Katalanasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 7-të me Lamine Yamal, i cili përfitoi nga një gabim në daljen e Aston Villës dhe dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, protagonist u bë Raphinha. Braziliani realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 52-të dhe më pas në të 64-ën, duke vulosur fitoren 3-0 të Barcelonës. Një sukses që rikthen qetësinë në kampin katalanas dhe i jep skuadrës pikë të rëndësishme në garën europiane.
Ndërkohë, spektakli i vërtetë i mbrëmjes u zhvillua në Spanjë, ku Paris Saint-Germain shkatërroi Villarrealin me rezultatin 6-0. Kampionët e Europës nuk i lanë asnjë mundësi kundërshtarit, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen që në 17 minutat e para.
João Neves hapi serinë e golave në minutën e 9-të, ndërsa Désiré Doué dyfishoi shifrat në të 12-ën. Vetëm një minutë më vonë, Senny Mayulu realizoi golin e tretë, ndërsa Fabián Ruiz çoi rezultatin në 4-0 në minutën e 17-të. Në pjesën e dytë, PSG nuk e uli ritmin. Fabián Ruiz realizoi golin e tij të dytë personal dhe të pestin për parisienët në minutën e 50-të, ndërsa David Boly vulosi shifrat përfundimtare 6-0 në minutën e 78-të.
Një mbrëmje perfekte për skuadrën e Luis Enriques, e cila vazhdon me pikë të plota në Champions League, ndërsa Barcelona merr një fitore që i nevojitej për të lënë pas zhgënjimin europian të javëve të fundit.
j.l./ dita
