Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse drejtësia e re duhet të ketë një reagim publik lidhur me akuzat e rënda për prokurorin Klodian Braho dhe gjykatësen Irena Gjoka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Pse drejtësia e re duhet të ketë një reagim publik lidhur me akuzat e rënda për prokurorin Klodian Braho dhe gjykatësen Irena Gjoka
opinion

Pse drejtësia e re duhet të ketë një reagim publik lidhur me akuzat e rënda për prokurorin Klodian Braho dhe gjykatësen Irena Gjoka

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Institucionet e drejtësisë së re duhet të marrin në shqyrtim akuzat e bëra tashmë publike për prokurorin e posaçëm, Klodjan Braho dhe gjykatësen e posaçme, Irena Gjoka.

Dy zyrtarët e lartë të drejtësisë së re akuzohen prej disa ditësh nëpërmjet disa dokumentave të rrjedhura në media, për të cilat SPAK dhe GJKKO, duhet t’i japin publikut një përgjigje.

VoxNews shkruan se se rastet e Klodjan Brahos dhe Irena Gjokës duhet të jenë të parët që duhet të hetohen që drejtësia e re të mos i ngjajë të vjetrës.

- Publicitet -

Më poshtë, një shënim i faqes së njohur për trajtimin e problematikave në institucionet e drejtësisë pas reformës:

“… Prokuroria e Posaçme njoftoi këtë të mërkurë se ka dorëzuar në gjykatën e posaçme kërkesën për gjykim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari me akuzën e falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve. Dosja në ngarkim të kryebashkiakut lidhet me formularin e dekriminalizimit që ai ka plotësuar në kuadër të ligjit për integritetin e të zgjedhurve dhe zyrtarëve qendrorë dhe vendorë.

Por, çfarë ka bërë konkretisht Kreshnik Hajdari, që sipas akuzës rrezikon burg deri në pesë vite? Sipas SPAK, nga aktet e administruara, provat e marra nëpërmjet letërporosisë nga autoritetet greke të drejtësisë, rezulton se shtetasi Kreshnik Hajdari është i dënuar në vitin 1999 me vendimin e formës së prerë të gjykatës së Janinës, me masën riedukuese të qortimit sepse ka kaluar kufirin nga mali, ashtu siç në atë kohë kanë bërë mbi 60 për qind e shqiptarëve.

Ky është rasti i Kreshnik Hajdarit, një drejtues i një bashkie modeste, që përveçse mund të largohet nga detyra nëse gjendet fajtor, rrezikon edhe burgun.

Përballë këtij rasti është ai i prokurorit të posaçëm, Klodjan Braho dhe ai i gjykatëses së posaçme, Irena Gjoka.

Rasti i Brahos, sipas kallëzimit të dorëzuar në SPAK ndaj tij është disa herë më i rëndë se Kreshnik Hajdari. Prokurori i Posaçëm, ashtu si Hajdari dyshohet se ka fshehur nga formularët e deklarimit një udhëtim për në Greqi.

Ndryshe nga Hajdari, që ka ikur nga mali, Klodjan Braho ka kaluar me automjet më 24 shkurt 2012 në pikën kufitare të Kakavijës dhe krejtësisht ligjërisht. Por, këtë udhëtim në drejtim të Greqisë, sipas një kallëzimi të depozituar në SPAK, Klodjan Braho s’e ka deklaruar në formularët e vettingut.

Pse? Arsyja ndoshta lidhet me dyshimet e ngritura në kallëzim se prokurori ka qenë në një shoqëri të papërshtatshme të Ervis Gavellit, i dënuar nga Italia me precedentë të theksuar penalë, i akuzuar, hetuar e dënuar për trafik droge dhe pastrim parash, subjekt OFL-je në mars të 2020 ku dosja u referua në SPAK. Këtu, sipas kallëzimit në SPAK, dyshohet se Klodjan Braho ka ndërhyrë për të zhbllokuar pasuritë e dy miqve të hershëm të tij.

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka nga ana tjetër u ka fshehur komisioneve të vettingut shkarkimin nga detyra për paaftësi me një vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të 8 shkurtit 1996.

Nëse para se të kalonin vettingun, Klodjan Braho dhe Irena Gjoka do t’i kishin deklaruar këto detaje, sot prokurori dhe gjyqtarja e posaçme me gjasa do të ishin pjesë e kontigjentit të prokurorëve e gjyqtarëve që u larguan nga sistemi, jo vetëm për mosjustifikim pasurie, por edhe për lidhje të errëta me botën e krimit dhe për paaftësi në ushtrimin e detyrës. SPAK e GJKKO më parë duhet të pastrojnë radhët e veta, pastaj të vihen në gjueti të zyrtarëve të dorës së dytë, a dorës së tretë që të vetmin faj që kanë është emigrimi si hallexhinj në Greqi në vitet e vështira të Shqipërisë...”

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?