Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta e 11-të para Bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Protesta e 11-të para Bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave
KronikeLajmi i fundit

Protesta e 11-të para Bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave

Published: June 10, 2024
Shpërndaje

Ditën e sotme do të mbahet protesta e 11-të e thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” para Bashkisë së Tiranës.  Lidhur me këtë policia ka publikuar edhe planin e masave. Prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Policia iu ka bërë thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubim të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.

Protestuesit kërkojnë prej disa javësh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e sotme, më datë 10 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria
  • BE po “eksporton” azilin jashtë Evropës, Amnesty International sulmon marrëveshjen Itali-Shqipëri
  • Shpresë e re për pacientët me melanomë: Vaksina e personalizuar e mRNA-së jep rezultate pozitive
  • Çfarë mësonte studenti Balliu në juridik dhe çfarë vendos gjyqtari Balliu në çështjen Dado?

Komentet e Fundit

  1. Berlin on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. demo on 55 metra! Statuja më e madhe e Marisë në Europë ngjall debate
  3. demo on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  4. Plehrat on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  5. Edisoni i gjografise on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?