Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i Brazilit u drejtohet vendeve të pasura: “Nëna natyrë ka nevojë për para”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti i Brazilit u drejtohet vendeve të pasura: “Nëna natyrë ka nevojë për para”
AktualitetBote

Presidenti i Brazilit u drejtohet vendeve të pasura: “Nëna natyrë ka nevojë për para”

Published: August 10, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, u ka bërë thirrje kombeve të pasura të mërkurën për t’i mbajtur zotimet e tyre të papërmbushura për financimin e luftës së vendeve në zhvillim kundër ndryshimit klimatik, gjatë një samiti për shpëtimin e pyjeve tropikale të botës.

Duke e mbyllur një takim dyditor të vëzhguar nga afër, tetë vendet e Amerikës Jugore të cilat e ndajnë Lumin e Amazonës, u bashkuan me kombet e tjera nga Karaibet, Afrika dhe Azia, për t’i bërë thirrje botës së industrializuar të bëjë më shumë për t’i mbrojtur pyjet tropikale të botës që janë duke u zhdukur.

“Nuk është puna se Brazili ka nevojë për të holla. Nuk është puna se Kolumbia, apo Venezuela kanë nevojë për para. Nëna natyrë ka nevojë për para, ka nevojë për financim, sepse zhvillimi industrial e ka shkatërruar atë gjatë 200 vjetëve të fundit”, tha Lula në konferencë për media më 9 gusht.

- Publicitet -

Shtetet e Amazonës kërkojnë veprime urgjente për ndryshimet klimatike

Samiti përfundoi me një qortim të ashpër ndaj vendeve të pasura nga pjesëmarrësit – vendet e Amazonës: Bolivia, Brazili, Kolumbia, Ekuadorit, Guajana, Peruja, Surinami dhe Venezuela, plus nga të ftuarit: Republika Demokratike e Kongos, Indonezia dhe Shën Vincenti dhe Grenadinet.

“Ne e shprehim shqetësimin tonë për dështimin e vendeve të zhvilluara për t’i përmbushur zotimet e tyre”, përfshirë një ndihmë vjetore e barabartë me 0.7 për qind e GDP-së dhe 100 miliardë në vit për financimin e klimës për vendet në zhvillim, thanë këto shtete në një komunikatë të përbashkët për media.

Lula u zotua se vendet do të shkojnë në Kombet e Bashkuara për bisedime për klimën në dhjetor dhe “se do t’i thotë botës së pasur se, nëse ata vërtet duan ta shpëtojnë atë që ka mbetur nga pyjet tona, ata duhet t’i qesin paratë”.

“Planeti po shkrihet”

Por, Lula dhe liderët e tjerë në samit u përballën me kritika edhe vetë, për shkak se kanë dështuar ta përmbushin një zotim për ta ndaluar shpyllëzimin e jashtëligjshëm në Amazonë deri në vitin 2030, dhe për t’i ndalur eksplorimet e reja për naftë, siç kishin kërkuar aktivistët e klimës.

Megjithëse Brazili kishte premtuar publikimin e një udhëzuesi ambicioz për ta shpëtuar Amazonën në samit, njoftimet e vendeve jugamerikane “nuk përmbajtën mesazhe të qarta për urgjencën ndaj krizës”, tha Leandro Ramos nga grupi mjedisor brazilian, Greenpeace.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se shkatërrimi i Amazonës po shkon drejt pikës kritike, pas të cilës drunjtë do të shkatërroheshin dhe do të lironin karbon, në vend se ta thithin atë, duke shkaktuar pasoja katastrofike për klimën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?