Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse SHBA dhe Rama këmbëngulin kaq fort që Albini të qetësohet? Eksperti gjeopolitik ka një përgjigje, pasi analizon reagimet ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pse SHBA dhe Rama këmbëngulin kaq fort që Albini të qetësohet? Eksperti gjeopolitik ka një përgjigje, pasi analizon reagimet ruse
AnalizaKryesore

Pse SHBA dhe Rama këmbëngulin kaq fort që Albini të qetësohet? Eksperti gjeopolitik ka një përgjigje, pasi analizon reagimet ruse

Published: June 12, 2023
Shpërndaje

Në Kosovë janë të pranishëm mbi katër mijë forca ushtarake paqeruajtëse të KFOR-it. Në 30 maj NATO dërgoi një kontingjent shtesë prej 700 ushtarësh. Vendimi erdhi pas sulmeve të dhunshme të bandave të organizuara paramilitare serbe në Veriun e Kosovës kundër forcave të KFOR-it, si rezultat i të cilave u plagosën mbi 30 ushtarë të forcave paqeruajtëse ndërkombëtarë.

Po kush kërkon me ngulm që situata të vazhdoj të eskalohet dhe pse amerikanët këmbëngulin kaq fort që mos ketë asnjë avancë në këtë drejtim nga Prishtina?  Për të kuptuar më qartë, duhet parë, çfarë thonë rusët dhe sigurisht konteksti i luftës në Ukrainê.

Po në 30 maj drejtori i Institutit rus të Zhvillimit Aktual Shtetëror, Dmitri Sollonikov, shkruante: “NATO përgatit grusht shteti në Serbi. Batalioni shtesë i NATO-s në Kosovë mund të çojë në grusht shteti në Serbi”.

- Publicitet -

Tre ditë pas dërgimit të trupave shtesë, gazeta proqeveritare ruse “Izvestia” shkruante: “NATO po ndjek qëllimet e saj për destabilizimin e Ballkanit. Qëllimi i fundit është shkëputja e plotë e Serbisë nga Rusia, nga ortodoksizmi dhe nga faktori sllav, kalimi në anën e Perëndimit dhe njohja e Kosovës”.

Rusët duken të shqetësuar. Po pse?

Eksperti i gjeopolitikës, diplomati i njohur Shaban Murati, në një analizë botuar në gazetën DITA, shpjegon:

“…Përtej një naiviteti diplomatik dhe propagandistik, alarmi i ri rus për forcat shtesë të NATO-s në Kosovë dëshmon shqetësimin e madh të Kremlinit se zhvillimet e fundit në Veriun e Kosovës dhe në Ballkanin Perëndimor nuk po ecin në drejtimin e planifikuar nga Rusia.

Kremlini shpresoi që nëpërmjet provokacioneve të qëllimëshme të presidentit serb Vuçiç në Veriun e Kosovës me intrigën e tij bizantine “ngriva-shkriva” të tensioneve në Veri, do të arrihej qëllimi strategjik rus i shkaktimit të një konflikti të armatosur midis Serbisë dhe NATO-s në Kosovë“.

Pra, eskalimi atje, qartazi u intereson atyre që kanë qenë përherë opozita e egër historike e interesave shqiptare në rajon. Diçka që Albini shpresohet ta kuptojë.  Murati shkruan më tej:

“Qëllimi strategjik i Rusisë është që t’i hapë NATO-s një vatër lokale lufte me konflikt të armatosur midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo i duhet Moskës në këtë periudhë krize ushtarake dhe vështirësish të panumërta, që po kalon për shkak të agresionit të gjatë rus në Ukrainë, dhe për të dobësuar NATO-n në prapavijat e saj ballkanike…”

Analiza e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?