Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Premiera e filmit serial “Prokurori” pritet me interes nga publiku, producenti Ylli Ujka: Pas Tiranës dhe Prishtinës do të shfaqet edhe në të gjithë diasporën shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Premiera e filmit serial “Prokurori” pritet me interes nga publiku, producenti Ylli Ujka: Pas Tiranës dhe Prishtinës do të shfaqet edhe në të gjithë diasporën shqiptare
Kulture

Premiera e filmit serial “Prokurori” pritet me interes nga publiku, producenti Ylli Ujka: Pas Tiranës dhe Prishtinës do të shfaqet edhe në të gjithë diasporën shqiptare

Published: October 11, 2024
Shpërndaje

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë u zhvillua dje në mbrëmje premiera e episodit të patë të seralit të shumëpritur shqiptar “Prokurori”, një nga prodhimet më të rëndësishme të kinemasë shqiptare në vitet e fundit. Me regji dhe skenar të Fatmir Dogës dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, seriali trajton luftën e një prokurori të ndershëm me krimin e organizuar dhe korrupsionin politik.

Ky serial shquhet për pjesëmarrjen e aktorit të famshëm hollivudian, Danny Glover, në rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë. Danny Glover ka luajtur në disa filma shumë të njohur përkrah Mel Gibson në “Lethal Weapon” apo në filmin kult horror “Saw”.

Regjisori Fatmir Doga shprehu falenderimet e tij për interesin e madh të publikut shqiptar për flimin si dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në premierë. “Nuk besoj se ka Oscar më të bukur në botë sesa të shohësh popullin tënd, njerëzit e tu, gjithë këtë interesim sot. Njerëzit që lënë punët dhe jetën personale për të ndarë me ne një punë të bërë me përkushtim dhe dashuri”, tha Doga. Ai falenderoi veçanërisht producentin Ylli Ujka, për realizimin e kësaj ëndrre.

- Publicitet -

Producenti Ylli Ujka falenderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen e tyre dhe zbuloi ambiciet e mëdha të serialit. “Ju falenderoj të gjithëve për këtë kurorëzim të episodit të parë të ‘Prokurorit’. Veç Tiranës, seriali do të shfaqet në Prishtinë, por edhe në të gjitha qytetet e botës ku ka diasporë shqiptare. Gjithashtu, do të organizojmë audicione për të përfshirë talentet shqiptare në seritë e ardhshme. E veçanta është se në çdo seri tonën do të kemi edhe yjet më të mira të Hollivudit, por edhe talentet shqiptare do të ketë mundësinë që të provojnë veten dhe pse jo të shkëlqejnë krahas yjeve të Hollivudit në të gjitha projektet tona, në mënyrë që flamuri shqiptar të shkojë lart e më lart”, u shpreh Ujka.

Pas Tiranës, premiera e serialit “Prokurori” do të vazhdojë në Prishtinë nga 12 Tetori dhe do të shfaqet në të gjitha kinematë kryesore, duke sjellë një projekt unik që bashkon talentet shqiptare dhe ndërkombëtare. Biletat për këtë premierë të veçantë janë tashmë në shitje dhe mund të blihen online ose në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?