Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PS ndez motorrët për zgjedhjet e 2025-ës, Veliaj dhe Spiropali në Rrogozhinë: “Jemi gati për fitoren; Ky është mandati për t’u futur në BE, për të rritur pensionet dhe rrogat”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > PS ndez motorrët për zgjedhjet e 2025-ës, Veliaj dhe Spiropali në Rrogozhinë: “Jemi gati për fitoren; Ky është mandati për t’u futur në BE, për të rritur pensionet dhe rrogat”
Uncategorized

PS ndez motorrët për zgjedhjet e 2025-ës, Veliaj dhe Spiropali në Rrogozhinë: “Jemi gati për fitoren; Ky është mandati për t’u futur në BE, për të rritur pensionet dhe rrogat”

Published: September 29, 2024
Shpërndaje

Partia Socialiste ka ndezur motorrët për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 2025. Nga takimi me strukturat socialiste të Rrogozhinës, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo forcë është gati ta thellojë fitoren në 2025-ën.

“Vjeshta të na gjejë me energji të reja, me një skuadër që është gati për të ndezur motorrët dhe për të fituar si asnjëherë më parë në 2025. Pikërisht sepse e quajmë fitoren e fundit si bazën për t’u ngjitur më lart, për fitoren e radhës, prandaj dalim fitimtarë dhe prandaj shpërblehemi në çdo palë zgjedhje. Kjo është diferenca. Nëse dalim me skenarin e një skuadre të super mobilizuar, me ide shumë të qarta pse ky është mandati për t’u futur në BE, për të rritur pensionet dhe rrogat, dhe nëse të gjitha mësimet e së kaluarës i kemi mësime, nuk na pengon asgjë që këtë diferencë me 60 mijë vota në Tiranë, plus 12 mijë në Kamëz, plus Vorën dhe Rrogozhinën, ta çojmë në një diferencë me 100 mijë vota ndaj kundërshtarëve tanë. Jo se kemi inat ata, ne nuk i kemi as inat, as zili ata, se nuk kemi zili të ngujohemi nëpër ballkone me njerëz non grata nga BE dhe SHBA. Ne nuk e bëjmë për t’i treguar vendin atyre. Ne e bëjmë për të çuar në vend ambiciet, aspiratat dhe synimet tona, që janë Shqipëria në BE, që janë rritja e qenësishme e pensioneve dhe rrogave, dhe që është një Shqipëri më e sigurt, më e arsimuar, më e shëndetshme dhe me bumin turistik”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se në këto tre mandate janë bërë shumë punë të mira, por ka ende për t’u bërë. “Këto 3 mandate kemi bërë shumë. Pothuajse çdo gjë ka ndryshuar. Shkollat nuk janë më siç kanë qenë. Shkollat e reja që janë bërë në Rrogozhinë, në Tiranë, në të gjithë Republikën e Shqipërisë, janë realitet krejt tjetër. Spitalet nuk janë më ato që kanë qenë. Sot siguria nuk është më ajo që ka qenë. Sot kur vijnë turistët, gjëja e parë që thonë është që Shqipëria është një vend i sigurt. Ju kujtohet ajo kohë kur grave iu merrnin çantat dhe varëset nga qafa? Ju kujtohet koha e 97-98? Ju kujtohen gjithë historitë e tranzicionit, kur qeverisnin ata, Gërdeci dhe 21 janari? Por, kanë mbetur edhe disa gjëra. Ka mbetur që Shqipëria më në fund të futet në BE dhe ky do të jetë mandati ku Shqipëria, PS, kryeministri Rama, qeveria jonë, shumica jonë, më në fund amanetin e të parëve tanë, për ta çuar Shqipërinë në BE, do ta bëjë realitet”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?