Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion
KronikeLajmi i fundit

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion

Published: May 10, 2025
Shpërndaje

Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij të premten në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa komentuan thuajse në mënyrë automatike mesazhe në dukje në favor të “Lëvizjes Bashkë”.

“Nëse doni ndryshim dhe jeni me të majtën e vërtetë, votoni numrin 2, Arlind Qori”, shkroi Ngô Th??ng, nga Vietnami.

Mesazh që u replikua nga dhjetëra profile të ngjashme.

- Publicitet -

Në faqen e Ramës u shënuan edhe mbi 1 mijë reagime që shprehnin zemërim, po ashtu nga profile prej Vietnamit apo vendeve të tjerë të Azisë.

Megjithatë Lëvizja Bashkë mohoi kategorikisht të ishte e lidhur me sulmin dhe e cilësoi një përpjekje të kundërshtarëve për ta përbaltur atë.

“Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, aq më pak të paguajmë profile të rreme. Aktivistët tanë komentojnë vetëm me profilet e tyre. Me sa duket kjo është një orvatje e kundërshtarëve tanë për të na përbaltur”, i tha BIRN Arlind Qori.

Kryeministria dhe Partia Socialiste nuk iu përgjigjen pyetjeve për koment, nëse kjo metodë e çuditshme ishte përdorur për të rritur angazhimin në videon live dhe as nuk mbajtën qëndrim në lidhje me fushatën që zgjati më shumë se një orë përgjatë intervistës.

BIRN gjeti në një investigim të mëparshëm se një skemë e tillë për të rritur angazhimin në rrjete sociale ishte e pranishme në faqen Team Edi Rama, e cila pavarësisht numrit jo domethënës të ndjekësve arrinte 1.6 milion shikues me videot e saj.

Përveç kësaj faqeje, dhjetëra të tjera të ngjashme në Facebook dhe Instagram janë angazhuar gjatë javëve të fundit në atë që ekspertët e komunikimit e përshkruajnë si fushatë elektorale nga “palë të treta” – profile sociale që formalisht nuk lidhen me partitë politike, por që qartazi përhapin mesazhe elektorale gjatë fushatës, të cilat në shumë raste godasin rivalët politikë me përmbajtje denigruese./BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ¿? says:
    May 10, 2025 at 12:49 pm

    Edhe keto socialet-fekalet ishin mangut per te shtuar llumin e konfuzionit ne ate vend te mrekullueshem mbushur me idiote qe eshte Shqiperia.

    Reply
  • demo says:
    May 10, 2025 at 12:55 pm

    Hane Shan,Hane Bagdat! Keto Vietkonget mua me duken si killerat kompjuterike te Iranit,qe sulmuan Kompjuterat e Kryeministrise dhe mijra Firma kineze te Sali Berishes qe grrapsen TVSH ne Kryeministrine e Sali Berishes.
    Or po jane shejtanerit qe polli shpia Partise.Kur nuk kishte kompjutera,Enver Hoxha i vuri minat jugosllave luftanijeve engleze,gjoja i kishin vene Gjermanet.Pa shkolle e pa Diplome mund te jene keta,por kane bere shkollen e Shejtanit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  2. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Zdromsi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  5. Luani. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?