Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse janë të pakënaqur amerikanët pavarësisht një ekonomie të fortë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pse janë të pakënaqur amerikanët pavarësisht një ekonomie të fortë?
EkonomiLajmi i funditUncategorized

Pse janë të pakënaqur amerikanët pavarësisht një ekonomie të fortë?

Published: February 2, 2024
Shpërndaje

Edhe pse inflacioni duket se është zbutur pa shkaktuar një recesion, amerikanët raportojnë pakënaqësi të gjerë me lidershipin ekonomik të vendit. Ndërsa ka shumë shpjegime të mundshme për këtë, një faktor i rëndësishëm është roli i premtimeve të paplotësuara në një botë me aspirata në rritje.

“Është ekonomia, budalla.” Dikur mendohej se ky slogan i famshëm nga fushata presidenciale e Bill Clinton-it në vitin 1992 kapte problemin kryesor në mendjet e votuesve amerikanë në çdo vit zgjedhor. Pra, a do të konfirmohet edhe një herë këtë vit kjo mantra?

Ndërsa është herët për të deklaruar një fitore ekonomike, inflacioni duket se është zbutur pa shkaktuar një recesion, tregu i punës mbetet i tendosur dhe politikat e presidentit Joe Biden kanë favorizuar në mënyrë disproporcionale amerikanët me të ardhura të ulëta (megjithëse mbetet ende shumë për të bërë). Megjithatë, sondazh pas sondazhi, të anketuarit shprehin pakënaqësi të madhe me lidershipin e vendit.

- Publicitet -

Pakënaqësia nuk është vetëm ndaj Joe Biden, por shtrihet te të gjithë “udhëheqësit kryesorë ekonomikë”, duke përfshirë kryetarin e Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Poëell, i cili madje nuk u emërua nga administrata aktuale. Kjo nuk mund t’i atribuohet vendimeve të fundit të politikës së jashtme në Lindjen e Mesme, sepse shifrat e ulëta të miratimit i paraprijnë sulmit të Hamasit më 7 tetor. Në vend të kësaj, duket se ka një dallim të madh midis mënyrës se si ekonomistët e shohin gjendjen e ekonomisë amerikane dhe perceptimit që kanë njerëzit për mirëqenien e tyre.

Çfarë e shpjegon këtë? Një hipotezë është pabarazia. Nga njëra anë, pabarazia standarde e të ardhurave – e matur me koeficientin Gini ose variacionin e pagave – nuk e shpjegon qartë pakënaqësinë në rritje. Pas rritjes në dekadat e mëparshme, pabarazia e të ardhurave ka mbetur e qëndrueshme vitet e fundit dhe politikat e Joe Biden janë përpjekur në mënyrë eksplicite ta trajtojnë atë.

Nga ana tjetër, pabarazitë në rezultatet shëndetësore ose në të gjithë rajonet mbeten të dukshme dhe politikat aktuale ekonomike nuk mund të bëjnë shumë për t’i ndryshuar ato në planin afatshkurtër. Edhe më e rëndësishmja, ndoshta, është ndjenja në rritje mes njerëzve në shumë pjesë të vendit që elitat politike dhe akademike i kanë harruar ata dhe kujdesen më shumë për Palestinën në Lindjen e Mesme sesa Palestinën Lindore (East Palestine, fshat) në Ohajo.

Një hipotezë e dytë, veçanërisht e rëndësishme për brezin e ri, është se pasiguria në lidhje me perspektivat profesionale dhe ekonomike të dikujt është rritur ndjeshëm në një botë të shënjuar nga inteligjenca artificiale, konflikte gjeopolitike dhe ndryshime klimatike. Lëvizshmëria në rritje që gëzonin brezat e mëparshëm nuk duket më e mundshme.

Problemi me këtë hipotezë është se ajo bazohet në një vlerësim ex post të arritjeve të brezave të mëparshëm. Në retrospektivë, ne e dimë se marrja e një diplome universiteti, ose më lart, dhe hyrja në tregun e punës në fillim të viteve 1990 – në fillimin e hiperglobalizimit dhe rritjes së shpejtë ekonomike – ishte njësoj si të të binte lotaria për ata prej nesh që patën fatin ta arrinin këtë. Në atë kohë, megjithatë, ne nuk e kishim idenë se çfarë do të vinte më pas. Brezat e mëparshëm përjetuan të njëjtat shqetësime dhe pasiguri të përditshme me të cilat përballet brezi i ri sot, por këto nuk çuan në të njëjtën pakënaqësi të përhapur.

Një hipotezë e tretë fokusohet në rënien e përgjithshme të institucioneve dhe jetës publike, e cila përmbledh gjithçka, nga humbja e ligjërimit civil te gerontokracia, thellimi i polarizimit politik dhe paraliza e përsëritur e politikave. Këto çështje mund të kenë vetëm lidhje të dobëta me ekonominë, por ato kontribuojnë në shtimin e zhgënjimit me funksionimin e demokracisë amerikane.

Një pikëpamje më pak e zymtë është se pakënaqësia aktuale është një nënprodukt i përparimit që SHBA-ja ka bërë si shoqëri. Ndërsa disa forma pabarazie janë rritur, të tjerat janë ulur ndjeshëm. Pak do ta vinin në dyshim faktin se gratë, amerikanët me ngjyrë dhe anëtarët e komunitetit LGBTQ+ kanë shumë më tepër mundësi për të konkurruar sot sesa kishin dy dekada më parë, kur ata ishin ende të përjashtuar nga shumë fusha. Në terma relativë, meshkujt e bardhë kanë humbur më shumë. Nëse dikush e sheh botën përmes prizmit të një lufte të vazhdueshme për pushtet, nuk duhet të habitet kur shikon reagimin e atyre që po humbasin privilegjet që prej kohësh i merrnin për të mirëqena.

Një tjetër pikëpamje “pozitive” është se burimet para-ekzistuese të pakënaqësisë, si trajtimi i pabarabartë, janë më të spikatura sot, pikërisht sepse njerëzit janë të vetëdijshëm për mundësitë e reja dhe faktorët që çojnë drejt suksesit (d.m.th. “si luhet loja”). Në vend që të ndihen të kënaqur me atë që kanë arritur, ata fokusohen në vendin ku nuk kanë arritur aspiratat e tyre.

Le të marrim parasysh rastin e pranimeve në universitetet elitare. Institucioni në vendlindjen time, Universiteti Yale, kishte rreth 18,000 aplikime për klasën e vitit 2007, krahasuar me rreth 52,000 për klasën e vitit 2027. Një brez më parë, Yale mund të konsiderohej i paarritshëm për të gjithë, përveç disave; por tani ai është një ëndërr që mund të arrihet dhe aplikimet kanë vërshuar. Ana e kundërt është hidhërimi që ndjen familja e një aplikuesi pas refuzimit nga një universitet elitar. Nga kjo përvojë ata nuk mësojnë se patën një mundësi, por se premtimi nuk u realizua.

I njëjti zhgënjim që lind nga premtimet e paplotësuara në një botë me aspirata në rritje mund të shpjegojë pakënaqësinë në shumë kontekste të tjera, nga avancimi i karrierës profesionale deri te fati i bizneseve. Ana pozitive është se njerëzit ndihen të fuqizuar për të parë shkallën e radhës në rrugën drejt asaj që dëshirojnë.

Siç ndodh zakonisht me fenomenet sociale, burimi i pakënaqësisë së sotme ka të ngjarë të jetë shumëdimensional, duke përfshirë elementë të të gjitha shpjegimeve të mësipërme, si dhe të tjera. Sado të vështirë e ka ta pranojë një ekonomist, një gjë është e sigurt: nuk është vetëm ekonomia, budalla.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?