Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punët e pambaruara të Nasho Jorgaqit dhe “borxhi” i tij për Qemal Stafën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Punët e pambaruara të Nasho Jorgaqit dhe “borxhi” i tij për Qemal Stafën
Kulture

Punët e pambaruara të Nasho Jorgaqit dhe “borxhi” i tij për Qemal Stafën

Published: August 31, 2022
Shpërndaje
smart

Përgatiti: Kastriot Kotoni

 

Në librin “ANTOLOGJIA E FJALËS SË MENÇUR” të profesor Nasho Jorgaqit dhe profesor Xhevat Lloshit, në parathënie gjejmë në paragrafin e fundit këto fjalë nga autorët: “Kjo antologji e parë e kësaj natyre nuk ka se si të jetë as e plotë dhe as përfundimtare”. Kjo linte të nënkuptohej se sërish autorët do të vazhdonin punën për pasurimin e saj, duke e ditur se “Nga të gjitha gjërat është koha që na përket më pak dhe na mungon më shumë” me autorësi Zh.Byfon, kjo fjalë e mençur marrë nga kjo Antologji.  Atëherë Nashon që shumëkush e ka njohur do ta gjente herë në biseda me miqtë në kafenenë pranë busteve të vëllezërve Frashëri, e herë me nxitim duke ngarë biçikletën drejt bibliotekës kombëtare, e herë në ndonjë ngjarje kulturore të Tiranës. Por gjithmonë sistematik në orët e krijimtarisë dhe studimeve, pasi edhe e çmonte shumë kohën.

- Publicitet -

I shkruajta këto rreshta për të risjellë në kujtesën time bisedën e fundit me të. Njoha rastësisht një të afërm të “Tomkës” hero dmth-në të një Tomke real, i cili në të vërtetë kishte rënë dëshmor. Më kërkoi të interesohem për kujtimet e Nasho Jorgaqit për shokun e tij të vegjëlisë. Teksa dëgjoja historinë e vërtetë të nipit për dëshmorin e vogël, po habitesha me këtë histori kaq tragjike për një shok fëmijërie të cilin Nasho Jorgaqi e kish shkruar si libër dhe për skenar filmi e me një domethënie optimiste. Nuk i them bashkëbiseduesit se e njoh Nashon, por i tregoj për nënën time e cila edhe ajo kishte dalë partizane në moshën e “Tomkës”. Sa herë shfaqeshin filmat me temë nga lufta asaj i rridhnin lotë e kujtonte shokët e shoqet e rënë dëshmorë. Berati qyteti ku është xhiruar i gjithë filmi “Tomka dhe shokët e tij”, përbënte nyjën lidhëse të kujtimeve të nënës me moshën e heronjve të filmit.

Situata të tilla, kanë një telepati të jashtëzakonshme e unë sapo kisha fiksuar numrin e profesor Nashos, e pas pak ndihem mirë kur ai ma hapi celularin. E pyes për shëndetin dhe si zakonisht i them se do ishte kënaqësi të takoheshim sapo të ikte pandemia, por dua të të pyes pa të vënë në siklet:

– A ke ndonjë shkrim apo kujtim për Thomain ose për “Tomkën”?

– A more miku im më tha “Tani kam në dorë kujtimet për shokun tim të ngushtë të fëmijërisë” të cilat do t’i botoj në librin tim me kujtime.

Nga krahu tjetër i telefonit ndihej një gulçimë, dënesë. I kërkova ndjesë për situatën e krijuar profesorit, duke i shpjeguar ngjarjen në vijim me nipin e dëshmorit dhe po çlirohesha nga barra që krijojnë të tilla emocione. Nasho edhe atë pak kohë të çmueshme po e ndante me kujtimin për shokun e tij dëshmor “Tomka”.

Po ja edhe një etalon shkencëtari që shohim tek profesor Nasho Jorgaqi ditën kur laurehohej me çmimin e Republikës së Shkallës së parë. Ja një intervistë e shkurtër për revistën “SHKENCA DHE JETA” të vitit 1975.

Pyetja: Cilët kanë qenë motivet që ju kanë shtyrë për të shkruar biografinë e Qemal Stafës?

Përgjigja e Nasho Jorgaqit: – E kam të vështirë t’i përcaktoj të gjitha motivet, sidomos kur ato mund të jenë të natyrave të ndryshme. Di të them që personaliteti i fuqishëm i Qemalit, si një nga figurat e shquara të revolucionit tonë, më ka tërhequr tërë jetën. Kur isha fëmijë, unë, si gjithë bashkëmoshatarët e mi, përjetova vdekjen e tij heroike dhe kjo la mbresa të thella. Më vonë,në vitet e rinisë, Qemali u bë heroi im i preferuar, prej të cilit u përpoqa të mësoj, kurse në periudhën e pjekurisë duke depërtuar në jetën dhe luftën e tij, kuptova mirë se tek Qemali ishin mëshiruar disa nga vetitë dhe shfaqjet më të fuqishme të revolucionit tonë.

Pyetje: – Çfarë rruge ndoqët për hartimin e veprës?

– Hartimi i jetëshkrimit të një figure historike ndjek një rrugë të veçantë. Jeta e njerëzve të shquar është si një minierë e shpërndarë në kujtesën dhe historinë e popullit. Prandaj duhet gjurmuar e duhet mbledhur me dashuri e me durim, i nisur nga disa pikësynime të rëndësishme dhe kjo përbën ndoshta hallkën më të vështirë të punës. Në rastin e Qemalit vështirësitë ishin akoma më të mëdha jo vetëm se ai pati një jetë të shkurtër dhe veprimtaria e tij revolucionare u zhvillua në kushte e rënda  të ilegalitetit, por sepse mungojnë mjaft dokumente që përbëjnë themelin mbi të cilin ngrihet jetëshkrimi i një figure historike.

Pyetje: – Ç’mendoni tani që libri është botuar dhe kanë kaluar disa vite nga botimi i tij?

– Megjithëse libri për Qemalin u prit me ngrohtësi nga lexuesit dhe u vlerësua nga kritika, prapë unë si autor kam pakënaqësitë e mija. Mirë thotë populli se i zoti e di ku i pikon çatia. Krijuesi nuk e quan kurrë një vepër të mbaruar, aq më tepër kur është fjala për një biografi. Gjithmonë ka vend për punë të mëtejshme, për thellim e pasurim. Nga kjo pikëpamje do të thotë që kam akoma “borxhe” ndaj Qemalit. Kjo është arsyeja që nuk jam ndarë prej tij. Libri zgjoi tek mjaft njerëz kujtime të reja të luftës dhe u bë shtytës për evokime të tjera rreth jetës dhe luftës së heroit tonë të shquar. Unë gjatë kësaj kohe jam njohur me dokumente të reja e me shokë të tjerë të Qemalit, Fatkeqësisht e njoha vonë Bije Vokshin e cila ruante kujtime të mrekullueshme për Qemalin dhe libri ishte botuar. Do të jap disa shembuj. Para disa kohësh më erdhi një letër nga Italia. Libri i përkthyer në italisht ishte lexuar nga antifashisti veteran Çezare Kolini, i cili gjatë luftës ka qenë udhëheqës i lëvizjes antifashiste për krahinën e Firences. Qemali kishte marrë kontakt drejtpërdrejt me të dhe ai më dërgon kujtimet e tij duke çmuar lart figurën e Qemalit si revolucionar internacionalist. Po kështu në Fier u gjet një bllok ku pjesëmarrësi i një mbledhjeje ilegale të rinisë komuniste kishte mbajtur shënime nga fjala autentike e Qemalit, këto e shumë të tjera përbëjnë një pasuri të re dhe unë si autor nuk e kuptoj librin tim pa to, prandaj kam filluar nga ripunimi.

Pyetje: – Çfarë keni shkruar e çfarë do të shkruani në fushën e letërsisë dokumentare?

– Dua të ve në dukje, se në përgjithësi interesimi i lexuesit për letërsinë dokumentare vjen duke u rritur. Kjo nuk mund të mos përbëjë nxitje për punën time. Prandaj, pa lënë mënjanë gjinitë e tjera letrare, ku unë punoj, do të vazhdoj të merrem me letërsinë dokumentare-biografike, duke e trajtuar gjithmonë si shkrimtar. Kështu, kohët e fundit kreva “Nëpër analet e heroizmit të rinisë komuniste” e cila u vlerësua me çmim në konkursin e madh të 30 vjetorit të çlirimit. Kam mbledhur materiale të shumta e po bëhem gati të shkruaj një biografi letrare mbi jetën dhe aktin heroik të të riut punëtor Vasil Laçi. Në perspektivë dëshiroj, dhe sapo kam filluar nga mbledhja e materialeve, të hartoj një biografi letrare për F.S. Nolin.

Siç shihet tek kjo intervistë profesor Nasho Jorgaqi ka nisur punën e tij prej 25 vjetësh për biografinë e Nolit. Në përfundim të këtij rekuiemi për Nasho Jorgaqin po përdor një fjalë të mençur të tijën “Fillimi dhe mbarimi i jetës së njeriut takohet në hapat e tij”. Duke mësuar jetën e autorit, mund të kuptosh hapat në veprën e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    August 31, 2022 at 1:07 pm

    Te mahnitesh me gjenialitetin e Qemal Stafes eshte si te mahnitesh me gjenialitetin e Azem Hajdarit.
    ashtu si Hajdari nuk perfundoi studimet(Ka prova qe Hajdari u diplomua(!)),,madje ashtu si Hajdari ne Tirane ato dy vjet u verdallis neper Firence duke neperkembur bursen e Fashizmit.Tamam si Hajdari u be kurban per Urjahipin Enver Hoxha.Se duhet te jesh Hajdar si Hajdari,qe te sherbesh koke turku per maskarenjte.I Dituri i vertete i asaj Familje,,Veli Stafa e prezantonte Qemalin tek bashkestudentet Italjane,me fjalet:Ky eshte Qemali,vellai im,Mban kobure.
    Me kujton Anton Cehovin qe kishte nje vella te leshte te cilin e prezantonte:-Ky eshte Nikolla,vellai im,Mban ore xhepi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë
  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • VIDEO: Tërmetet e fuqishme godasin Venezuelën, autoritetet druhen për qindra viktima
  • Bashkëpunimet e mira mund të hapin dyer të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Komentues on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  2. Joni on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Pellazg on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Socialisti i pa përfaqësuar on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  5. Trapajane hesapi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?