Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse nuk e takoi Lajçakun? Kurti: Nuk ka nevojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse nuk e takoi Lajçakun? Kurti: Nuk ka nevojë
AktualitetKosovë

Pse nuk e takoi Lajçakun? Kurti: Nuk ka nevojë

Published: November 7, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar të martën pse nuk e priti dje përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se “nuk ka nevojë ta takojë atë”, meqë ka pasur edhe obligime të tjera, derisa shtoi se “gjithçka është në rregull” meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi, dje (e hënë) pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në atë takim u diskutua lidhur me “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

Lidhur me këtë çështje, Kurti foli gjatë vizitës në fshatin Trebovic të Pejës, me c’rast vizitoi familjen egjiptase të Gëzim Sakut,  përfitues i projektit për ndërtimin e shtëpisë, në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL). Kurti potencoi se familja shtatë anëtarëshe e komunitetit jo-shumicë, në muajin dhjetor do të hyjë në shtëpinë e re.

- Publicitet -

Kryeministri Kurti, sot bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi vizituan familjet e komuniteteve jo shumicë të cilat janë përfituese të thirrjes së kësaj ministrie, për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre. Gjatë vizitës, Kurti ka theksuar se Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka ndarë dy milionë euro për ndërtimin e 57 shtëpive, që sipas tij do të ndërtohen deri në fund të këtij viti.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?