Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidentja e Harvardit kërkon falje për komentet mbi antisemitizmin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidentja e Harvardit kërkon falje për komentet mbi antisemitizmin
AktualitetBote

Presidentja e Harvardit kërkon falje për komentet mbi antisemitizmin

Published: December 9, 2023
Shpërndaje

Presidentja e Universitetit të Harvardit Claudine Gay, kërkoi falje të premten mes një rritje të trysnisë për dorëheqje të presidentes së Universitetit të Pensilvanisë, lidhur me dëshminë e tyre në një seancë dëgjimore në Kongres mbi antisemitizmin. Kritikët, duke filluar nga Shtëpia e Bardhë, thonë se drejtuesit e universiteteve elitë amerikane kanë dështuar t’i japin përgjigje rritjes së antisemitizmit në kampuse.

Në një intervistë të enjten për gazetën studentore “The Crimson”, presidentja e Harvardit, Claudine Gay, tha se ajo u përfshi në një shkëmbim të nxehtë në një seancë dëgjimore të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe nuk arriti të denonconte siç duhet, kërcënimet për dhunë ndaj studentëve hebrenj.

Këtë javë ligjvënësit republikanë akuzuan këto universitete se kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje për studentët hebrenj ndërsa drejtuesit e tyre refuzuan të thonë qartë nëse thirrjet e grupeve studentore pro-palestineze, për kryerje të gjenocidit ndaj hebrejve, thyejnë kodin për bulizëm dhe ngacmim.

- Publicitet -

Ndërkohë, një donator i madh i Universitetit të Pensilvanisë, Ross Stevens, i bëri të ditur të enjten zyrtarëve të këtij universiteti, se do të tërhiqte një dhuratë në vlerën e 100 milionë dollarëve, për shkak të “qëndrimit ndaj antisemitizmit në kampus” dhe nëse nuk zëvendësohej presidentja e tij, Liz Magill.

Dëshmitë e zonjës Gay dhe zonjës Magill kanë shkaktuar reagime të forta në vend, sikurse edhe qëndrimi i Presidentit të MIT-së një tjetër universitet elitë, i cili gjithashtu dëshmoi të martën para Komisionit të Arsimit të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët. Donatorë, ish-studentë si dhe anëtarë të Kongresit të të dyja partive, kanë kërkuar dorëheqjen e tyre.

Tonet e nxehta në komision u shkaktuan për shkak të një sërë pyetjesh sikurse ajo nëse thirrjet për një gjenocid ndaj hebrenjve, shkelnin kodin e sjelljes në universitete. Në seancën dëgjimore të së martës, zonja Gay tha se kjo varej nga konteksti, duke shtuar se kur “një fjalim kalon në sjellje, kjo shkel politikat e universiteteve”.

Por të enjten zonja Gay tha “The Crimson” se i vinte keq për përgjigjen e saj pasi ishte gjendur në një moment, shkëmbimesh të nxehta me ligjvënësit rreth politikave dhe procedurave.

Ajo tha se çka duhet t’i kishte dënuar thirrjet për dhunë kundër komunitetit hebre dhe kërcënimet ndaj studentëve hebrenj si qëndrime nuk kanë vend në Harvard dhe që do të kundërshtohen gjithmonë.

Zonja Magill u tërhoq nga disa prej komenteve të saj të mërkurën, duke thënë se ajo i konsideronte thirrjet për gjenocid ndaj popullit hebre, ngacmim ose frikësim. Ajo tha gjithashtu se do të nisë një rishikim të politikave të Universitetit Penn, duke thënë se megjithëse ato janë udhëhequr prej kohësh nga Kushtetuta amerikane, ishte i nevojshëm një “sqarim e rivlerësim i tyre”.

Universitetet anembanë Shteteve të Bashkuara janë akuzuar se kanë dështuar në mbrojtjen e studentëve hebrenj mes njoftimeve për rritje të antisemitizmit pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Të tre presidentët u thirrën para komisionit për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, por përgjigjet e tyre nxitën reagime të reja të ashpra.

Shtëpia e Bardhë iu bashkua kritikave ndaj tyre. Një zëdhënës tha se thirrjet për gjenocid janë “monstruoze dhe në kundërshtim me gjithçka që përfaqësojmë si vend”.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur
  • Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse
  • Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?