Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse Izraeli e sulmoi pikërisht tani Iranin: Tri arsyet e lëvizjes së fortë të Netanyahu-t
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pse Izraeli e sulmoi pikërisht tani Iranin: Tri arsyet e lëvizjes së fortë të Netanyahu-t
BoteLajmi i fundit

Pse Izraeli e sulmoi pikërisht tani Iranin: Tri arsyet e lëvizjes së fortë të Netanyahu-t

Published: June 14, 2025
Shpërndaje

Pse Izraeli e sulmoi Iranin pikërisht tani? Ka tri arsye për këtë, shkruan Corriere della Sera, që mund të ndryshojnë tërësisht gjendjen në Lindjen e Mesme.

Së pari, negociatat SHBA-Iran janë në ngërç

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u befasua kur SHBA-të (nën drejtimin e Trump) nisën bisedimet për marrëveshjen bërthamore me Iranin. Ai madje e mësoi lajmin gjatë një konference për shtyp, duke e cilësuar një “moment poshtërimi”.

Pas kësaj, SHBA dhe Irani nisën të dërgojnë mesazhe pozitive ndaj njëri-tjetrit, aq sa u nënshkrua një armëpushim me rebelët Houthi në Jemen. Ndërkohë, Trump ishte gjithnjë e më i pakënaqur me luftën e përgjakshme të Izraelit në Gaza, që po pengonte planet e tij për paqe në rajon.

Megjithatë bisedimet SHBA-Iran u bllokuan. Irani nuk pranoi të ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit dhe SHBA nuk pranon kurrsesi të heqë menjëherë sanksionet ekonomike.

- Publicitet -

Së dyti, raporti i AIEA-së që i jep të drejtë Izraelit

Në mes të këtij ngërçi, një raport i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) tregoi se Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit, që mund të përdoret për armë bërthamore. Kjo ishte një fitore e madhe për Netanyahu-n, i cili prej vitesh paralajmëronte për rrezikun bërthamor iranian, por nuk merrej seriozisht. Tani, për herë të parë, një institucion ndërkombëtar e mbështeti pretendimin e tij.

Së fundmi, Gaza hiqet nga “fokusi”

Sulmi ndaj Iranit ndodhi në një kohë shumë të vështirë për Netanyahu-n. Lufta në Gaza po e bën Izraelin gjithnjë e më të izoluar ndërkombëtarisht. Bashkimi Europian po mendon të pezullojë marrëveshjet me Izraelin, ndërsa Franca dhe Arabia Saudite po përgatisin një konferencë në OKB për të njohur shtetin palestinez, një veprim që do të godiste politikën e viteve të fundit të Netanyahu-t. Ky sulm ndaj Iranit mund të largojë vëmendjen nga Gaza dhe t’i shtyjë ose ndalojë këto iniciativa diplomatike.

Netanyahu po përballet edhe me presion nga partitë fetare në Izrael që duan të largohen nga qeveria për shkak të ligjit që do të detyrojë studentët e shkollave fetare të shkojnë në ushtri si gjithë të tjerët. Lufta ndaj Iranit i zbut këto tensione, të paktën përkohësisht.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • ILIR says:
    June 14, 2025 at 8:46 am

    Shume e thjeshte pergjigja.Izraeli zbatoi urdherin e Tramp.

    Reply
  • Dashi says:
    June 14, 2025 at 10:56 am

    Ky sulm i Izraelit kundër Iranit , ka 18 muaj që ka filluar përgatitjen , pra ishte i planifikuar . Ujë të zi t’i nxjerrë ajatollanjve , që ushqejnë e furnizojnë me armë të trija organizatat terroriste Hamasin , Hasbullahun dhe terroristët e Jemenit . Një vënd ku sundon sharija e ligjet islamike , ku e vrasin gruan që i kanë dalë pak flokë nga shamia , megjithëse një territor 24 herë më i madh se Izraeli dhe një popullsi prej mbi 80 milion banorë , kundrejt 8 milion popullsi izraelite , nuk matet dot me Izraelin e pa mposhtur . Sot nuk luftohet me sasi ushtarësh e këmbësori , por luftohet me tru e teknologji . Dhe më e bukura është që , përveç Turqisë , asnjë tjetër vënd islamik arab nuk është në krah të Iranit . Po ashtu edhe gjendja e brëndëshme e Iranit , si ekonomike , ashtu edhe politike është shumë e nderë ; populli është i revoltuar , sidomos rinia nga rregjimi islamik i ajatollajve dhe kanë rastin më të mirë tani , të përmbysin atë rregjim . Vetëm Izraeli i vjen hakut atyre , askush tjetër .

    Reply
  • Phoenix says:
    June 14, 2025 at 11:25 am

    Izraeli eshte planifikuar qe te rrafshohet. Vetem keshtu do te kene mundesi qe te ndertojne Tempullin e Solomonit dhe qendren e mbretin e tyre ( Mesian ) e qeverise Globale. Per popullsine Izraelite nuk ju plas dhe shume Okultisteve Globalisteve, por kane ne plan per shumicen qe do mbijetojne te transferohen ne vende si Ukraina psh.

    Reply
  • Dashi says:
    June 14, 2025 at 1:48 pm

    Phoenix , po të jap një këshillë gratis e pa interes : herë pas here kalo andej nga psikiatria për ndonjë elektroshok . Qeveria globale e okultistëve dhe e globalistëve , duhet të ketë në rradhët e saj ndonjë psikiatër të mirë , sidomos tani që do të ndërtohet edhe Tempulli i Solomonit në Jerusalem dhe ty , si një profet që parashikon të ardhmen , do të t’a kenë shumë nevojën . O Zot ! Po si ka mundësi që të gjithë psikopatët me ezauriment mental të jenë mbledhur në forrumet e Ditës !?

    Reply
  • Arben Tashko says:
    June 15, 2025 at 3:24 am

    Nje Iran me arme nukleare paraqet rrezik per te gjithe lindjen e mesme e me tej.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë fshihet pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?