Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zona ushtarake e Farkës do privatizohet: Qeveria shpall konkurs për qendër ekspozitash dhe hotele
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Zona ushtarake e Farkës do privatizohet: Qeveria shpall konkurs për qendër ekspozitash dhe hotele
EkonomiLajmi i fundit

Zona ushtarake e Farkës do privatizohet: Qeveria shpall konkurs për qendër ekspozitash dhe hotele

Published: January 4, 2024
Shpërndaje

Në një sipërfaqe prej 6 hektarësh, në ish-zonën ushtarake të Farkës në kryeqytet, qeveria deklaron se do financojë ndërtimin e një qendre multifunksionale.

“Expo Albania” do të jetë një hapësirë e dedikuar për evenimente, panaire, koncerte dhe takime, njëherazi edhe si strukturë akomoduese pasi parashikohet të ndërtohen edhe hotele me 3 apo 4 yje.

Përmes Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit është çelur, në fund të muajit dhjetor, edhe konkursi ndërkombëtar mbi idetë e projektimit.

- Publicitet -

“Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është Autoriteti Organizues i procesit të konkursit, i cili do të zhvillohet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 512, datë 30.08.2023 “Për ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të Tirana Expo, dhe për një shtesë fondi në buxhetin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, miratuar për vitin 2023” dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në ligjin shqiptar për prokurimet publike,” thuhet në shpalljen e AKPT-së.

Ky është një konkurs i hapur ndërkombëtar për ide projektimi, i cili organizohet në dy faza. Në fazën 1 të aplikimit, kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipit, kualifikimet, metodologjinë e punës, si dhe deklaratën e vizionit të tyre për sitin, duke përfshirë një përmbledhje të konceptit paraprak. Në fazën 2, juria do të shqyrtojë me kujdes propozimet e ekipeve të përzgjedhura dhe, bazuar në kriteret e fazës 2, do të përzgjedhë propozimin fitues.

Qendra është projektuar që të ndërtohet në ish-zonën ushtarake të Farkës, e përdorur si zonë parkimi për helikopterë. Kjo vendodhje konsiderohet një nyje e rëndësishme, pasi gjendet përgjatë unazës së jashtme të Tiranës, me një lidhje të shpejtë me aeroportin, Korridorin Blu (korridori Adriatiko-Jonian që lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë), Korridorin VIII (rruga Egnatia) si dhe Portin e Durrësit.

“Disa ndërtesa akomodojnë dhe organizojnë evenimente të tilla si panaire dhe ekspozita në Tiranë. Edhe pse këto ndërtesa kanë mundësuar organizimin e disa evenimenteve të ndryshme, me rritjen e vazhdueshme të profilit dhe nivelit të Tiranës, kufizimet në kapacitetet e tyre bëhen gjithmonë e më të dukshme,” e argumenton qeveria këtë nismë.

Në shpalljen e konkursit të projektimit nuk saktësohet nëse investimi për ndërtimin e qendrës së re do të kryhet nga vetë qeveria apo do të jetë një investim privat. Por fakti që në projekt parashikohet edhe ndërtim hotelesh shton dyshimet se ky do të jetë një biznes privat, mbi një tokë shtetërore në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës.

Qendra do të përfshijë disa salla ekspozimi, konferencash dhe mbledhjeje, auditorë si dhe të gjitha hapësirat e nevojshme mbështetëse, teknike dhe të magazinimit.

“Duhet të projektohet për të qenë e gatshme të akomodojë ekspozita, panaire dhe evenimente që mbulojnë një gamë të gjerë sektorësh, si: ai i ndërtesave, ndërtimit, inxhinierisë, prodhimit, pasurive të paluajtshme, menaxhimit, shëndetit, mjekësisë dhe farmaceutikës, shtëpive, kopshteve, dhuratave, kozmetikës, bukurisë, të dhënave, IT dhe teknologjisë, energjisë, automobilistikës, transportit, medias dhe kontentit, kulturës ‘pop’, lojërave elektronike, shtypshkrimit dhe paketimit, sigurisë dhe mbrojtjes, sportit dhe mirëqenies, udhëtimit dhe turizmit”, theksohet ndër të tjera në dokument.

“Expo Albania” do të jetë qendra më e madhe në kryeqytet, duke tejkaluar kapacitetet e Pallatit të Kongreseve si edhe të dy qendra të tjera të ngjashme, të ndërtuara nga kompani private – thotë njoftimi i qeverisë.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Hajduti i pangopur says:
    January 4, 2024 at 7:58 pm

    po mos u lodhni kot se e ka zene Zamiri.po zbrazet Shqiperia qe te pangopurit te fryhen derisa te bejne “bam”

    Reply
  • mali says:
    January 4, 2024 at 9:01 pm

    Pra eshte nje qender e re per Tiranen,gje e nevojshme.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    January 4, 2024 at 10:39 pm

    Po ka patur pronar te drejten e privatizimit e ka ish pronari.

    Reply
  • mali says:
    January 4, 2024 at 11:35 pm

    Filoeuropian e di qe ka nje ligj qe shtetezon pronen private per interesa publike?

    Reply
  • Patriot says:
    January 5, 2024 at 1:14 am

    Ku eshte ndryshimi midis kompleksit portizani dhe farkes. Te dyja kane qene te ushtrise. Kur qeverite pasken pasure kaqe shume prona pse nuk kompesojne pronation? Ose jepi pronarit te vetin dhe falja te tjereve keto. Per sa i perket ligjit te malit ( pseudenimi enverit gjate luftes) eshte per nderime publike, rruge,shkolla, dhe jo per yoke e xanun, sepse flete nga dritarja. KM do ta perdore per hotel private o shoku mali.

    Reply
  • demo says:
    January 5, 2024 at 2:07 am

    Mire te thone o kryeminiswter!Perse nuk kompenson pronaret e vertete me keto pronat e Ushtrise,qe i grabiti Berisha me cecenet qe zbriti nya malet,qe ne 1993?
    Po ty nuk te vete mendja tek pronari varfer me tapi te Zogut,se ti e ke menden tek kompanite e tuneleve te ballukes,qe inagurohen 7 here dhe rrezohen 17 here,.Hajt se te pame hajrin edhe ty.
    shiko se4 nuk i ke punet ne rregull andej nga amerika.
    Sot jane botuar 156 faqe nga Kongresi Amerikan me emrin e kryeministrit shqiptar edi Rama qe ka shpenzuar 6000 euro neper hotelet e Trumpit ne Washington bashke me ceten Damjan Gjiknuri,Ducka dhe ay sigurimsi tjeter,qe i kishin bere goxha xhiro Hoteleve te Trumpit bashke me MCGonigallin,Deripasken.Vecse ky Gonigalli nuk kishte fjetur ne dhomat e rezervuara nga Ekipi shqiptar,por ne shtepi te vet,.Neper restorante ishin dendur.Nga 1000 dollare per koke kishte vajtur dreka.Atyre Amerikaneve ju duket gje e madhe 1000 dollare dreka,sikur jane nga Sojniku Gramshit.Goxha kongres ka vajtur ka mbledhur faturat .
    Tu kane qepur,o Rame!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Do ta hash si Memet Shehu,qe hengriu piu me Titon ne vaporr dhe ja nzorren pas 20 vjetesh.

    Reply
  • demo says:
    January 5, 2024 at 2:46 am

    Cpasken qene per spiunlluqe keta Amerikanet?????
    Paparace,laparace,shkojne e filmojne Bill Gates me Jeff Bezos ne rradhe per sufllaqe tek kioska McDonald.
    Kur te llogariten Hesapet tamam,si ju llogariten Norieges,Sadamit,Gadafit,,,Musku i SPACE X,Bill gates,Jeff Bezos do dalin pabuksa.Tre vendet e para jane ne Shqiperi.

    Reply
  • analfabeti says:
    January 5, 2024 at 7:54 am

    Nuk besoj qe mund te ekzistoje nje ligj i tille qe shteti ti marre pronen privatit por per nevoja mund t’ja bleje dhe me çmim tregu, por dhe ne qofte se ekziston nje ligj i tille eshte komplet gabim,eshte nje vjedhje.

    Reply
  • evenimente, panaire, koncerte dhe takime, njëherazi edhe si strukturë akomoduese says:
    January 5, 2024 at 8:15 am

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Reply
  • mali says:
    January 5, 2024 at 2:18 pm

    E kush ia ka mbajtur doren deri tani Rames qe ben si te doje dac me pronat private a te shtetit?Opozite e Sali Berishes apo parlamenti ,apo kuklla president.Te gjitha ligjet I kane bere per bythen e tyre.Ato veprojne deri sa realizojne interesat e grupit dhe pastaj ligji bllokohet per popullin me pretekse te ndryshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?