Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit, tregon ku ndodhet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit, tregon ku ndodhet
AktualitetBote

Prigozhin publikon videon e parë pas rebelimit, tregon ku ndodhet

Published: August 22, 2023
Shpërndaje

Shefi mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, e ka adresuar publikun përmes një videoje për herë të parë që nga rebelimi jetëshkurtër ndaj udhëheqësisë së Rusisë në fund të qershorit.

Në orët e vona të mbrëmjes së 21 gushtit, Prigozhin u shfaq në një klip – që besohet të jetë incizuar në Afrikë – që u publikua në kanalet e platformës Telegram të lidhura me grupin Wagner.

Prigozhin shihet duke qëndruar në një zonë shkretëtire dhe me një pushkë në duar. Në prapavijë, shihen edhe shumë njerëz të tjerë të armatosur.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur ta verifikonte datën apo lokacionin e xhirimit të videos, por komentet e Prigozhinit dhe disa postime në kanalet pro-Wagner në Telegram sugjerojnë se videoja është incizuar në Afrikë.

“Temperatura është +50 – gjithçka ashtu siç na pëlqen. Wagner e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën më të lirë. Drejtësi dhe lumturi për popullin afrikan, ne po e bëjmë jetën një makth për ISIS (Shteti Islamik, IS) dhe Al-Kaeda dhe banditët e tjerë”, thotë Prigozhin në video.

Ai më pas thotë se Wagner është duke rekrutuar njerëz dhe se grupi mercenar “do të përmbushë detyrat që i janë vendosur”. Videos iu bashkëngjit edhe një numër telefoni, ku u tha se mund të kontaktojnë ata që duan t’i bashkohen grupit mercenar rus.

- Publicitet -

E ardhmja e Wagnerit dhe Prigozhinit ka qenë e paqartë që kur ai udhëhoqi një rebelim të shkurtër kundër institucionit të mbrojtjes ruse në fund të qershorit dhe Kremlini tha se ai dhe disa nga luftëtarët e tij – të cilët kanë luftuar në disa nga betejat më të ashpra të luftës në Ukrainë – do të largoheshin drejt Bjellorusisë.

Që nga rebelimi, disa luftëtarë të Wagnerit janë zhvendosur në Bjellorusi dhe kanë filluar stërvitjet ushtarake atje. Në komentet e publikuara në fund të korrikut, Prigozhin tha gjithashtu se Wagner ishte gati të rriste më tej praninë e tij në Afrikë. /REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Thesari i madh në Gjermani me pikëpyetje dhe mister, gjenden 934 monedha argjendi
  • Zgjedhja e Endri Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese
  • Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  • SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  • Kanë zgjedhur këtë cep të largët të Tokës për të ndërtuar “një qytetërim të ri” në botën e pas AI

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  2. demo on Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Nuk është çështja se hapen kapitujt, duhen mbyllur”. Rama largohet: “Më pret gjermani…”
  3. demo on Kanë zgjedhur këtë cep të largët të Tokës për të ndërtuar “një qytetërim të ri” në botën e pas AI
  4. demo on INVESTIGIMI: Jo vetëm Kushner, tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
  5. Karamamund elefanti i trete on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?