Publikohet fotoja e Artur Tushit, 41-vjeçarit cilin e ekzekutuan në një atentat mafioz në Kolumbi.
Viktima me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës njihej ndryshe edhe me pseudonimin ‘Qoti’.
Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë parë një të ri që është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar me armë drejt tij.
Në të njëjtin ngjarje, një grua 77-vjeçare mbeti e plagosur.
Nuk është ende e qartë nëse e moshuara ishte me viktimën apo kalimtare e rastit.
j.l./ dita
