Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën në lidhje me Alda Klosin, ish-zyrtaren e ministrisë së Rindërtimit dhe ministrisë së Financave.
Mësohet se Alda Klosi është kërkuar të dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim. Për pastruesen Rozeta Dobi ka kërkuar të shpallet fajtore dhe të dënohet me gjashtë vite burg.
Ndërsa për djalin e saj është kërkuar 4 vite burg dhe të aplikohet ulja e dënimit me 1/3.
“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit”, ka thënë Prokuroria.
Ndërsa mbrojtja e djalit të pastrueses, Havier Dobit ka deklaruar: Ai ka pranuar veprën penale dhe ka shprehur pendesë të thellë per ate qe ka kryet, Havieri eshte i vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen, gjykata të ketë parasysh rrethana lehtësuese, për këto arsye, vlerësojmë që të mos dënohet me burg, por me shërbim prove.
Në këtë seancë mbrojtja e Alda Klosit është shprehur: Konkluzionet tona ne i kemi me shkrim, bëhet fjalë për 3 pasuri kur Alda Klosi ka pasur për detyrë që të deklarojë pasuritë. Bëhet fjalë për 2 automjete dhe një apartament, në fakt detyrën për të deklaruar pasuritë e ka pasur personi i lidhur sepse ai ka pasur për detyrë të saktësojë kohën kur është krijuar pasuria. Ne kërkojmë pafajësi nga gjykata sepse e pandehura Alda Klosi është krye familjare ka në vajzë dhe një djalë të mitur dhe po ashtu ka probleme shëndetësore dhe ajo vet është jo mirë me shëndet në këto kushte kërkojmë që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim.
j.l./ dita

Po pse pastruesja denohet te denohet me 6 vjet dhe ajo zyrtarje me 2- vjet.Ku nsdryshojne nga njera tjetra, a kane vjedhur te dyja???Me keq vepra e zyrtares sepse ka abuzuar me detyren, ndersa pastruesja ka bere detyren
Altin ,kjo eshte pune e gjykatave.Thuaj shyqyr e mbyllen.Ishalla mbyllin sa me shpejt dosjet se u bene boze me popull.
SPAK duhet te ndryshoje marshon e shpejtesise.Duhet I 5 se boll vegjetuan.
Domethënë i vogëli e ha gjithmonë
Normal krim më i rëndë të vjedhësh një hajdute, sesa të vjedhësh paratë tona
Na benet qejfi shume,qe kjo pastruese u denua 6 vjet,..Ajo shoqja kesaj,Tixhja e Sanatoriumit futi ne dhe shume fatkeqe,por nje i doli. Duken si Dosa te shushatura keto,por e luajne lojen keto me mire se Ato me shkolle.I biri kesaj kishte nje Flote me Vetura luxoze,qe si kishte as Enver Hoxha.
Kjo Pastruesja Dobi,per pak mbylli Universitetet.Brezi i ri nuk shkonte me ne shkolle,se i mjaftonte 8 vjecarja,per te bere pastruesen.Ky i biri u be shembull per Rinine,qe pa punuar fare,bente varra vingo neper Tirane me makina te shtrenjta luxoze.Prandaj ketyre llumit te proletariatit duhet t`i shtohet denimi.
Altin ,keta t’i kane thene gjerat terthorazi.
Ligjet kane disa nene.Kjo Alda u gjykua per 1.mos deklarim pasurie.Denimi:pezullon te punoje ne fuksione shteti per………vjet.
2.korupsion ne masen ……perfitim monetar.Kjo quhet veper penale.
Besoj qe per piken 2.denohet me privim lirie me masen sipas nenpikes……
Ndersa per nene e bir keta I kap vepra penale dhe jo penale.
Jo penale sepse kane shfrytezuan mirebesimin e punedhnesit.Kjo iu shenohet ne ate qe ne e quajme biografi,por qe sot punemaresi e kerkon perpara se te te punesoje.
Vepra penale:
1.vjedhje me paramendim ne disa shtepi.
2.fshehje e parave te pista.
3.mos deklarimi I tyre ne polici.
4.perdorim I parave per jete luksoze.
Keshtu z.altin.
4vepra penale × 2= 8 vjet burg.
Shkurt mos hyre ne boten e gjykatave.
Nuk perjashtohen raste edhe per shkelje si kudo.
Kjo eshte tamam me humorin e lopes se vjedhure qe tha: po ai qe e vodhi nuk ka faje fare o shoke. Me kete drejtesi dhe me keto komentuse Tigri duhet te shpallet hero. Alda zyrtare po, hajdute po, denohet me pake kurse ato qe benin transportin sipas urdherave te saje, quhet denohet me pake. Kur mbante thaset me leke nuk ishte semure ndersa tani u semure. Kjo teoria e semundjes per zyrtaret u be e neveritshmer. Pra shrehja sa me shume te vjedhesh aq me pake denohesh po gjene mbeshtetje dhe nga SPAKU uturaku
Kete pastrusen e paska marre per mbare burgu, ka rene ne peshe. Te tjeret harxhojne pare neper palestra, doktor dhe nutirista qe te dobesohen. Mendoni sa ka harxhuar Mona.
Sa per Alden, 2 vjet eshte shume, te dali menjere nga burgu, se ne kete rast eshte viktima. Ti kthehet gjeja e vjedhur, kuptohet pasi tu zbriten tarifat dhe honoraret e avokateve, prokuroreve dhe gjykatesve.
Po mire or gjykates, kush eshte hajduti me rrezikshem ketu, (nuk di cfare termi ka ne gjuhen juridike);
Nje hajdut ordiner si kjo pastrusia me te birin, qe jane aq idiot sa nuk dine te mbulojne gjene vjedhur, duke u kapardisur me makina te shtrenjta.
Apo kjo hajdutja e sofistikuar, qe fut duart ne pasurine shteterore, qe nga mencuria nuk shkon me larg me kategorine e pare derisa lajmeron policine
Kush ka mundesi te shkaktoj demin me te madh nga keta dy tipe hajdutesh. Mendoj se dhe denimi do te ishte ne kete porpocion.
Per me teper denimi ka dhe efekte preventive, u thote atyre te tjereve cfare te pret po vodhe. Keshtu si i denoni ju, ata jane mese te lumtur te bejne disa muaj burg edhe po u kapen.
capi, “demin me te madh” e shkaktojne pastruesja me te birin sepse kane vjedhur nje punonjese shteti (qe ka mundesi te mbaje nje pastruese ) kurse ajo e varfera punonjese e shtetit ka vjedhur popullin,por ama eshte tregur e sinqerte duke bashkepunuar me drejtesine ( me sa me kujtohet deklaroi se parat ishinper xhaxhain e semure ne Amerike ) dhe se ajo vetem po i ruante ! Eshte gjynah i madh te denohen punonjesit e shtetit edhe se na vjedhi nga pak si shume sepse ata interesohen per shendetin tone. Ata bejne ate qe ne te mos vuajme kurre nga oboziteti dhe te shkretet me tu arrestuar dalin te tere te semur gje qe me pare nga puna e shumte qe bejne per te na sherbyer as qe e kane vene re !