Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta në Austri kundër një qeverie të mundshme me kancelarin e ekstremit të djathtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protesta në Austri kundër një qeverie të mundshme me kancelarin e ekstremit të djathtë
AktualitetBote

Protesta në Austri kundër një qeverie të mundshme me kancelarin e ekstremit të djathtë

Published: January 10, 2025
Shpërndaje

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i bisedimeve mund të jetë kancelari Kickl i FPÖ-së.

Në disa qytete kanë protestuar dhejtëra mijëra vetë kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas. Një qeveri e krijuar mes FPÖ-së(Partia Austriake e Lirisë) pjesërisht ekstremiste e djathtë dhe konservatorëve të ÖVP-së (Partia Popullore e Austrisë), me kancelar Herbert Kickl nga FPÖ, ka shkaktuar protesta në Austri.

Demonstruesit: “Nuk duam një Austri ekstremiste të djathtë”

Përpara selisë së kancelarit në Vjenë kanë protetsuar dhjetra mijë vetë. Organizatorët bëjnë fjale për 50.000 pjesëmarrës, autoritetet për rreth 25.000. Demonstruesit mbanin parrulla me mesazhet: “Nuk duam një Austriekstremiste të djathtë” dhe “Kurrë më është tani “. Shumë sloganë drejtoheshin kundër kreut të FPÖ-së Kickl si kancelar i mundshëm. Masa e protestuesve gëloi, kur gjatë kohës së protestës u bë e ditur, se FPÖ dhe ÖVP zyrtarisht kanë vendosur të fillojnë negociatat e koalicionit.

Demonstrat u iniciuan nga organizatat sociale dhe kishtare si dhe nga grupe, që angazhohen për çështje të migrantëve dhe të mjedisit. “Kërcënon një sulm autoritar ndaj demokracisë, mbrojtjes së mjedisit dhe solidaritetit social në vendin tonë”, theksohej në thirrjen për protestë. Edhe në Insbruk, Salcburg dhe në Grac u mblodhën disa qindra vetë.

FPÖ dhe ÖVP në kohën që protestohej deklaruan, vendimin e kryesive të partive për fillimin e bisedimeve të koalicionit. “Ne hyjmë në bisedime me FPÖ-në”, tha kryetari në detyrë i ÖVP-së Christian Stocker. Si piketat kryesore për partinë e tij ai nënvizoi sërish ruajtjen e demokracisë liberale, antarësimin e Austrisë në BE dhe refuzimin e influencës nga Rusia. Indirekt ai u shpreh kësisoj duke iu referuar qendrimeve kritike të FPÖ-së ndaj BE-së. Të dyja partitë kanë qendrim restriktiv ndaj politikës së azilit. Po është ende e paqartë, nëse ato do të mund t’i kapërcejnë diferencat lidhur me poliitkën e jashtme. Po ashtu midis politikanëve të të dyja partive ka tensione sa i përket marrjes së përgjegjësisë për krizën ekonomike. ÖVP vazhdimisht e ka cilësuar FPÖ-së si një rrezik për sigurinë e Austrisë.

Kickl polarizon – mendim që e ndajnë shumica e austriakëve

Kundërshtarët politikë e konsiderojnë 56 vjeçarin si “rrezik për sigurinë” – kështu është shprehur kancelari Karl Nehammer nga partia konservatore ÖVP, i cili dha dorëheqjen pasdështimit të bisedimeve të koalicionit me partitë e qendrës.

Por me sa duket ndryshe e shohin mbi 1,4 milionë zgjedhëse dhe zgjedhës, që në fund të shtatorit i dhanë votën Kickl-it dhe partisë së tij populiste të djathtë, FPÖ. Kjo parti mori 28,8 përqind të votaveduke dalë për here të parë si forca më e madhe politike në këshillin kombëtar, parlamentin e Austrisë. Aktualisht FPÖ në bazë të sondazheve arrin te ketë një kuotë rreth 35 përqind.

Pasi dështuan bisedimet për krijimin e qeverisë nga partitë e qendrës, presidenti Alexander Van der Bellen mandatoi zyrtarisht FPÖ-në për krijimin e qeverisë.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?