Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Putin viziton Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti Putin viziton Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara
AktualitetBote

Presidenti Putin viziton Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin po viziton Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shpresuar të sigurojë mbështetjen në Lindjen e Mesme të dy prodhuesve kryesorë të naftës aleatë me SHBA-në, ndërsa Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës.

Presidenti rus arriti të mërkurën në kryeqytetin e Emirateve, Abu Dhabi, ku po mbahet konferenca e klimës COP28 e Kombeve të Bashkuara. Është hera e parë që ai viziton rajonin që para pandemisë së koronavirusit dhe luftës, si edhe që kur u lëshua urdhri i arrestit ndaj tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

As Arabia Saudite dhe as Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë nënshkruar traktatin për themelimin e ICC-së, që do të thotë se ata nuk kanë ndonjë detyrim për ta ndaluar presidentin Putin lidhur me urdhër-arrestin që e akuzon atë si personalisht përgjegjës për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina gjatë luftës.

- Publicitet -

Zoti Putin anashkaloi një takim të nivelit të lartë në Afrikën e Jugut për shkak të shqetësimeve se mund të arrestohej kur të mbërrinte atje. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

“Jam i lumtur që ju takoj përsëri”, i tha presidentit Putin, kreu i vendit Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan teksa e priste atë në pallatin Qasr al-Watan të Abu Dhabit. Katër avionë luftarakë rusë Sukhoi Su-35 shoqëruan avionin e presidentit Putin në fluturimin për në Emirate, njoftuan mediat shtetërore ruse.

Pritja madhështore që iu bë presidentit rus nga Emiratet, një vend që mbështetet tek SHBA si partneri i saj kryesor i sigurisë, nxjerr në pah lidhjet e ngushta të biznesit të Emirateve të Bashkuara Arabe me Rusinë, që janë intensifikuar pas sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Ukrainasit që po marrin pjesë në konferencën për klimën, shprehën indinjatën që presidenti Putin po vizitonte vendin në të njëjtën kohë kur ata po e akuzojnë për krime ndaj mjedisit në vendin e tyre.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese të shohësh se si bota i trajton kriminelët e luftës, sepse i tillë është ai për mendimin tim”, tha Marharyta Bohdanova, një pjesëmarrëse në pavijonin ukrainas në COP28, duke fshirë lotët. “Ta trajtosh atë si një mik të dashur, është thjesht hipokrizi për mendimin tim”, tha ajo.

I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry dhe administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, bënë një vizitë në pavjonin e Ukrainës në COP28 përpara një konference shtypi të mërkurën pasdite. Presidenti Putin vizitoi për herë të fundit Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2019. Por bota ka ndryshuar shumë që atëherë, përfshirë përvojën me pandeminë e koronavirusit dhe agresionin ndaj Ukrainës që filloi në shkurt 2022.

Ndërkohë, lufta Izrael-Hamas mbetet një shqetësim i madh për Lindjen e Mesme, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat arritën një marrëveshje për njohje reciproke diplomatike me Izraelin në vitin 2020.

Sulmet e fundit nga rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani kërcënojnë gjithashtu transportin tregtar në Detin e Kuq ndërsa programi bërthamor i Iranit vazhdon të përparojë me shpejtësi që kur marrëveshja bërthamore e vitit 2016 dështoi.

Presidenti Putin pritet të takohet me presidentin iranian Ebrahim Raisi të enjten “për bisedime të zgjeruara”, siç i cilësoi këshilltari i tij, Yury Ushakov. Zoti Putin do të udhëtojë edhe drejt Arabisë Saudite dhe do të takohet me princin e fuqishëm të kurorës Mohammed bin Salman, tha zoti Ushakov.

Këto diskutime ka të ngjarë të përqendrohen tek çështja tjetër kryesore e Moskës në Lindjen e Mesme, ajo e naftës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
  • Buffon e mbyll me Kombëtaren e Italisë: Nuk janë më kushte për të vazhduar
  • Rrëmbeu ish-të fejuarën dhe vrau ish-vjehrrin, autori 4 vjet më parë u mor peng në Britani për 400 mijë paund
  • Video e nënës me djalin autik, Rama: E kishin marrë me vete kastile
  • Diktatura paranojake në familjen Ortega

Komentet e Fundit

  1. Ashburn USA on VIDEO: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë para Kuvendit, çfarë thotë ministri Besfort Lamallari
  2. Rexha on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  3. Noc troku nga zvarrNocit.. on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura
  4. Lil Toronto on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  5. Anonymous on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?