Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektligji i basteve sportive shtyhet sërish në Komisionin e Ekonomisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Projektligji i basteve sportive shtyhet sërish në Komisionin e Ekonomisë
EkonomiLajmi i fundit

Projektligji i basteve sportive shtyhet sërish në Komisionin e Ekonomisë

Published: January 23, 2024
Shpërndaje

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shtyu të martën diskutimin për projektligjin shumë të kontestuar për rikthimin e basteve online me argumentin se po rishikohet nga Ministria e Financave dhe shërbimet juridike të Kuvendit.

Ky projektligj po diskutohet në Kuvend që prej korrikut të vitit të shkuar, ku është kundërshtuar nga opozita, nga grupet e interesit dhe nga vetë deputetë të mazhorancës. Pas kritikave, komisioni vendosi që të përpunojë draftin fillestar të qeverisë, mbi të cilin prej disa javësh diskutimet po bëhen larg syve të publikut.

Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi tha se arsyeja e shtyrjes ishte kërkesa për më shumë kohë për përpunimin e draftit final nga shërbimi juridik i Kuvendit.

- Publicitet -

“Shërbimet që po reflektojnë diskutimet që janë bërë apo disa përvoja tjera të BE, kërkuan pak më shumë kohë dhe nuk ishin të gatshëm sot që të na e vendosnin një material me pikat konkrete,” tha ai, duke shtuar se shërbimet e Kuvendit janë në kontakt edhe me Ministrinë e Financave.

Shalsi e quajti një ligj të rëndësishëm “për shkak të kaluarës” dhe e lidhi vonesën me nevojën për t’u shkëputur “nga aktorët e vjetër” të këtij sektori.

“Ndaj duhet të hedhim disa hapa që duhet të çojnë jo vetëm drejt formalizimit të tregut, por edhe drejt shkëputjes nga aktorë që duhet t’i lënë vendin aktorëve dhe kompanive serioze që kanë provuar që dinë të punojnë, të menaxhojnë tregun dhe kanë investimet e nevojshme,” tha ai.

Më herët në seancat dëgjimore, grupet e interesit paralajmëruan deputetët se projektligji nuk do ta ndalojë aktivitetin e paligjshëm, pasi penalizon kompanitë shqiptare me përvojë në treg.

Ish-kryetari i shoqatës së basteve, Artan Shyti tha se problemi kryesor i ligjit të ri ishte penalizimi i kompanive shqiptare me përvojë në këtë treg, duke vendosur kritere për aksionerë të huaj.

“Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, do të dështojë ky proces,” u tha ai deputetëve.

Qeveria shqiptare e targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacionit “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie.

Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.

Sipas propozimeve të reja, bastet sportive do të lejohen vetëm online, e drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do jepet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nëpërmjet një komisioni të veçantë e kriteresh të forta.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Dursakja says:
    January 25, 2024 at 3:30 am

    Ministria e bujqësisë të merret me problemet e furnizimin e popullatës me sasinë dhe cilësinë e duhur. Subvensionimet në kohën e duhur dhe sasinë e duhur nëse vazhdojnë kështu do të kemi një katastrofë në bujqësinë shqiptare. I vini gishtin kokës ose ndryshe i thërrisni mendjes o drejtues të këtij institucioni se dhe tashmë është vonë.

    Reply
  • Aldrin says:
    January 25, 2024 at 4:47 am

    SI duket, tashme o ca vone o durrcakeja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?