Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trazirat në Gjeorgji, Presidentja konsideron “jolegjitim” Parlamentin, SHBA ndërpret “partneritetin strategjik”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trazirat në Gjeorgji, Presidentja konsideron “jolegjitim” Parlamentin, SHBA ndërpret “partneritetin strategjik”
AktualitetBote

Trazirat në Gjeorgji, Presidentja konsideron “jolegjitim” Parlamentin, SHBA ndërpret “partneritetin strategjik”

Published: December 1, 2024
Shpërndaje

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kritike e madhe e partisë në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, e ka quajtur Parlamentin e vendit si të jashtëligjshëm dhe është zotuar se do ta mbajë pozitën e presidentes edhe pasi t’i ketë mbaruar mandati në dhjetor.

Ndërkohë, Uashingtoni njoftoi se e ka shkëputur “partneritetin strategjik” me Gjeorgjinë. Gjeorgjia është duke u përballur me trazira prej zgjedhjeve parlamentare në tetor, të cilat i fitoi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, por me opozitën dhe qeveritë perëndimore që argumentuan se votimi u përshkrua me shkelje dhe me ndikim rus.

Zurabishvili tha më 30 nëntor se Parlamenti “ilegal” nuk ka të drejtë ta zgjedhë pasardhësen e saj pas përfundimit të mandatit të saj në dhjetor dhe u zotua se do ta mbajë postin.

- Publicitet -

“Nuk ka Parlament legjitim, dhe për rrjedhojë, një Parlament jolegjitim nuk mund ta zgjedhë një president të ri”, tha Zurabishvili.

“Prandaj, asnjë inaugurim nuk mund të ndodhë, dhe mandati im vazhdon deri sa të formohet një Parlament i zgjedhur në mënyrë legjitime”, shtoi ajo, duke krijuar një përplasje të mundshme me Ëndrrën Gjeorgjiane.

Ndërkohë, Uashingtoni dënoi masat e sigurisë të përdorura kundër gjeorgjianëve që kanë protestuar pas zgjedhjeve të kontestueshme dhe pas një njoftimi më 28 nëntor nga kryeministri Irakli Kobakhidze se Qeveria e tij do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe do t’i refuzojë grantet buxhetore nga Brukseli “deri në fund të vitit 2028”.

“Shtetet e Bashkuara e dënojnë përdorimin e tepruar të forcës nga policia kundër gjeorgjianëve që përpiqen t’i ushtrojnë të drejtat e tyre për tubim dhe për t’u shprehur, përfshirë lirinë e tyre për të protestuar paqësisht”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

“Duke pezulluar procesin e anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE, Ëndrra Gjeorgjiane e ka refuzuar mundësinë për lidhje më të ngushta me Evropën dhe e ka bërë Gjeorgjinë më të cenueshme ndaj Kremlinit”, tha ai.

“Veprimet e ndryshme antidemokratike të Ëndrrës Gjeorgjiane kanë shkelur parimet bazë të Partneritetit Strategjik SHBA-Gjeorgji, i cili bazohej në vlera të përbashkëta dhe angazhime për demokracinë, sundimin e ligjit, shoqërinë civile, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe përpjekjeve kundër korrupsionit. Si rezultat, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar këtë mekanizëm”, theksoi ai.

Më shumë se 100 persona u arrestuan në një tubim të madh pro-BE në Tbilisi më 29 nëntor, ndërsa policia gjeorgjiane përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se protestuesit kishin “fyer dhe sulmuar fizikisht” oficerët e policisë dhe kishin hedhur objekte të ndryshme drejt forcave të sigurisë. Video të ndryshme nga protesta shfaqën oficerë policie duke i rrahur protestues. Kobakhidze sugjeroi më 30 nëntor se kishte incidente të “izoluara” të brutalitetit policor, por edhe “dhunë sistematike” kundër forcave të sigurisë nga protestuesit.

“Në njërën anë kishte dhunë, në anën tjetër kishte incidente”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ditë më parë, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë e cila bën thirrje për zgjedhje të reja legjislative në Gjeorgji dhe për sanksione ndaj anëtarëve të lartë të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Në rezolutë thuhet se rezultati i zgjedhjeve nuk “shërben si përfaqësim i besueshëm i vullnetit të popullit gjeorgjian”.

Gjithashtu, rezoluta i kërkon Bashkimit Evropian, i cili e ngriu aplikimin e Gjeorgjisë për anëtarësim muajin e kaluar, të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve kryesorë të partisë në pushtet, përfshirë Irakli Kobakhidze. Gjeorgjia e mori statusin e kandidatit për BE në dhjetor 2023, por marrëdhëniet me Brukselin janë përkeqësuar muajt e fundit, sidomos pas miratimit të ligjit kontrovers për “agjentët e huaj,” që kritikët thonë se synon t’i diskreditojë mijëra media dhe grupe të shoqërisë civile si “shërbyes të fuqive të huaja”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?