Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Producentja e Fox News-it padit rrjetin televiziv, për presion dhe diskriminim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Producentja e Fox News-it padit rrjetin televiziv, për presion dhe diskriminim
AktualitetBote

Producentja e Fox News-it padit rrjetin televiziv, për presion dhe diskriminim

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Një producente e Fox News-it ka ngritur padi ndaj televizionit duke pretenduar se rrjeti e ka vënë atë nën trysni, duke i kërkuar të mos thotë të vërtetën lidhur me një padi për shpifje, që është ngritur ndaj këtij rrjeti. Kompania Dominion, prodhuese e aparaturave për votim elektronik, ka paditur Fox New-in për shpifje, duke akuzuar rrjetit mediatik se u ka dhënë zë pretendimeve të rreme, për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Në padinë e ngritur Abby Grossber, e cila është detyruar, sikurse thotë ajo, të marrë leje nga puna, pretendon gjithashtu se rrjeti e ka diskriminuar për shkak të gjinisë dhe besimit hebre. Aktpadia vjen në një kohë kur Gjykata e Lartë e shtetit të Delauerit ka nisur seancat dëgjimore në betejën ligjore mes Fox New-it dhe kompanisë ‘Dominion Voting Systems’, që kërkon një dëmshpërblim prej 1.6 miliardë dollarësh nga rrjeti televiziv.

Padia e kompanisë Dominion e ka vënë në një situate të vështirë rrjetin Fox News, duke treguar trysninë politike ndaj programeve të tij dhe se si figurat televizive të rrjetit shpreheshin privatisht me përçmim ndaj ish-Presidentin Donald Trump. Kompania Dominion, me bazë në Denver, që prodhon makineritë për numërimin e votave, pretendon se disa nga punonjësit e Fox News përhapën pretendime të pavërteta të bëra nga aleatë të Trump se makineritë e saj ndryshuan votat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe se Fox-i u kishte dhënë mundësi të ftuarve të shpifnin në kurriz të kompanisë.

- Publicitet -

Avokatët e Fox News-it argumentojnë se rrjeti ishte i detyruar të raportonte mbi një nga lajmet më të rëndësishme të kohës, akuzat e presidenti për manipulim në zgjedhje. Të dhënat e publikuara më parë mbi këtë rast tregojnë se personalitete dhe drejtues të Fox News-it kishin dyshime mbi këto pretendime, por megjithatë në mënyrë të vazhdueshme i dhanë kohë televizive të ftuarve që ngrinin këto pretendime. Gjykatësi i shtetit të Delauerit, Eric Davis dëgjoi të martën argumentat e të dyja palëve. Për të fituar çështjen, kompania Dominion duhet të bindë gjykatësin Davis se punonjësit e Fox News-it vepruan me keqdashje të vërtetë ose shpërfillën të vërtetën. Davis u tha avokatëve të të dyja palëve se nuk ka marrë ende vendim.

“Duhet të informohem”, tha gjykatësi kur filloi seanca. “Unë nuk kam marrë paraprakisht asnjë vendim. Nëse Davis lejon vazhdimin e çështjes, gjyqi është planifikuar të fillojë më 17 prill. Në padinë e saj, të paraqitur të hënën në gjykatën federale në qytetin e Nju Jorkut, zonja Grossberg pretendon se avokatët e Fox-it e këshilluan atë të mos punësonte një avokat personal për çështjen dhe i lanë të kuptonte se nuk duhet të ishte “shumë e sinqertë” në dëshminë e saj.

Gjatë dëshmisë së saj, kur u pyet nga një avokat i kompanisë Dominion nëse ishte e rëndësishme të korrigjohej një gënjeshtër që një e ftuar kishte thënë në një nga emisionet e saj, zonja Grossberg u përgjigj: “Jo”. Në padi, ajo thotë se e dha atë përgjigje sepse mendonte se kjo do ishte përgjigja që do t’i shërbente interesave të Fox News-in.

Po ashtu, në padi, zonja Grossberg tha se ishte producente për programin e Tucker Carlson në kohën kur u detyrua të merrte lejen dhe kishte punuar më parë me një tjetër personalitet të shquar të rrjetit, Maria Bartiromo. Fox u kundërpërgjigj duke ngritur një padi që synon të ndalojë producenten që të bëjë publike diskutimet konfidenciale me avokatët e kompanisë.

Në padinë e saj zonja Grossberg pretendon se në fillim të këtij viti, Fox-i bëri një vlerësim të ulët për punën e saj, kjo pasi ajo ishte ankuar për diskriminimin të përsëritur gjinor, veçanërisht në programin e Carlson, me të cilin ajo po punonte së fundmi. Sipas saj në zyrat e programit ishte vendosur një poster i ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, veshur me rroba banje dhe se personeli i emisionit bënte shaka të vrazhda e seksiste për politikanët gra.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?