Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 5 dëshmitarë kanë qënë miqtë e Metës dhe kanë pranuar bashkëpunim me drejtësinë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > 5 dëshmitarë kanë qënë miqtë e Metës dhe kanë pranuar bashkëpunim me drejtësinë?
opinion

5 dëshmitarë kanë qënë miqtë e Metës dhe kanë pranuar bashkëpunim me drejtësinë?

Published: October 22, 2024
Shpërndaje

Ilir Meta akuzohet për disa vepra penale. Sipas të dhënave mbi dosjen, ai u hetua nga 6 shërbime sekrete dhe 5 prokurori partnere: SHBA, Austri, Itali, San Marino dhe Qipro.

Mësohet se SPAK ka dhjetra prova dhe fakte të gjurmuara por dhe të siguruara si të pakontestueshme. 5 dëshmitarë kanë qënë miqtë e tij dhe kanë pranuar bashkëpunim me drejtësinë.

Ish-presidenti akuzohet për disa afera, disa episode, disa krime, disa vepra dhe ndryshe nga çdo politikan tjetër është i pashpresë në bankën e të akuzuarve. Por pse mediat, harxhojnë “bateritë” e tyre me formën e ekzekutimit të arrestimit në rrugë?

- Publicitet -

Arrestimi edhe sikur të ishte bërë në plazh, në mal, në tarracë, në zyrë apo në hotel ku ai fle çdo natë, nuk do ndryshonte asgjë.

Këtë e dinë dhe ata që kanë 24 orë që gjykojnë kapjen për zhelesh të Ilir Metës, njeriut që kapi nga zhelet 34 vjet shqiptarët dhe u zvarrit sa majtas dhe djathtas me çdo karrige pushteti.

Shqip dhe troç: Arrestimi në rrugë është i ligjshëm. Asnjë përjashtim nuk parashikohet në proçedurë për një ish-kryeministër. Ligji është i barabartë për të gjithë. Arrestimi në rrugë i Ilir Metës është 100% ligjor dhe nuk krahasohet me kërcënimet dhe shantazhi që ai kryete çdo javë duke denigruar prokurorë dhe familjet e tyre në media.

Kur policia ekzekuton një vendim gjykate, është vepër penale të kundërshtosh ekzekutimin. Por Ilir Meta nuk pati as integritetin që aktin e tij të fundit në publik ta preste me dinjitet dhe si burrë shteti. Ai dje nuk pati as kurajon e Fatos Nanos apo Ramiz Alisë që shkuan dhe pranuan verdiktin e drejtësisë shqiptare.

Madje as të burgosurit ordinerë nuk reagojnë ashtu si Ilir Meta. Kemi parë qindra kriminel që kanë “dinjitet” gjatë arrestimit.

Në fakt Meta s’ka qenë kurr burrë shteti. Në fakt Meta ka pasur pushtet por asnjëherë personalitet shtetëror.

Duhet të ishte arrestuar 13 vjet më parë, atëherë kur ndante para me ministrin e tij, dhe kur u vranë 4 protestues kundër tij. Atëherë i shpëtoi drejtësisë sepse e mbrojti Berisha dhe më pas e mbrojti edhe Edi Rama.

I gjithë populli e mirëpriti prangosjen e tij. Teatri mediatik vazhdoi në mbrëmje, nga ata që shpresojnë të ringjallet kufoma dhe duan të përdorin funeralin e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?