Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
opinion

Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri

Published: November 4, 2026
Shpërndaje
President-elect Donald Trump with son-in-law Jared Kushner and daughter Ivanka following Trump's election night victory speech in New York City.

Kontrolli i të dyja dhomave u hap rrugën hetimeve ndaj familjes Trump. Projektet e Kushnerit në Shqipëri mund ta vendosin qeverinë shqiptare nën lupën e Uashingtonit.

Fitorja e madhe e demokratëve në Shtetet e Bashkuara, sipas të gjitha gjasave, përbën një telash serioz për Edi Ramën. Partia Demokratike ka marrë kontrollin e plotë të Kongresit, si të Dhomës së Përfaqësuesve, ashtu edhe të Senatit. Prej janarit, Uashingtoni pritet të hyjë në një luftë të gjatë politike, e cila do të zgjasë deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Përballë do të qëndrojnë Donald Trump, familja dhe administrata e tij.

Kjo betejë nuk do të zhvillohet vetëm përmes propagandës mediatike dhe rrjeteve sociale. Ajo do të zhvendoset në Kongres, ku shumica demokrate mund të përdorë komisionet hetimore për të goditur presidentin, për të ekspozuar konfliktet e interesit dhe për të fituar terren elektoral.

- Publicitet -

Këtë herë, demokratët kontrollojnë të dyja dhomat. Ata pritet ta nisin betejën për Shtëpinë e Bardhë me një seri hetimesh ndaj administratës Trump dhe, posaçërisht, ndaj biznesit të familjes së tij.

Senatori i sapozgjedhur i Teksasit, James Talarico, një nga figurat në ngjitje të Partisë Demokratike, përmendet mes kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Talarico është liberal i deklaruar në politikë, por ruan profil konservator në besim dhe familje. Si i krishterë presbiterian, ai e ka vendosur fenë dhe familjen në qendër të profilit publik. Pas fitores, shpalli një agjendë të ashpër kundër korrupsionit dhe pushtetit të oligarkëve.

Senatori i Teksasit ishte ndër të parët që foli për investimet e Jared Kushnerit dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan. Ai përdori gjithashtu një nga karagjozllëqet e Edi Ramës me gafat e Donald Trumpit, duke shkruar: “Ja si na tallin të tjerët”. Postimi thuhet se zemëroi presidentin amerikan me aguridhën tonë të gjatë.

Edhe Jon Ossoff, i zgjedhur në Xhorxhia dhe i përfolur si kandidat i mundshëm presidencial, ka folur më herët për revolucionin e flamingove dhe mundësinë e hetimit të familjes Trump.

Nga janari, demokratët do të kenë mekanizmat parlamentarë për të hapur jo një, por disa komisione hetimore. Sipas të gjitha gjasave, investimet në Zvërnec dhe Sazan do të hyjnë në objektin e tyre. Figura të së majtës demokrate, si Abdul El-Sayed dhe Alexandria Ocasio-Cortez, pritet të kërkojnë një hetim edhe më agresiv.

Nëse Kongresi hap këto dosje, Shqipëria e vogël mund të gjendet nën peshën e elefantit politik që vjen nga Uashingtoni. Hetimet do të rikthenin në Tiranë mediat kryesore ndërkombëtare dhe do ta vendosnin qeverinë shqiptare përballë pyetjeve mbi marrëveshjet me familjen Trump.

Një zhvillim i tillë mund të riaktivizojë edhe revolucionin e flamingove, së bashku me të gjitha grupimet dhe burimet e financimit që e ushqejnë. Lëvizja do të fitonte peshë të re dhe forcë më të madhe politike. Edi Rama mund të gjendej në shah mat.

Deri në janar ka ende kohë. Donald Trump nuk pritet të qëndrojë spektator, ndërsa ka edhe dy vjet mandat përpara. Ai mund të hapë një konflikt të ri ose të tentojë një rindarje të madhe të sferave të ndikimit me Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun.

Loja është ndezur, por nuk mbetet aq e thjeshtë sa duket. Deri më 3 janar mund të ndodhin zhvillime të vrullshme. Uashingtoni ka ndryshuar ekuilibrat dhe vala e parë mund të mbërrijë shpejt në Tiranë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?