Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Portet ukrainase në Detin e Zi rifillojnë punën, Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Portet ukrainase në Detin e Zi rifillojnë punën, Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes
AktualitetBote

Portet ukrainase në Detin e Zi rifillojnë punën, Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes

Published: July 28, 2022
Shpërndaje

Ndërsa në portet ukrainase në Detin e Zi nisën përgatitjet për eksportin e drithërave, Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes.

Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara për eksportet e drithërave rifilluan nga puna, njoftoi Marina e Ukrainës. Por anijet e transportit janë ende në pritje deri sa të përcaktohen itineraret e sigurta për lundrim.

Ndërkohë në qytetin turk të Stambollit është hapur një qendër për kontrollin e eksporteve të drithërave të Ukrainës përmes Detit të Zi. Turqia beson se qendra do të japë një kontribut të rëndësishëm për tejkalimin e krizës ushqimore, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes.

Kontroll i anijeve në Bosfor

Anijet e ngarkuara me drithëra që do të largohen nga portet e Ukrainës përmes Detit të Zi do të kontrollohen në Ngushticën e Bosforit, si kur hyjnë dhe edhe kur dalin nga Deti i Zi, për t’u siguruar që nuk kanë të ngarkuara armë ose objekte të ngjashme.

- Publicitet -

Qendra e koordinimit do t’i regjistrojë anijet tregtare dhe do të gjurmojë ndër të tjera lëvizjet e tyre nëpërmjet satelitit, tha Akar.

Qendra e koordinimit është pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia të premten në Stamboll për heqjen e bllokadës së porteve të Ukrainës. Sipas Akarit në Ukrainë ka rreth 25 milionë tonë drithëra që presin të eksportohen.

Rusia paralajmëron për dështimin e marrëveshjes së drithërave

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, kërkoi në Moskë që eksportet e drithërave nga Ukraina dhe Rusia të fillojnë njëkohësisht dhe që pengesat për eksportin e drithërave nga Rusia të hiqen shpejt.

Rudenko tha për agjencinë e lajmeve Interfax: “Ne gjithmonë shpresojmë për më të mirën dhe besojmë se partnerët tanë do t’i zbatojnë të dy komponentët e marrëveshjes, që kanë të bëjnë me eksportet e drithërave nga Ukraina dhe heqjen e kufizimeve për eksportet ruse të drithërave në tërësi”.

Para marrëveshjes Rusia kishte deklaruar qartë se do t’i jepte fund bllokadës së porteve ukrainase në Detin të Zi, vetëm kundrejt lehtësimit të sanksioneve perëndimore kundër saj. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?