Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Portugalia, vendi i fundit europian që provon javën 4-ditore të punës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Portugalia, vendi i fundit europian që provon javën 4-ditore të punës
EnciklopediLifestyle

Portugalia, vendi i fundit europian që provon javën 4-ditore të punës

Published: July 7, 2023
Shpërndaje

Ka shumë mundësi, që java e punës të rishikohet, nga pesë ditët standarde në katër, pasi po fiton shumë popullaritet falë përpjekjeve të organizatës 4 Day Week Global.

E themeluar në vitin 2019, organizata jofitimprurëse ka nisur konceptin e një jave katër-ditore si mënyrë e re pune.

Programet pilote, të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Bruksel, SHBA dhe Zelandën e Re, kanë zbatuar parimin 100-80-100: punonjësit marrin 100 % pagë, për 80 % të kohës së punës, me 100 % arritje të objektivave të produktivitetit.

- Publicitet -

Ekuilibri punë – jetë dhe burnout, janë shqetësimet kryesore në kulturën e korporatave.

Një sondazh i Microsoft me 20,000 njerëz, në 11 vende, zbuloi se pothuajse 50 % e të anketuarve, ndiejnë burnout për shkak të punës.

Punëdhënësit dhe punonjësit kërkojnë mënyra të reja, për të menaxhuar stresin në vendin e punës dhe ndikimin e tij në mirëqenien dhe shëndetin mendor.

Portugalia është vendi më i fundit europian, që eksperimentoi me një javë pune katër-ditore dhe ka miratuar një program provë.

Aktualisht, 39 biznese të sektorit privat, janë regjistruar në programin e financuar nga qeveria, i cili do të zhvillohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

E drejta për t’u shkëputur

Me 72 % të fuqisë punëtore portugeze, që punon në mbi 40 orë në javë, duke e bërë atë vendin anëtar të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD), me javën e tretë më të gjatë të punës, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, programi pilot jo vetëm, që do të revolucionarizojë javën e tyre të punës, por gjithashtu do të ndihmojë në konsolidimin e rishikimin e kushteve të punës në vend.

Në vitin 2021, u miratua një ligj, që i ndalonte drejtuesit të dërgojnë email, të telefonojnë dhe të dërgojnë mesazhe punonjësve, jashtë orarit të punës të kontraktuar, në një përpjekje për të përmirësuar ekuilibrin punë-jetë.

Në mënyrë të ngjashme, prindërit me fëmijë nën moshën tetë vjeç, tani kanë të drejtë të punojnë nga shtëpia për një kohë të pacaktuar, pa kërkuar miratimin paraprak nga punëdhënësi i tyre, në përpjekje për të lehtësuar angazhimet familjare, dhe për të lehtësuar barrën e përgjegjësisë shtëpiake, mbi prindërit që punojnë.

Përmirësimi i së ardhmes

Në fund të provës në Mbretërinë e Bashkuar, 92% e punëdhënësve, thanë se do të vazhdonin zbatimin e javës katërditore të punës. 30 % të tyre e bënë javën e punës përfundimisht më të shkurtër.

Përfitueshmëria në përgjithësi, mbeti e njëjtë dhe 71% e punonjësve, raportuan më pak stres dhe burnout. Pati gjithashtu një ulje prej 65 % në ditët me raport.

Me kaq shumë punonjës, që preferojnë javën katërditore të punës, tërheqja e talenteve është një tjetër rezultat potencial pozitiv, për ekonominë e Portugalisë, dhe do të ndihmonte në konsolidimin e përpjekjeve të saj të vazhdueshme, për të inkurajuar punonjësit e sektorit teknologjik, të shpërngulen atje.

Në tetor 2022, Portugalia filloi zbatimin e programit të vizave për nomadët dixhitalë, duke lejuar profesionistët e lirë dhe punonjësit në distancë nga vendet jo-BE, të banojnë në vend deri në një vit. Pas një viti, pjesëmarrësit mund të aplikojnë për leje qëndrimi të përhershme.

Mbi 200 viza janë miratuar, që nga fillimi i skemës, ku shumica e aplikantëve vijnë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Brazili. / Euronews Next

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?