Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PROCES VERBALI: “Nuk kam gjë, mua më vrau…” Këto ishin fjalët e fundit të Koçi Xoxes para togës së pushkatimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > PROCES VERBALI: “Nuk kam gjë, mua më vrau…” Këto ishin fjalët e fundit të Koçi Xoxes para togës së pushkatimit
HistoriLajmi i fundit

PROCES VERBALI: “Nuk kam gjë, mua më vrau…” Këto ishin fjalët e fundit të Koçi Xoxes para togës së pushkatimit

Published: March 2, 2024
Shpërndaje

Gazeta DITA ka botuar pjesë nga arkiva e gjyqit që dënoi me vdekje ish-ministrin Koçi Xoxe.

Në seancën e 13-të dhe të fundit të gjyqit (datë 10.06.1949) u dha vendimi për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci dhe Nuri Huta.

Gjykata jep dënim kapital për Xoxen, e cilësuar si “kreu i bandës armiqësore-trockiste” dhe nga 5 deri në 20 vite dënim për katër bashkëpunëtorët e tij.

- Publicitet -

Ata dënohen edhe me punë të detyruar gjatë privimit të lirisë. Të dënuarit humbasin gjithashtu të drejtat civile dhe u hiqen gradat që kanë pasur.

Në leximin e vendimit për Gjeneral Leitnant Koçi Xoxen bie në sy se ai dënohet edhe për “arrestime, vrasje, internime të paligjshme dhe torturime të shtetasve” e gjithashtu për “përvetësimin e të hollave në dëm të arkës së shtetit dhe të partisë” – raporton gazeta DITA.

Pandi Kristo u dënua me 20 vjet privim lirie, Vaskë Koleci me 15 vjet privim lirie, Nuri Huta me 10 vite privim lirie dhe Vango Mitrojorgji me 5 vjet privim lirie

“Në bazë të nenit 2 paragrafi i IV të Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë dhe mbi zbatimin e konfiskimit, pasi rezulton se të dënuarit e mësipërm nuk zotërojnë pasuri, gjykata vendos përjashtimin e tyre nga masa e konfiskimit” – thuhet në vendimin e shpallur në Tiranë, më 10 qershor 1949, firmosur nga kryetari i trupit gjykues, Frederik Nosi dhe anëtarët Niko Zoto, Vasil Trimçev dhe sekretar, Kozma Toçi.

Pas dënimit nga Gjykata e Lartë, Xoxe i dërgon dy lutje Presidiumit të Kuvendit popullor për faljen e jetës.

Në lutje Xoxe theksonte “dashurinë për Partinë, gabimet pa dashje, kontributin e dhënë në luftë, vështirësitë e familjes së tij të madhe”.

“Vini dorën në zemër, të më falni jetën, duke më lënë barrën e rëndë t’ia shpërblej gjithë jetën Partisë e vendit” shkruante Xoxe sipas dokumentit të lutjes së tij, publikuar për herë të parë nga Dita.

Por lutjet nuk u pranuan. Koçi Xoxe pushkatohet në orën 23:15 të datës 11.VI.1949.

PROCES-VERBAL

I mbajtur sot më datë 11.VI.1949, ora 23:15 mbi ekzekutimin e dënimit me vdekje, të dhënë nga Gjykata e Lartë, Koçi Xoxes.

Ekzekutimi i të dënuarit u krye në prezencë të akuzës publike shokut Bedri Spahiu, duke qenë i asistuar prej sekretarit Kozma Toçi, të deleguarit të Degës së Brendshme të Tiranës, Major Halim Xhelos si dhe prej mjekut, Nënkolonel shokut Ibrahim Dervishit.

Në datën dhe orën e shënuar, në krye të këtij procesi, u suall i dënuari në vendin e ekzekutimit.

Prokurori, shoku Bedri Spahiu, i bëri edhe një herë të ditur të dënuarit se kërkesa për falje qe refuzuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe e pyeti nëse ishte takuar me familjarët e tij. I dënuari u përgjigj se po, ishte takuar me familjarët e tij.

“Në këtë moment”, tha Prokurori, “je sjellë këtu për të vënë në zbatim vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Lartë. Prandaj thuaj nëse ke gjë për të thënë ose porosi për të lënë si vullnet të fundit.”

I dënuari Koçi Xoxe përgjigjet se: “Nuk kam gjë për të thënë. Familjen e takova!”

Prokurori i kujtoi edhe një herë nëse kishte ndonjë porosi për të lënë dhe i dënuari përgjigjet: Nuk kam gjë, të rrojë Partia, Republika, Bashkimi dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi Bedri Spahiu!”

Prokurori Bedri Spahiu tha: “Partia dhe Republika jonë do të rrojnë e lulëzojnë dhe kjo jo për vullnetin tënd.”

Në këtë çast, pikërisht në orën 23:15, përfaqësuesi i Akuzës Publike urdhëroi të kryhej ekzekutimi me pushkatim.

Pas qëllesave të togës së pushkatimit, u porosit mjeku, shoku Ibrahim Dervishi, i cili ekzaminoi trupin e të dënuarit dhe konstatoi se në vijim të qëllesave (gjuajtjeve me armë) të togës së pushkatimit, ka vdekur.

Pastaj, u urdhërua të kryhej varrimi i kufomës, pasi familjarët nuk kishin shfaqur ndonjë dëshirë për ta marrë atë, (kufomën).

Konform nenit 8 të Ligjit “Mbi ekzekutimin e dënimeve”, u mbajt ky proces-verbal, një kopje e të cilit i dërgohet Gjykatës së Lartë për t’u bashkuar me aktet.

Tiranë, më 11.VI.1949, ora 23:15

Firmosin: Mjeku: Ibrahim Dervishi Përfaqësuesi i DPB Tiranë: Halim Xhelo Sekretari: Kozma Toçi Përfaqësues i akuzës: Bedri Spahiu

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?