Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse po ndalohet aplikacioni Tik-Tok tek punonjësit e agjencive federale në SHBA?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse po ndalohet aplikacioni Tik-Tok tek punonjësit e agjencive federale në SHBA?
AktualitetBote

Pse po ndalohet aplikacioni Tik-Tok tek punonjësit e agjencive federale në SHBA?

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së 30 ditë kohë për të fshirë aplikacionin e njohur të mediave sociale me pronësi kineze TikTok nga të gjitha pajisjet celulare të dhëna prej qeverisë, mes rritjes së shqetësimeve për sigurinë. Kanadaja njoftoi një ndalim të ngjashëm.

Kongresi, vetë Shtëpia e Bardhë dhe më shumë se gjysma e shteteve të Shteteve të Bashkura e kishin ndaluar tashmë median sociale TikTok mes shqetësimeve se Kina mund të përdorë fuqitë e saj ligjore dhe rregullatore për të marrë të dhëna private të përdoruesve ose për të tentuar të përhapë dezinformimin ose narrativat që favorizojnë Kinën.

Forcat e armatosura të SHBA-së e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake dhe Bashkimi Evropian ka ndaluar përkohësisht aplikacionin TikTok në telefonat e punonjësve.

- Publicitet -

Më shumë se dy të tretat e adoleshentëve amerikanë përdorin TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020.

Media sociale është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve si mateiralet që ata kanë shlfetuar apo vendodhjen e tyre. Kina thotë se ndalimet dëshmojnë pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbëjnë abuzim të pushtetit.

SHQETËSIMET RRETH TIKTOK

Si FBI ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të TikTok me qeverinë autoritare të Kinës. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se kompania po dërgon të dhëna të përdoruesve në Kinë, në shkelje të rregullave të rrepta evropiane mbi privatësinë.

Për më tepër, ka pasur shqetësime mbi përmbajtjen e TikTok dhe nëse aplikacioni dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.

KUSH I KA NXITUR KUFIZIMET NDAJ TIK-TOK?

Në vitin 2020, presidenti Donald Trump dhe administrata e tij u përpoqën të ndalonin marrëdhëniet me pronarin e aplikacionit TikTok, ta detyronin atë të shiste pronat e tij në SHBA dhe të hiqte atë nga menuja e aplikacioneve ne telefona.

Gjykatat bllokuan përpjekjet e zotit Trump për të ndaluar TikTok-un dhe Presidenti Joe Biden, pasi mori detyrën, shfuqizoi urdhrat e zotit Trump, por urdhëroi një studim të thelluar të çështjes. Një shitje e planifikuar e pronave të TikTok-ut në SHBA u anulua.

Në Kongres, të dyja partitë kanë shprehur shqetësim për aplikacionin. Në dhjetor, Kongresi miratoi “Aktin Jo TikTok për pajisjet qeveritare” si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të financimit të qeverisë. Legjislacioni lejon përdorimin e TikTok për raste të veçanta që lidhen me sigurinë kombëtare, forcimin e ligjit dhe qëllime kërkimore.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet çojnë përpara të martën një projekt-ligj që do t’i japë Presidentit Biden fuqinë për të ndaluar TikTokn në mbarë vendin. Legjislacioni, i propozuar nga republikani Mike McCaul, synon të shmangë sfidat me të cilat do të përballej administrata në gjykatë nëse do të vendoste sanksione kundër kompanisë së medias sociale.

ÇFARË THOTË KOMPANIA TIKTOK?

TikTok ka vënë në pikëpyetje ndalimet, duke thënë se nuk i është dhënë mundësia për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe se qeveritë po shkëputen nga një platformë e dashur nga miliona njerëz.

Duke iu përgjigjur njoftimit të SHBA-së, zëdhënësja e TikTok-ut, Brooke Oberwetter tha të hënën se “Ndalimi i TikTok-ut në pajisjet federale kaloi në dhjetor pa asnjë diskutim dhe për fat të keq kjo qasje po shërben si plan për qeveritë e tjera botërore. Këto ndalime janë asgjë më shumë se teatër politik. (VOA)

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?