E PISTA BRENDA KETIJ SHTETI TE SHURRELSIT
SHQIPTARET NUK E PRANOJNE KETE ÇORBE TE BATUTAXHIUT.
O Zumpalla e Trump si Rumpalla e llafoqylit:
Populli shqyptar ka dale ne bulevard dhe e ka thene fjalen e tij me parrullat:
RAMA NE BURG, BERISHA NE BURG!
dhe:
Ti o Zumpalla italioni na flet per shtetin bektashi te Baba Mondit, ish spiun e Sigurimit te Enverit, njashtu si AY qe korruptoi FBI me parate qe i dha gangsteri Edi Rama, qe i shiti Sazanin dhe Zvernecin dhenderit te Trump dhe vajzes se tij. Prandaj ik dhe thyej qafen me klishe llafoqyli per shqyptaret e vuajtur dhe mos i trego “babait arat” se i kemi pare te PD e Sali Berishes llafoqylin e Trump, Lacivita, qe perlau $6 milione dollaro nga Saliu dhe ASKUSH ne SHBA nuk begenisi ta prese per nje takim rutine, nderkohe qe SYRI na plasi trapin me suksesin e jashtezakonshem te Sali Gerdecit ne SHBA
HA-HA-HA! CFARE ESTRADE ENVERISTE ME SHTETIN BEKTASHI!
Që nga koha e E.Toptanit populli shqipëtarë nuk ka kërkua shtet në shtet tash po shifet se kush e dëshiron Bektashizmi nuk vjenë nga Tirana si katolicizmi nga Roma kjo qenka ide e cionistëve dhe e ortodoxve për çarje ndër fetare
Ai eshte diplomat i nje vendi mik dhe si i tille pergjigjet per nje ceshtje qe shtrohet ne vendin tone dhe natyrshem u perket qytetareve te tij.Si qytetare,mendoj se ky diskutim u shtrua gabim qe ne fillim,te vete emri i nismes se shpallur nga qeveria.Ne mund t’u ofrojme cdo lloj mbrojtje dhe nderim Bektashinjve,por jo nje ‘shtet brenda shtetit’ me kuptimin e sotem dhe te mirefillte te termit;sepse jemi nje vend ku toleranca fetare dhe zgjedhja e lire e fese jane realitet.Ne nuk jemi Italia,Turqia,Greqia,Serbia apo Irani,ku shumica e popullsise ka nje fe te caktuar te njesuar pothuajse me identitetin kombetar.Prandaj,me nje emertim tjeter dhe me nje status simbolik ata mund te kene seline e tyre zyrtare ketu-bashke me cdo gje tjeter qe u nevojitet-vetem te respektojne ligjet e shtetit te vetem,atij Shqiptar.
Ca bohet, shtet Bektashi. Ku dreqin na con kjo. Ne mezi po bejme Shqiperine te bejme dhe bektashinjt.
Duan te na fusin fitilin si ne lindjen e mesme qe te mos gjejme qetesi kurre. Rama mos e dhje fare.
Baba EDI DO NJE SHTET KU TE TRANSFEROHEN PARATE E PISTA
BABA MONDI DHE BEKTASHINJTE NUK KANE KERKUAR NDONJE MBROJTJE APO SHTET
PARALELIZMI ME VATIKANIN SKA KUPTIM SE VATIKANI KA QENE PERPARA SE TE KRIJOHEJ ITALIA
BABA EDI ESHTE I PAFE SE NDRYSHE NUK DO MBRONTE PARATE E PISTA TE DROGES
NE ANEN TJETER TE KESAJ PARAJE KA TE VARUR DHE VIKTIMA
ATA QE MBROJNE KETO INVESTIME ME TE TILLA PARA JANE KRIMINELE
ZOTI SHEH