Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
E drejta e pa mohuar e opozitës është të protestojë, të denoncojë, të synojë pushtetin, të hetojë përmes komisioneve parlamentare, të organizohet, të ketë të drejtën të qeverisë. Asnjëra prej tyre nuk është e falur dhe as nuk është në dorën e qeverisë. Të gjitha janë e drejtë kushteteuese e opozitës.
Opozita nuk ka të drejtë të djegë, të shkatërrojë, të marrë armët, të hedhë në erë, të synojë ngritjen e një pjese të popullsisë ndaj pjesës tjetër, të krijojë ndasitë politike mes veriut e jugut, të bashkërendojë me shërbimet e huaja , historiksiht dhe aktualisht kundër kombit shqiptar.
Opozita do të protestojë, demonstrojë, denoncojë sot , 7 tetor, në Tiranë e ndoshta edhe në rrethe. Është hera e parë që opozita dhe krerët e saj nuk kanë bërë të ditur projektin e protestës së tyre, kush qëndron në krye, cilët janë organizatorët, duke fshehur veten pas fjalës “ popull”. Shumë çka nuk është e ditur, me përjashtim të dy fakteve , tashmë të njohur: nuk do të ketë folës – nëse nuk ndërrojnë mendje në minutën e fundit – , dhe, së dyti, kjo protestë nuk do të jetë si herë të tjera, çka mund të ketë vazhdimësi të zgjatur në ditë, bllokime rrugësh, institucionesh, përplasje me forcat e rendit – kjo është gjë e zakonshme -, kërkesa ultimative etj.
Përse do të protestojnë dhe si ?
Nga spoti i tyre promovues duket se do të ketë skenarin e dhunshëm, të zjarrtë dhe përplasës. Flaka që shoqëron spotin nuk është ogur i mirë, bile është shenjë e dhunës. Nëse kjo do të ndodhë përsëri, atëherë kjo opozitë asgjë nuk ka mësuar nga fajet e së djeshmes dhe asgjë nuk do të mësojë as nga protesta e tanishme. Do të jetë një përsëritje e atyre që kanë ndodhur në ngjarje të tilla të mëparshme, por gjithnjë me shpresën se nuk do të përsëritet shtatori i vitit 1988. Kam bindje të brendshme se nuk do të ndodhë kjo e fundit, edhe për shkakun se mercenarët që dezertuan nga lufta në Kosovë dhe u bënë pjesës e dhunës së ditur tashmë, nuk janë më; dhe porositë e dhëna nga BIA – shërbimi i fshehtë serb- nuk do të rrjedhin në të njëjtat ujëra.
Nëse një opozitë proteston nga që strukturat e tanishme qeverisëse janë thellësisht të korruptuara, kjo është në të drejtën e saj. Korrupsioni është bërë tashmë shenjë e njohur e sistemit dhe jo vetëm e njerëzve që e përbëjnë atë.
Nëse një opozitë proteston nga që vendi është kthyer dalngadalë , dhe pa kthim, në një qeverisje autokrate, kjo është në të drejtën e saj. Roli i Njëshit në qeverinë shqiptare është rritur, po rritet dhe duhet ndalur. Qoftë edhe përmes protestës.
Unë e kuptoj hallin e opozitës. Prej 12 viteve në këtë gjendje, dhe, për më tepër, me një diferencë aktuale prej më shumë se 350 mijë vota me shumicën qeverisëse, ajo e ndjen se Rama mund të ketë edhe mandatin e tij të katërt, dhe kjo është kthyer në bindje tek vetë ajo. Kërkesa për qeveri teknike, çka ka ndodhur vetëm një herë, në vitin 2017, ku shumica e tanishme i la opozitës dikasteret kryesore dhe institucionet fitimprurëse, është shenjë e dëshmisë se me Edi Ramën si kryeministër, humbja mund të jetë edhe më e thellë se katër vite më parë. Nëse ndodh kjo, pas 16 viteve në opozitë, kjo forcë politike shkon drejt shkrirjes së saj dhe humbjes së identitetit – në atë pjesës që i ka mbetur.
Si histori : Në kohën kur opozita e tanishme ishte në qeverisje, dy herë protestat e opozitës, që tashmë qeverisë, janë përmbysur nga dhuna dhe gjaku. Ka ndodhur në majin e vitit 1996 dhe në 21 janarin e pa ndëshkuar ende. Në dy herët, Sali Berisha ka qenë kontrollues dhe komandues i shtetit dhe, në të dy herët, veprimet e dhunshme dhe vrasjet janë bërë me urdhër dhe dijeni të plotë të tij.
Një herë ka ndodhur në historinë pluraliste që një protestë kalon në grusht shteti, shtator 1998. Frymëzues dhe organizator i grushtit të shtetit është drejtuesi i tanishëm i opozitës, që , përmes rrëmbimit të tankeve, grupeve të armatosura, forcave rebele, rrethoi dhe dogji kryeministrinë, disa dikastere, godinën e Radio televizionit Shqiptar, asaj kohe media e vetme televizive në vend dhe, përmes një humbameno politik shpalli rënien e qeverisë. Tërheqja e detyruar u bë kur një telefonatë nga larg, përtej Atllantikut, dhe një urdhër i dhënë në një shqipe të përafërt me atë që flasin shqiptarët nga Mali i Zi i dha urdhër të tërhiqen.
Historia e 2 prillit në Shkodër, ku opozita e tanishme dogji gjithçka gjeti përpara, për fat guximi i një njeriu, Skender Beci, shpëtoi bibliotekën e qytetit, është e njohur. Publikisht, vetë PD ka akuzuar për ngjarjen atë që e quan sot heroin e saj, Azem hajdarin, dhe është në herët e pakta që ka të drejtë.
Dy herë, gardistët që bënë vrasjen apo mercenarët që deshën të rrëzojnë shtetin kanë gjetur strehim në godinën e partisë apo të qeverisë. Në shtator 1998, ku banditët e armatosur u strehuan në bodrumet e selisë së partisë , dhe në 21 janar, ku gardistët vrasës apo dhunues u fshehën në bodrumet e kryeministrisë. Në të dy herët ata u morën në mbrojtje publikisht nga drejtuesi i tanishëm i opozitës. Për të dyja herët askush nuk është përgjegjur. Për më tepër, cinik është fakti se, pas vrasjeve, ata u shpërblyen.
21 janari është shembulli se si opozita e tanishme, që bën thirrje për djegie dhe shkatërrim, përmes spotit të saj, ka vrarë me qetësi dhe e vetdijshme, demonstrues paqësor, larg rrethimit të godinës kryeministrore. Tashmë dihet njeriu që dha urdhërin, ai që e përcolli më tej dhe kush komandoi vrasjet. Deri më tani ishin vetëm me figurë, tani janë me zë dhe me figurë. Janë katër vrasje të përbindshme, që dëshmuan se figura të larta të opozitës mund të të vrasin për të ruajtur pushtetin e tyre. Disa prej tyre ishin të njëjtë edhe në majin e vitit 1996. Asgjë nuk ka ndërruar dhe asgjë nuk është harruar prej tyre.
Në drejtimin e opozitës së tanishme ka ndodhur që me dhunë të digjen zyrat e një redaksie të një gazete të pavarur. “Koha jonë” u dogj, por edhe gazetarët e saj u gjymtuan. Nuk ishte hera e parë. Çuditërisht, disa nga emrat përfaqësues të kësaj gazete, prej viteve janë shembulltyra e opozitës, si duket joshja ka qenë më e madhe se sa goditja e kolegëve të tyre.Edhe ne maj 1996 ishin rrëmbyer, gjymtuar dhe sakatuar gazetarë që bënin pjesë në mendimin e lirë opozitar.
Protesta e sotme e opozitës, e hënë, 7 tetor, mendohet se do të jetë ndryshe. Më e dhunshme, më e fshehtë, më agresive. Mund të jetë kështu.
Sebepi i thirjes së saj është dënimi i një deputeti opozitar, për shkakun më banal në botë : shpifje në një grup të organizuar. Në të gjithë botën shpifja dënohet. Më në fund po dënohet edhe në Shqipëri. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, dhe , në selinë shqupase e dinë fare mirë se këtë gjellë e kanë vetë gatuar, e kanë vetë servisur, dhe tani duan vetë mos ta besojnë.
Në të njëjtën kohë, drejtësia e tanishme ka burgosur dy ish ministra të rëndësishëm të së majtës në qeverisje, është në kërkim numri 2 i qeverisë, janë dënuar disa ish zevendësministra, dikush edhe për një arkë peshk të supozuar, funksionarë të rëndësishëm të pushtetit lokal të së majtës janë dënuar, janë në hetim apo në paraburgim.
Nëse dikush do të duhej të protestonte për burgosjet e SPAK këtë mund ta bënte shumica, që, herë pas here e ka ngritur zërin, por nuk ka ndryshuar rrjedhën e drejtësisë.
Salianji nuk është figurë e rëndësishme në PD. Nuk ka qenë kurrë. Edhe tani që u emërua si nënkryetar grupi apo se çfarë, e gjitha ishte rrjedhë e një marrëveshe mes dy grupeve brenda të njëjtës forcë politike, për të rënduar shumica nga njëri fraksion dhe për të qenë sundues në forcën që disa muaj më parë i kishte detyruar të kapin hurin për të i ndëshkuar.
Salianji është i përkohshëm. Shefi i tij i tanishëm nuk është i hidhëruar për burgosjen e tij. I duhej një kokë turku për të krijuar sebepin dhe për të paralajmëruar drejtësinë për hallin e tij. Berisha nuk është nga ata njerëz që harron lehtë. Bën sikur ka falur, por në kujtesën e tij qëndron fort e shkuara. Nuk ka falur asnjërin prej ish bashkëpunëtorëve të tij që e kanë braktisur, por, edhe kur ka bërë harresën, ka qenë vetëm një pushim i përkohshëm për goditjen e radhës.
Berisha është i gatshëm të shesë Salianjin, si u bë pikërisht tani, pas kaq viteve, dënimi i tij; është i gatshëm të shesë Bardhin, të cilin po ia ndjell kohën tre mujore; e jo vetëm atë, të gjithë ata që e pritën me huj në duar në 8 janarin e dy viteve më parë.
Protesta e opozitës do të kisha dashur të ishte masive, e paqtë, por domethënëse.
Jo se jam përkrahës i saj, por se ndoshta prej saj zë mend qeveria dhe ulet me këmbë në tokë.
12 vite në opozitë, e kuptoj, janë shumë për ata që janë mësuar me pushtet. 16 vite do të ishte dërmuese dhe ndoshta ky , i majit të vitit të ardhshëm, është shansi i tyre i fundit.
Ajo që më bren më shumë qëndron në pyetjen: Mos vallë kjo opozitë, në jetën e saj, ka faje të tillë që koha nuk i shlyen dot ? Ndaj kërkon gjymtimin?
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Si gjithmone keto vite para c’do proteste ndaj ketij pushteti te vetpagezuar RILINDJE, shqetesimi me i madh gjendet me shume se ne zyrat e Qeverise, ne oborrin ku kjo Qeveri u hedh kockat sherbetoreve te saj mediatike qe i ushqen per te gelqerosur Blozen e zullumeve qeverisese a ata natyrisht lehin aty ku hane.
Kjo opozitë, sa kohë të pranojë të jetë e udhëhequr nga një grup antishqiptarësh, të shitur te armiqtë shekullorë të Shqipërisë rreth e rreth e larg saj, nuk meriton kurrë të vijnë në pushtet. Lërini profkat e parimeve demokratike të rotacionit të pushtetit. Cili do të ishte ai teoricien i guximshëm, që do ta hante atë mender, duke mbrojtur ardhjen në pushtet të armiqve të atdheut për hir të rotacionit demokratik të pushtetit. Kështu si është katandisur politika jonë është për të thënë se, në mungesë të një alternative politikisht të pastër e demoktarike në kufijtë e parimeve, është më e dobishme që vendi të qeveriset nga ca hajdutë të pangopur se sa nga ca armiq të paskrupullt të artdheut. Përvoja, jona po e po, por edhe përvoja botërore dëshmon se partitë politike nuk bëhen copa për të ardhur në pushtet për të mirën e vendit e të votuesve, por thjesht dhe vetëm për të përfituar sa më shumë materialisht nëpërmjet pushtetit. Këtu i ka themelet e pashkatërrueshme korrupsioni e këtu do t’i ketë përherë. Përrallat me demokraci shërbejnë si anestezi për të vënë në gjumë të rrjepurit, që gjatë rrjepjes të mos e ndiejnë se ç’po ndodh në trupin e tyre nga bisturia e kirurgëve të kasaphanës.
Kjo opozitë, sa kohë të pranojë të jetë e udhëhequr nga një grup antishqiptarësh, të shitur te armiqtë shekullorë të Shqipërisë rreth e rreth e larg saj, nuk meriton kurrë të vijnë në pushtet. Lërini profkat e parimeve demokratike të rotacionit të pushtetit. Cili do të ishte ai teoricien i guximshëm, që do ta hante atë mender, duke mbrojtur ardhjen në pushtet të armiqve të atdheut për hir të rotacionit demokratik të pushtetit. Kështu si është katandisur politika jonë është për të thënë se, në mungesë të një alternative politikisht të pastër e demoktarike në kufijtë e parimeve, është më e dobishme që vendi të qeveriset nga ca hajdutë të pangopur se sa nga ca armiq të paskrupullt të atdheut. Përvoja, jona po e po, por edhe përvoja botërore dëshmon se partitë politike nuk bëhen copa për të ardhur në pushtet për të mirën e vendit e të votuesve, por thjesht dhe vetëm për të përfituar sa më shumë materialisht nëpërmjet pushtetit. Këtu i ka themelet e pashkatërrueshme korrupsioni e këtu do t’i ketë përherë. Përrallat me demokraci shërbejnë si anestezi për të vënë në gjumë të rrjepurit, që gjatë rrjepjes të mos e ndiejnë se ç’po ndodh në trupin e tyre nga bisturia e kirurgëve të kasaphanës.
Protestat i meriton edhe qeverisja me perfekte e jo me kjo qeverisja e dhjere e shurrosur nga gjithe anet ne korrupsion e vjedhje e sulltan Rames me cingiet ministre e burrat e tyre ‘Investitore Strategjike”.
Nuk e kuptoj se si thuhet protesta ka te drejte te beje opozita! Cfare eshte kjo? Mendoni qe te protestosh kunder Drejtesise eshte e drejte e PD dhe kriminelit Sali dhe me nje tufe budallenjsh reth tij? Vertet mendoni se Saliu proteston per popullin? Jo! Saliu ka rrjedher me kohe! Nga “deputetet nuk shoh nje intelektual, nje nga kryeqyteti por vetme fshatare qe partia dhe enveri Sali i beri te tille!
OK,B.ISLAMI:
-E prisja një “BISTURI” të tillë nga Ju-DITA,e vetmja medje e shkruar e pavarur në 34 vite,Ku TIRANI PD në 2005 i kapi 99 % të mbi 800 të TV-ve,GAZETAVE,PORTALEVE.Dhe, kjo është “meritë” e një AVENTURIEI qëllim-Gjatë në Pushtet të rekomanduar nga dikush tjetër,që dihet tashmë..!
-Në 2013 kur humbi Pushtetin me 1000.000 vota me LOT NË SY PARA TURMAVE-Gjithashtu duke vajtuar Pushtetin & Pasuritë,Ai u betua se ..”.Do të kthej sezbën PD në pushtet i gjall ose i vdekur..dhe do të jem në krye të PD edhe sikur një PD-ist të jetë ATY..”!
•Dhe kjo ndodhi pasi HUMBAMENO Luli,pasi e largoi nga GRUPI,ja futi GJUMIT.. ndofta qëllimisht ose nga frika siç e pësoi S.Olldashi,etj..!
• Ndaj,në gjithë këto vite e kam ndjekur me vëmëndje të shtuar për HALLIN E MADH TË SHQIPËRISË që e zuri me këtë PËRBINDËSH në krye të vëndit si President 1992 duke kën mjek BLLOKU & KOMUNIST 400 KARAT,me 50 % të familjes përtej kufirit Shqipëtar,Duke i bërë një dëm të madh Shqipërisë e Kosovës,që dihen tashmë..!
-Kur flet Saliu për vjedhjen e VOTAVEA nga E.Rama më largohet GJUMI pasi kujtoi BURGOSJEN TIME & TË PETRO KOÇIT(të cilit ju qeth edhe koka)që kërkonim të mos na VIDHEJ VOTA me urdhrin e këtij TIRANI NË 26 MAJ 1996,Ku bandat e Agim Shehut & B.Gazidedes(të 2 jan larguar nga jeta me turp)gjakosën mbi 2000 Socialist & Kryetarin F. Nano në burg në Bënç po prej Sb dhe që përgatiti edhe ELEMINIMI TIJ,siç ka rrëfyer vet Nano..!
•Dhe dihej më pas seç ndodhi pas 1996:
•Pasi VAMPURIBsiguroi mbi 92 deputet me vota me gjak.. ndryshoi shumë ligje se Ai i PARASHKRIMIT & MOSNDËSHKIMIT MBI MOSHËN 70 VJEÇ TË VIPAVE,për të cilat Drejtësisë i ka prerë gjymtyrët për mos ndëshkimin e tij,Familjarëve & HA-LE-ATVE si Like/Floriri me 4-5 dosje krimi & Fatmir Gërdeci me 26 të vrarë..! •Kjo marrzi duhet ndryshuar,pasi Ky lanet do jetë Aty deri në vdekje klinike..!
-Protesta e 7 Tetorit organizohet qëllimisht për ti dal PËRPARA ARRESTIMIT TË TIJ për dosjen e KL.PARTIZANI me firmën e Tij që dhëndri + Gita jan kapur me KORREPSION me mbi 50 Vila në Shqipëri & shumë Shtete të Europës mbi 2 mil.$,,Të dosjes së 21 janarit 2011 me 4 të vrarë me urdhrin e tij 100 % konkretisht ose nëpërmjet LULIT,i cili ose të tregojë të vërtetën OSE TË SHKOI NË BURG ME DIKTIM TË SB,Pasi asnjë MAGJSTRAT NUK KA LINDUR AKOMA TË ARRESTOI SB & të tijët..edhe pse SPAK+GJKKO drejtohen nga SHBA,e cila pasi e shpalli Non Grata për KORRUPSION MADHOR,ja la në qafë POPULLIT MË FUKARA TË EUROPËS TË PAGUAJ AKOMA SHKATËRRIMRT E SB SI NË GRUSHTET E SHTETIT 97,98..& të VISHET ME TË ZEZA SI NË 2 PRILL 1991-SHKODËR,21 JANAR,GËRDEC,TROPOJË ME 200 të vrarë,OTRANTO = 86,MBI 4000 NË 97,MBI 3000 PËR PRONAT..si dhe të A.Hajdarit,Remzi Hoxhës,Xh.Hanës,Konomit,Santos,Dr.Xhuvanit në Elbasan nga banda e armatosur e PD për gjoja mbrojtjen e votës(Shtet brënda Shtetit)nën drejtimin e G.Bardhit,etj..mbi 20.000 të vrarë nën Qeverisjen e Tij GANGËSTERE(sipas SHBA,BE)..që nga 1991 e deri SOT.
-Militant të PD: Mblidhni mëndjen.Sb nuk bëhet më KM.Ai vret për Pushtet & para.! Qeveria Rama,ndose e korruptuar nuk rrëzohet kurrë me protesta PARTIE..!
-Në Shqipëri KM zgjidhet me VOTË & ME OK TË SHBA-BE-NATO…Ku Sb nuk e kalon më RINASIN.
-FLM BI,DITA.
Cohi shqiptare nga gjumi cohi,
e ne protesta te gjithe bashkohi,
lerini ato ekranet me Tallava,
se ka vajt varferia aty ku s’mba,
Fukaralleku kembekryq mbi kete popull,
prej lart Vermoshi der posht ne Dropull
boll me rrenat qe lesho qeveria,
se feja e Rames eshte vec Hajnia!
Shajmë Ramën, por kush e mban Ramën në pushtet?! Ramën e mban në pushtet PD-ja me Berishën. Pse? Sepse, PD-ja e Berishës trëmb edhe kalamajtë si “ujqër” që duan të shqyejnë të tjerët, po erdhën në pushtet. Votojmë përsëri Ramën që “ujqërit” të mos vijnë në pushtet. E kuptoni “o milet” se përse votohet Rama?! Që “ujqërit” e uritur të mos vijnë në pushtet, sepse dy herë që ishin dhe Shqipëria vajti në “zgrip”, që Berishistët u bënë me vila, brënda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa shqiptarët u varfëruan më shumë. Shqiptarët ja japin votën Ramës, jo se ai është i mirë, por se nuk duan që të vijnë “ujqërit” që janë “pa din e imam” në fuqi dhe drejtësia merr fund në atë vënd. Shkurt, në Shqipëri nuk mund të jetojë një njeri normal, por vetëm hijenat! Prandaj që të largohet Rama, duhet më parë të largohet Berisha dhe kjo PD që nuk don të kuptojë se çfarë është demokracia perëndimore. Pa drejtësi nuk ka demokraci dhe ligjet janë njësaj për çdo njeri, përndryshe Shqipërinë e ka marrë lumi.
______________________________________________
Nje skenar i mundeshem, qe mund te ndodhe.
______________________________________________
Opozita po e projekton qellimin e saj ne syte e vezhguseve
se po pregatit ne menyra graduale nje grusht shteti.
Ne se do kete njerez qe do dalin prap ne nje proteste tjeter,
egersia e veprimeve mund te shtohet.
Opozita mund te kete plan ta eksitoje publikun aqe shume,
sa ato te besojne se ajo do mund te vije ne fuqi.
Kur ndodh nje gje e tille, njerezit qe duan te perfitojne
fillojne ne te jene optimiste dhe te besojne se mund te
fitojne shume, pa patur pasoja.
Jane instiktet dhe nje kalkulator ne trurin e njeriut,
qe ja erresojne mendjen kur ATIJ i del frika.
Pozita mund te toleroje deri diku, por ne se bindet,
qe situata ka arritur ne piken kritike e mund te shpertheje,
e ka per detyre te nderhyre me forcart e ruajtjes se rendit publik.
Por cfare do ndodhe pas nje shperthimi me permasa te medha?
Kjo nuk mund te parashikohet, por nje gje dihet:
Prestigji i Shqiperise dhe shqiptareve
do ulet tej mase, do deskrititohemi tej mase.