Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protestë në qendër të Beogradit, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protestë në qendër të Beogradit, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve
AktualitetBote

Protestë në qendër të Beogradit, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve

Published: December 18, 2023
Shpërndaje

Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në kryeqytetin serb më 17 dhjetor. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” e thirri këtë protestë, pasi pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd “është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve”.

“Ne nuk duam dhe nuk guxojmë t’i njohim zgjedhjet në Beograd, sepse janë kundër ligjit, janë keqpërdorur njerëz nga vendet e tjera”, tha përfaqësuesja e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq, gjatë protestës para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ).

Ajo deklaroi se koalicioni i saj ka “dhjetëra mijëra prova” për rishkrimin e vullnetit elektoral të qytetarëve.

- Publicitet -

“Ne kemi prova dhe kërkojmë anulimin e zgjedhjeve të Beogradit”, tha Tepiq para se disa nga përfaqësuesit e koalicionit opozitar të hynin në selinë e KRZ-së për ta paraqitur kërkesë për anulimin e zgjedhjeve.

Marinika Tepiq bëri të ditur se, ajo bashkë me një tjetër kryesuese të listës “Serbia kundër dhunës” Miroslav Aleksiq, do të futen në një grevë urie deri në, siç tha ajo, anulimin e zgjedhjeve.

Demonstruesit para hyrjes së KRZ-së fishkëllyen dhe brohoritën: “Nuk do të japim fitore”, “Tradhti”, “Hajna”, si dhe hodhën vezë, domate dhe letra higjienike në drejtim të ndërtesës së komisionit.

Një incident ndodhi për një çast kur një grup i vogël protestuesish tentoi ta thyente një gardh mbrojtës që ishte vendosur para selisë së komisionit. Drejtuesit e opozitës parandaluan zhvillimin e ndonjë incidenti të madh, duke i bërë thirrje turmës që “të mos binte në provokime”, dhe të qëndronte e qetë.

Partitë e koalicionit “Serbia kundër dhunës” pretendon se në zgjedhjet lokale në Beograd të 17 dhjetorit SNS-ja e shkeli vullnetin elektoral të qytetarëve.

“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni.

Nga ky koalicion, po ashtu, kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”. Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviq, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Alleksandar Shapiq, do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor të Qytetit, lista e SNS-së fitoi 39.3 për qind të votave (49 mandate) në zgjedhjet e Beogradit, ndërsa lista “Serbia kundër dhunës” 34.3 për qind (42 mandate). Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. SNS-ja e ka shpallur fitoren në të gjitha nivelet.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arbitri i finales së Botërorit u arrestua 6 vite më parë me prostituta dhe kokainë
  • Një tjetër gazetar shqiptar ndahet nga jeta
  • “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  • Pak orë, nga finalja e Botërorit, kë nxjerrin sondazhet fituese
  • Fundi i ‘turizmi patriotik’?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  2. hila on “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  3. Take on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino
  4. Xoni on “Ekzistojnë tri qendra të fshehta molotovi në Tiranë, Berisha kriminel që përdor fëmijë për të plagosur policë”
  5. ¿? on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?