Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
BoteLajmi i fundit

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin

Published: February 22, 2025
Shpërndaje

Përgatitjet kanë filluar për një takim mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, tha të shtunën Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov.

Një takim i tillë do të shënonte një zhvendosje dramatike nga izolimi perëndimor i Moskës lidhur me luftën e saj në Ukrainë.

Duke folur për mediat shtetërore ruse, Ryabkov tha se një takim i mundshëm Putin-Trump mund të përfshijë bisedime të gjera mbi çështjet globale, jo vetëm luftën në Ukrainë.

- Publicitet -

“Bëhet fjalë për fillimin e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, gjetjes së mënyrave për të zgjidhur situatat më të mprehta dhe që mund të jenë shumë, shumë të rrezikshme, mes tyre edhe Ukraina”, tha ai.

Por zyrtari rus tha se përpjekjet për të organizuar një takim të tillë janë në një fazë të hershme dhe se realizimi i tij do të kërkojë “punë përgatitore intensive”.

Ryabkov tha se të dërguarit e SHBA-së dhe Rusisë mund të takohen “brenda dy javëve të ardhshme” për t’u hapur rrugën bisedimeve të mëtejshme midis zyrtarëve të lartë.

Përfaqësuesit rusë dhe amerikanë ranë dakord të martën të fillojnë punën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të përmirësuar lidhjet e tyre diplomatike dhe ekonomike, sipas diplomatëve të lartë të dy vendeve, në një takim të nivelit të lartë në Arabinë Saudite që shënoi një ndryshim drastik në politikën e jashtme amerikane nën udhëheqjen e Presidentit Trump.

Pas takimit, Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio tha se të dyja palët ranë dakord gjerësisht për të ndjekur tre objektiva: rivendosjen e personelit në ambasadat e tyre përkatëse në Uashington dhe Moskë; krijimin e një ekipi të nivelit të lartë për të mbështetur bisedimet e paqes në Ukrainë; dhe eksplorimin e marrëdhënieve më të ngushta si edhe bashkëpunimin ekonomik.

Megjithatë ai theksoi se bisedimet, ku morën pjesë homologu i tij rus, Sergei Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë dhe amerikanë, shënuan fillimin e një dialogu dhe se ka më shumë punë përpara.

Ministri Lavrov, nga ana e tij, e përshëndeti takimin si “shumë të dobishëm”.

Asnjë zyrtar ukrainas nuk ishte i pranishëm në takimin, i cili vjen ndërsa Ukraina po humb ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme terren përballë trupave ruse që janë më të shumta në numër, tre vjet pasi Moska filloi agresionin frontal ndaj fqinjit të saj më të vogël.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë rezultat nga bisedimet pasi Kievi nuk mori pjesë. Aleatët evropianë gjithashtu kanë shprehur shqetësime se po anashkalohen.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • George says:
    February 22, 2025 at 10:52 pm

    Përgatitjet për takimin e Presidentit amerikan Krasnov (Donald Trump) dhe atij rus, Vladimir Putin kane filluar qysh ne vitin 1987… Bota nuk ka pare asgje deri me sot!

    Reply
  • demo says:
    February 23, 2025 at 9:18 am

    Bota do kthehet ne Monarki.Monarkite Kushtetuese Putin,Orban,Lukashenko,Vucic,Edi Rama,do jene Modeli.Trapi do te jete President i Amerikes deri sa te vdes si Xiu Kines,rrezik Do ta beje presidencen Amerikane te trashegueshme si Kim Jongu.Bota do jete ne dore te Humorit dhe Interesave te ketyre.

    Reply
  • Katiu says:
    February 23, 2025 at 1:07 pm

    Xhorxh !
    E kanë thënë filozofet, historia dikur tragjike , kthehet më von në komedi .
    Para “ agjentit Krasnov ( presidentit Tramp ) janë akuzuar edhe figura të shquara historike:

    Bismarku , agjent I rusëve , Lenini – agjent i gjermanëve , Stalini- agjent i policisë sekrete cariste ,Mehmeti ynë ua kaloi të gjithëve- poliagjent ….E kush i mban mënd të gjitha ç’janë thënë e ç’janë shkruar !

    Janë ca sekrete shtetęrore që nuk bëhen asnjë here publike, flas për shtete serioze !

    Po të qe Trampi agjent , Gorbaçovi dhe Jelcini do ua kishin dhënë menjëherë amerikanëve .
    Siç duket , kapterin e KGB nga Kazakistani , e kanë blerë ……..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?