Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka nisur diskutimin e ndryshimit të Kodit Rrugor sa i përket kohëzgjatjes së patentave, një iniciavë kjo e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Por gjatë këtij diskutimi u hodh edhe ideja e ndryshimit të limitit të shpejtësisë në qytete ku propozohet të bëhet nga 40 km në orë në 30 km në orë dhe në autostradat që ofrojnë kushtet maksimale, shpejtësia maksimale të bëhet 130 km në orë nga 110 km në orë.
Balla: Propozimet e mia janë një pjesë e disa çështjeve që në diskutimin e përditshëm ekzistojnë. Kemi trashëguar disa çështje që kanë qenë qëkur në Shqipëri kanë qenë kushte të tjera në infrastrukturë. Përcaktimin e limitit e shpejtësisë e bën Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ne ta spostojmë këtë limit nga 110 km në orë në 130 km në orë. Jam dakord që në rrugët brenda qyteteve limiti 40 km në orë është shumë i lartë. Në qendër të Tiranës kemi pasur raste të aksidenteve rrugore për shkak të limitit 40 km. Trendi global është që brenda qyteteve të jetë limiti 30 km në orë.
Agron Duka: Çdo heqje e burokracive pritet pozitivisht. Nuk marr përsipër të them se sa duhet të jetë limiti i shpejtësisë por besoj se kjo duhet bërë me specialistë. Një gjë që gjithmonë e kam dashur ta diskutoj është që si ka mundësi që ne kemi në hyrje të Tiranës një rrethrrotullim të madh pavarësisht se rregulli thotë që duhet të dalë njëri nga rrethrrotullimi pastaj të hyjë tjetri. Çfarë na kushton ne të vëmë me 3 semaforë. Ndoshta e kam gabim unë, por më duket katrahurë. A mund të rregullohet lëvizja në këtë rrethrrotullim?
Pëllumbi: Ne nuk përcaktojmë se ku do rritet shpejtësia, por i japim të drejtën Autoritetit Rrugor që shpejtësinë maksimale ta kenë 130 km në orë, por pastaj janë këta që e përcaktojnë se cilat janë ato rrugë. Sa i përket rrethrrotullimit, ajo i përket edukatës së shofereve.
Ardi Veliu (zv.ministër i Transporteve): Sa i përket rrethrrotullimeve, në Kodin Rrugor është e përcaktuar se ku dhe kur vendosen semaforët. Në rrethrrotullime, pavarësisht nga drejtimeve, lëvizja rregullohet me sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
Helidon Bushati: Është nga të vetmet iniciativa që nuk ka pas interesat e një oligarku. Vetëm nëse keni në plan të jepni me koncension edhe policinë rrugore dhe të merrni interesa nga gjobat që do vendosen.

Nuk është faji i atyre që e paraqesin.
Në Itali limiti në qendrat e banuara është 50km/orë, dhe statistikat na i tregon INSTAT që burim aksidenti në qytete nuk është shpejtësia por sjellja e gabuar dhe inxhinierimi me të meta kolosale i ndërtimit të rrugëve dhe planit të trafikut.
Përsa i takon jashtë qendrave të banuara limiti i shpejtësisë mund të shkojë 130 km/orë vetëm në autostrada. Problemi del që ku janë ato në Shqipëri.
Lidhur me moshën e drejtuesve të mjeteve , ajo më e rrezikshme del 25 deri në 45 vjet. Kështu që bien ato pretendimet për shoferët e rinj.
Për moshën maksimale në drejtim të mjetit e ka zënë halli Shqipërinë, pasi moshat e reja po largohen pa ndalim për të punuar jashtë vendit. Këtu po ngelen pensionistët që për të jetuar pak më mirë pranojnë të punojnë deri 70 vjet e më.
Ndryshimet janë një letër sa për të zënë me punë ata që dinë vetëm të diskutojnë dje paguhen për kaq.
Ministria përgjegjëse për transportin të përgjigjet më parë për shkeljet sistematike të ligjit ekzistues si shpërdorim i pastër i detyrës me moszbatim dhe pastaj të shohë për ndryshimet që i dikton koha dhe direktivat evropiane në fushën e sigurisë rrugore.
Nga diskutime per ndryshimet e shpejtesive a meret ne konsiderate mendimi i specialisteve dhe krahasimi me rjetin e trafikut ,per rruget qe duhet te kryhet levizja mbi numrin e mjeteve qe kalojne ne 24 ore .Kur presim ndryshim per vendin ne kandidat ne BE a jemi ne per tju pergjigjur kerkesave per sistemin e qarkullimit rrugor duke mare ne konsiderate dhe sistemin e sinjalistikes, tabelat orientuse rruget dytesoreKoco Manco.Mendoj se i del nje detyre specialisteve te sistemit te transportit te thone me dimin e tyre ne kete drejtim
Keto propozime behen per te hedh hi syve njerezve,per cfare limiti shpejtesie flet komisari nga Librazhdi kur ndertimet ne Tirane kan marr permasa te frikshme,pellembe e pallat,veliu bashkise ne emer te investimeve mendon si te vjedhi e ku te japi tendera,po te kishim shtet e prokurori mjafton nje vezhgim nga shkolla baletit deri te ish tregu elektrik e veliu do ishte ne burg.