Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prezantohet trajneri i ri i Partizanit, Zoran Zekiç: Objektivi është Europa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prezantohet trajneri i ri i Partizanit, Zoran Zekiç: Objektivi është Europa
AktualitetSport

Prezantohet trajneri i ri i Partizanit, Zoran Zekiç: Objektivi është Europa

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

 

Objektivi është të bëj gati Partizani për Europë! Kështu ka deklaruar trajneri i ri i të kuqve, Zoran Zekiç në prezantimin e tij zyrtar si timonieri i ri i skuadrës.

Mes të tjerash , 49-vjeçari foli pse zgjodhi ekipin e demave.

- Publicitet -

“Pas disa ditësh do të njohim kundërshtarin në Champions dhe kemi 20 ditë kohe që të analizojmë. Nuk e kam ende grupin e plotë. Por pa justifikime, duhet të bëjmë gjithçka që të përgatitemi për atë ndeshje. Asgjë nuk është e pamundur në futboll, por duhet kohë për ta arritur. Unë nuk zgjodha Partizanin, më zgjodhi Partizani mua. Për mua ishte një sfidë e madhe, kam punuar në Moldavi, në Hungari, në Kroaci dhe tani kisha nevojë për një sfidë të re”, tregon Zekiç.

Tekniku kroat bëri një koment dhe për largimin e Kolelës.

“Shpeshherë jeta nuk është kaq e thjeshtë, unë u largova nga Sheriff, ku fitova dy tituj e dy Kupa, luajta e fitova 50 ndeshje në atë periudhë. Jam i lumtur që po marr skuadrën kampione, dua të falënderoi Kolelen dhe stafin e tij, por jeta e një trajneri kështu është”, shtoi kroati.

Edhe drejtori i ri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për planet e skuadrës për sezonin e ri. Ai theksoi se dëshira është që të ruhet grupi aktual, por pa përjashtuar mundësinë e 2 apo 3 afrimeve.

“Kemi synim që grupin aktual ta ruajmë maksimalisht dhe kjo gjë do të bëhet, fokusi është për të ruajtur grupin. Do të ketë 2-3 përforcime që do t’i bëjnë mirë ekipit dhe konkurrenca i rrit. Nuk mund të them ende sa do të marrim apo kë, se jemi ende në negociata, por mund të themi që projekti është i qartë dhe ka nisur para 1 viti dhe i cili është të ulim deri diku nivelin e moshës mesatare në ekip duke bërë të mundur që t’i rrisim në cilësi”, u shpreh Abilaliaj.

Partizani do të njohë kundërshtarin e Champions League në datën 20 qershor, ku do të hidhet dhe shorti në Nion të Zvicrës. Ndeshjet e para do të luhen në 11 korrik ndërsa ato të kthimit në 18 korrik.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Saliu te Rama, kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?