Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Biden urdhër ekzekutiv kundër atyre që ndihmojnë industrinë ruse të mbrojtjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Presidenti Biden urdhër ekzekutiv kundër atyre që ndihmojnë industrinë ruse të mbrojtjes
BoteLajmi i fundit

Presidenti Biden urdhër ekzekutiv kundër atyre që ndihmojnë industrinë ruse të mbrojtjes

Published: December 22, 2023
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv të premten që i jep departamentit amerikan të thesarit fuqinë për të vënë në shënjestër institucionet financiare që ndihmojnë përpjekjet e Rusisë për të fuqizuar industrinë e saj të mbrojtjes.

Sanksionet e reja kanë si synim të frenojnë përpjekjet e Kremlinit për të zëvendësuar arsenalin e shpenzuar ushtarak pas gati 22 muajsh luftime në Ukrainë. Rusia tashmë ka humbur mbi 13,000 mjete, përfshirë tanke, dronë dhe sisteme raketore, sipas vlerësimeve amerikane.

Sanksionet e reja synojnë gjithashtu të shtrëngojnë kufizimet ekzistuese për importin e diamanteve dhe prodhimeve të detit nga Rusia, pas një shqyrtimi nga agjencitë amerikane.

- Publicitet -

“Presim që institucionet financiare të bëjnë çdo përpjekje për t’u siguruar që ato nuk lehtësojnë me dashje apo pa dashje, sanksionet ndaj ushtrisë ruse,” tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen përmes një deklarate. “Ne nuk do të hezitojmë të përdorim mjetet e reja që na jep ky urdhër për të ndërmarrë hapa vendimtar dhe të saktë kundër institucioneve financiare që ndihmojnë furnizimin e makinerisë luftarake të Rusisë.”

Përpjekja më e re për të shtuar trysninë ndaj Rusisë vjen vetëm disa javë pasi Presidenti Biden dhe udhëheqësit e G-7 diskutuan për përkrahjen ndaj Ukrainës ndërkohë që tensionet në Uashington janë shtuar për shkak të kostos së përkrahjes ndaj Kievit për një luftë që nuk po i shihet fundi.

Shtëpia e Bardhë po vazhdon diskutimet me ligjvënësit për miratimin e një pakoje financiare për Ukrainën. Presidenti Biden ka propozuar një ndihmë prej 110 miliardë dollarësh për ndihmë lufte për Ukrainën, Izraelin dhe për përparësitë e tjera që lidhen me çështje të sigurisë kombëtare.

Ligjvënësit republikanë kanë kundërshtuar miratimin e kësaj ndihme derisa Shtëpia e Bardhë të pajtohet me ndryshime të mëdha në politikat e emigracionit dhe çështjet e kufirit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Departamenti i Mbrojtjes thotë se gati i ka shpenzuar të gjitha fondet ekzistuese për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.

Udhëheqësit e G-7 thanë përmes një deklarate pas takimit të 6 dhjetorit se do të punojnë për të kufizuar qasjen e Rusisë në sistemin financiar ndërkombëtar dhe se do të vendosin në shënjestër “rrjetet e prokurimit të ushtrisë ruse dhe ata që e ndihmojnë Rusisë të sigurojë mjete, makineri dhe pajisje të tjera të rëndësishme.”

Shpenzimet ruse në fushën e mbrojtjes u rritën me gati 75 për qind në pjesën e parë të vitit 2023 dhe Rusia pritet të regjistrojë shpenzime rekorde në fushën ushtarake vitin e ardhshëm.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik
  • Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?